Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit – Prof. Asoc. Dr. Elvin Meka
Prof. Asoc. Dr. Elvin Meka ka më shumë se 16 vjet përvojë në banking qëndror dhe atë tregtar, tregjet e kapitaleve dhe letrave me vlerë në Shqipëri, si dhe rreth 8 vjet eksperiencë akademike si zv. Dekan & Përgjegjës i Departamentit të Financës dhe Zv. Rektor për Procesin Akademik, në Universitetin Europian të Tiranës (UET). Prof. Asoc. Dr. Elvin Meka ka punuar për institucione të ndryshme, si: Banka e Shqipërisë (Departamenti i Emisionit, Divizioni i Operacioneve Monetare), Departamenti i Bursës së Tiranës), Bursa e Tiranës SHA (Drejtor i Përgjithshëm), Shoqata Shqiptare e Bankave (Sekretar i Përgjithshëm) dhe Banka Emporiki – Shqipëri, Credit Agricole Group (Drejtor i Përgjithshëm Financiar – CFO) dhe Kolegji Universitar “Luarasi” (Administrator). Ai ka qenë anëtar i Këshillit Konsultativ të Biznesit (në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë & Energjetikës), anëtar i bordit të Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore (MADA), Kryetar i Komitetit të Auditit të Brendshëm (në Ministrinë e Financave), dhe aktualisht është Kryeredaktor i Revistës “BANKIERI”, publikim i Shoqatës Shqiptare e Bankave (AAB), Kryetar i këshillit mbikëqyrës të AK Invest, si dhe anëtar i Komitetit të Auditimit të Brendshëm të INSIG
Dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare – Prof. Dr. Shefqet Muçi
Shefqet Muçi është diplomuar jurist në Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike, Universiteti i Tiranës në vitin 1968 dhe ka punuar gjyqtar në Kukës, kryetar gjykate në rrethet Tropojë, Shkodër e Tiranë, rreth 12 vjet anëtar i Gjykatës së Lartë dhe ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Stabilitetit (1991). Më pas avokat dhe për një kohë kryetar i Dhomës së Avokatëve të Tiranës dhe avokat shteti në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit.
Ka qenë pedagog në Fakultetin Juridik dhe në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Aktualisht është zëvendësdekan dhe shef i Katedrës Penale në Fakultetin e Drejtësisë “Luarasi”, Tiranë. Ai është autor botimesh shkencore, ndër të cilat monografitë “Transferimi dhe largimi nga puna” dhe “Caktimi i dënimit penal”. Në vitin 1982 i jepet grada “Kandidat i Shkencave”, ndërsa në vitin 1989 “Doktor i Shkencave”.
Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale – Prof. Asoc. Dr. Belina Budini
Prof. Asoc. Dr. Belina Budini është pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës ku aktualisht është Dekane e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale si dhe drejton Departamentin e Shkencave Humane dhe të Komunikimit. Më parë, ka mbajtur funksionin e drejtueses së departamentit të Komunikimit dhe të Marrëdhënieve Publike, në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2018. Ka kryer studimet Master në Universitetin e Londrës, Goldsmiths College dhe ato doktorale në Universitetin e Tiranës, për komunikim dhe media. Mban gradën Prof. As. Dr dhe është autore e librave “Tri kohë të Shqipërisë në TIME, 1923-2013”, publikuar në vitin 2014 dhe “Edi Rama, politikani pop(ulist)-star”, publikuar në vitin 2009. Është autore e shumë artikujve dhe analizave të publikuara në media. Ka organizuar, drejtuar dhe marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit. Ka sjellë në shqip disa tekste ndërkombëtare të fushës së komunikimit, duke bashkëpunuar me shtëpi botuese prestigjioze si Mc.Graw Hill Education, Macmillan Education, Sage, etj.
Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës e Arkitekturës – Prof. Asoc. Dr. Arben Dushi

Aktualisht pedagog në UET me experiencë 32 vjeçare, me profesion mjek Specialist Reanimator. Ka fituar titullin `Doktor Shkencash` në vitin 1996. Titullin `Profesor i Associuar` në vitin 2001. Titullin `Profesor` e ka fituar në vitin 2015. Tituj të fituar në Fakultetin e Mjekesisë të Universitetit të Tiranës. Botues i disa teksteve mësimore mjekësore dhe i shumë artikujve mjekësore shkencore. Ka qenë Drejtor i Drejtorisë Spitalore pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Ka drejtuar si Dekan i parë dhe pedagog i Shkollës së Lartë të Infermierisë Tiranë (sot Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore Tiranë), më vonë ka drejtuar si Përgjegjës Departamenti Departamentin e Shkencave Teknike Mjekësore pranë Universitetit publik `Aleksander Moisiu` Durrës. Ka shkruar dhe botuar në mediat serioze shqiptare të shkruara dhjetra artikuj si publicist për problemet e arsimit të lartë dhe të shendetësisë, si dhe shumë artikuj publicitarë. Merr pjesë aktivisht në problemet e reformimit të arsimit të lartë veçanërisht atë të arsimit të lartë profesional mjekësor.