
Dokt. Xhiljola Abdihoxha
Xhiljola Abdihoxha ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, departamenti i gjuhës angleze, në fushën e gjuhësisë dhe komunikimit ndërkulturor. Aktualisht, vijon doktoraturën në gjuhësi dhe edukim.
Menjëherë pas diplomimit, ka punuar si asistent-lektore në disa universitete, duke formuar kështu një karrierë të pasur akademike dhe përvojë të gjerë në mësimdhënien e gjuhës angleze dhe jo vetëm.
Krahas shkëmbimeve akademike në universitetet ndërkombëtare, përvoja e saj pasqyrohet edhe në pjesëmarrjen në konferenca jashtë vendit dhe publikimet shkencore mbi ndërmjetësimin kulturor, edukimin ndërkulturor, ndikimin e teknologjisë në mësimdhënie etj.