Dokt. Dritan Idrizi
Dritan Idrizi është Asistent Lektor dhe Researcher në Universitetin Europian të Tiranës që prej vitit 2016. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Gjuhe Angleze dhe Studime Britanike/Amerikane dhe Master Shkencor në Komunikimin Ndërkulturor dhe Gjuhë Angleze. Gjithashtu ka një Master në Menaxhimi dhe Marketing Turizëm. Pergjatë studimeve master ai ka qenë pjesë e studentëve të ekselencës.
Gjithazhtu Dritan Idrizi ka ushtruar profesionin e gazetarit në një TV kombëtar, nga viti 2014 deri në vitin 2015. Përkushtimi i tij në komunitet është evident përmes përfshirjes në OJQ të ndryshme dhe në disa trajnime “Youth in Action” të financuara nga Bashkimi Europian. Ai gjithashtu, më herët, ka fituar një projekt të financuar nga BE.
Si autor dhe bashkautor, z. Idrizi ka botuar disa artikuj shkencorë dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai është bashkëautor i një libri të titulluar “Nga Izolimi Te Integrimi – Ligjerimi Mediatik për Integrimin e Shqipërisë në BE”. Ai ka qenë pedagog i ftuar në disa universitete Europiane si, në Universitetin Uppsala, në Universitetin Topkapi të Stambollit, etj. Gjithashtu, ai ka shërbyer si përkthyes dhe redaktor për disa libra.
Prej vitit 2022, z. Idrizi është pjese e bordit editorial të revistës shkencore “POLIS” dhe është pjesë e disa projekteve të ndryshme të financuara nga BE-ja dhe organizata dhe subjekte të tjera si konsulent. Aktualisht, ai është duke ndjekur studimet doktoratorale, duke avancuar më tej në karrierën e tij kërkimore dhe akademike.
Publikimet shkencore: Google Scholar
ORCiD: 0000-0002-5484-663X

