• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Një hap më pranë profesionit/ Studentët e Arkitekturës sjellin në një ekspozitë punimet e tyre më të mira

  • Date 28 Maj, 2024

Dy vite më parë, në maj të 2022, maturantja Armela Dema nuk e kishte menduar se një aplikim i thjeshtë do t’i ndryshonte rrjedhën e jetës. Si shumë maturantë aplikoi dhe u përzgjodh nga Universiteti Europian i Tiranës për të qenë pjesë e Shkollës së Inovacionit, një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet nga Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës.

Eseja e saj u shpall punimi më i mirë dhe fitoi një bursë të plotë. “Më mposhtën fjalët e esesë dhe bënë të mundur që në duart e mia të vinte një bursë e të më hapte dyert e këtij profesioni”, tregon Armela, sot në vitin e dytë të studimeve për Arkitekturë. “Aty kuptova sa e madhe ishte ëndrra dhe dëshira ime për të qenë pjesë e UET”, shton më tej, duke veçuar përkushtimin e pedagogëve si një faktor ndikues në zgjedhjen e saj.

Armela është një ndër studentët e Departamentit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë që paraqitën punimet e tyre në edicionin e tretë të ekspozitës me titull “ARK EXPO 2024”, kuruar dhe sjellë me shumë kujdes në ambientet e universitetit.

“Punimet kryesisht janë të realizuara me dorë, disa të hedhura në autocad për të bërë ndërlidhjen me programet e ndryshme që ne kemi mësuar gjatë gjithë vitit”, sqaron Armela. Shton më tej se viti i dytë e ka bërë të përjetojë më tepër ndjesinë e të qenit arkitekte, si dhe të kuptojë aftësitë e saj, duke zhvilluar vazhdimisht projekte dhe punime të ndryshme në kuadër të programit mësimor.

Dekania e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, prof. asoc. dr. Teuta Xhindi u shpreh e emocinouar nga puna e studentëve, nga formati i pasqyrimit, duke e cilësuar ekspozitën një markë të Arkitekturës.

“Ju përgëzoj për punën dhe të gjithë elementët, duke filluar nga mënyra se si janë të vendosura, skenari i përzgjedhur. Është nga ato raste që ndihemi shumë mirë për punën që bëjmë, që përkushtimi në përditshmërinë tonë jep rezultatet e veta”, nënvizoi ajo.

Xhindi tha se kjo ekspozitë iu vjen në ndihmë studentëve të zgjerojnë portofolin e punimeve, ndërsa i nxiti që të mos ngurrojnë për të marrë pjesë në Panairin e Karrierës që zhvillohet në ambientet e universitetit më 30 maj.

“Eventi më i mirë për të prezantuar veten, për të krijuar komunikimin e kontaktin e parë, që do të shërbejë si pikënisje për karrierën tuaj. Flas për ata që nuk kanë eksperiencë, ndërsa për ata që kanë, kjo është e radhës”, tha Xhindi.

Po të njëjtat emocione ndau prof. asoc. dr. Otjela Lubonja, përgjegjësja e Departamentit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë, e cila punoi me studentët për realizimin e kësaj ekspozite. “Është shumë emocionuese kur punon pranë studentëve kaq të talentuar”.

Lubonja falënderoi kolegët që kontribuuan në këtë ngjarje, e cila po kthehet në traditë. Ekspozita përmban punime të mbështetura në lëndët e zhvilluara kryesisht në semestrin e parë të këtij viti akademik, si: Makete, Studio Arkitekture 1, ku studentët mësojnë të projektojnë banesa familjare, dizajn të brendshëm, Teoria dhe Teknikat e Skenografisë.

Sonja Pengili, studente e vitit të tretë në Arkitekturë, dhe Desara Hyseni, studente e vitit të katërt, folën për projektet e paraqitura, elementët e përzgjedhur dhe tematikat e eksploruara, duke u përqendruar veçanërisht te projektet familjare, interior dizajn i banesave, e deri te krijimet skenografike apo projektime më të mëdha arkitekturore.

Hyseni, e pasionuar pas skenografisë, duke ndërthur elementët e arkitekturës dhe kinematografisë, shpërfaqi edhe talentin në muzikë. E nisur me tingujt e pianos nga pedagogu i Arteve, Kristi Bello, prezantimi i ekspozitës u përmbyll me këngën e saj, për të vijuar më tej me shijimin e punimeve të paraqitura e me biseda rreth punës, frymëzimit e elementëve të përzgjedhur nga gjithsecili.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET sjell për herë të parë Festivalin e Filmit Universitar, një ekspoze për kineastët e rinj shqiptarë
28 Maj, 2024

Next post

Konkursi “Eseja më e mirë” në UET/ Vlerësim monetar dhe intership për studentët e tre vendeve të para
29 Maj, 2024

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET