Erisela Marko-min (Custom)

Dokt. Erisela Marko

Erisela Marko ka përfunduar studimet për Bachelor of Arts në Radio–TV dhe Studime Filmi në Eastern Mediterranean University (Republika Turke e Qipros Veriore) në vitin 2006 dhe më pas për Master of Arts në Komunikim dhe Studime Mediatike në të njëjtin universitet në vitin 2009, me temë diplome “The Effects of New Communication Technologies on Teenagers: The Case Study of Computer Games”. Ky kërkim, së bashku me një tjetër punim shkencor “Focusing on Eye Contact: Interpersonal Communication among Students at Eastern Mediterranean University”, është publikuar në vitin 2011. Gjatë viteve 2004–2006 ka punuar si Student Assistant në Departamentin e Radio–TV dhe Filmit dhe gjatë viteve 2006–2009 si Master Research Assistant në Departamentin e Komunikimit dhe Studimeve të Medias në të njëjtin universitet.

Nga viti 2009 deri në vitin 2012 ka qenë pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Arteve, Fakulteti i Artit Skenik, dega Regji Filmi. Nga viti 2010 deri në vitin 2017 ka ushtruar profesionin e regjisores dhe asistente regjisore në televizionet Klan, Top Channel, Digitalb dhe RTSH, si dhe në produksione filmike ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin me regjisorin Joshua Marston, fitues i çmimeve ndërkombëtare “Silver Berlin Bear” dhe “Prize of the Ecumenical Jury – Special Mention” në Berlin International Film Festival 2011, “Silver Hugo” në Chicago International Film Festival 2011 dhe “Special Mention” në Hamptons International Film Festival.

Që prej vitit 2017 mban pozicionin si Asistent Lektore pranë Universitetit Europian të Tiranës, në Departamentin e Shkencave Humane dhe Komunikimit, Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale. Aktualisht është në përfundim të studimeve të doktoraturës dhe ka marrë pjesë në disa projekte kërkimore shkencore ndërkombëtare. Është bashkautore e librit “Nga izolimi te integrimi: Ligjërimi mediatik për integrimin e Shqipërisë në BE – Monitorim i narrativave të televizioneve kombëtare dhe perceptimi i publikut”, i publikuar nga UET Press në Shkurt 2025

Publikime shkencore: (kliko këtu)