• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Lida Miraj, arkitektja që zbuloi pasionin për arkeologjinë[:]

  • Date 18 Maj, 2019

[:en]

Lida Miraj, arkitektja që zbuloi pasionin për arkeologjinë

Elda Dedja

Prof. Dr. Lida Miraj, pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, rrëfen mbi karrierën e saj të pasur, ku spikat ndërthurja e arkeologjisë dhe arkitekturës, si dhe mësimdhënia në karrierën akademike.

 

“Ishte babai im, Fabian Miraj, ai që më ushqeu dashurinë për arkeologjinë. Në fillim nuk është se e kisha me shumë dëshirë, por pasioni lindi dhe u shtua gjatë rrugës.”

Kështu do të shprehej arkitektja dhe arkeologia e njohur, Lida Miraj, e cila përgjatë karrierës së saj të pasur ka ndërthurur më së miri dy aspekte të rëndësishme të formimit të saj, arkitekturën dhe arkeologjinë.

“Unë jam diplomuar në arkitekturë. Pesë vitet e para kam punuar inxhiniere zbatimi dhe pastaj kam realizuar studimet pasuniversitare për arkeologji, fushë në të cilën kam punuar 20 vjet dhe që puna kërkimore vazhdon edhe sot. Jam marrë gjithë kohën me studime të kësaj fushe kryesisht duke u fokusuar në arkitekturën antike, sepse kombinimi ndërmjet arkeologjisë dhe arkitekturës është shumë i bukur”, shprehet ajo.

Siç edhe rrëfen, në fillim arkeologjia nuk ishte pasioni i saj i mirëfilltë, por falë thellimit në këtë fushë, me kohë u shndërrua për të në një pasion shumë të madh. Ishte një udhëtim në qytetin antik të Bylisit që shërbeu si një nga “shkëndijat e para” për t’u bërë pjesë e një bote ku eksplorimi nuk ka fund.
“Në vitin 1983, së bashku me babanë tim, kam shkuar për herë të parë, për të parë Bylisin. Atje restauronte i nderuari Lazer Papajani, nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, njëkohësisht mik e koleg i babait tim dhe atë përshtypje që më ka lënë Bylisi atëherë, teatri i tij dhe monumentet, nuk e harroj dot. Sa herë shkoj e vizitoj, ai imazh më rikrijohet dhe gjithmonë më vjen ndërmend shprehja ‘asnjëherë nuk ke një rast të dytë për të krijuar përshtypjet që le për herë të parë’”, thotë Miraj.

Kështu, vit pas viti, specializimet shtoheshin dhe dëshira për të punuar në këtë fushë po ashtu. Në vitin 1988 realizoi dhe doktoraturën, tema e së cilës kishte të bënte me amfiteatrin e Durrësit, në studimin e plotë të tij. Pas viteve ’90, kur u bë e mundur edhe lëvizja jashtë shtetit, ndoqi studimet postdoktorale në një sërë institucionesh prestigjioze, si në Shkolla Franceze të Romës apo në Harvard University, falë bursës së studimit në “Dumbarton Oaks”, në fushën e studimeve bizantine. Ka qenë gjithashtu pjesë e grupeve të punës për disa gërmime arkeologjike në qytete të ndryshme të vendit, ku nuk kanë qenë jo të pakta zbulimet.

Për herë të parë ka dhënë mësim për degën Arkeologji, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1995 – 2000.

“Emocionet nga mësimdhënia për mua janë gjithmonë pozitive. E dashuroj mësimdhënien. Në auditor mundohem të sillem me studentët ashtu siç kujtoj pedagogët tanë të silleshim me ne. Përpiqem t’i përfshij sa më shumë në procesin mësimor, por edhe t’i angazhoj ata përtej tij. Shumë shpesh me studentët, gjatë periudhës së pushimit dhe gjatë fundjavave, organizoj vizita nëpër monumente. Këtë gjë e kanë bërë me ne pedagogët tanë dhe një filozofi e tillë na ka ndihmuar jo vetëm të mësojmë më shumë, por edhe të krijojmë një raport të shëndoshë me njëri-tjetrin, me kolegët. Këtë frymë mundohem të reflektoj edhe unë”, shprehet ajo.

Pas viteve 2000, Prof. Dr. Elida Maraj u angazhua në mësimdhënie edhe për lëndët që i takojnë profilit të arkitekturës, në disa universitete të vendit. Aktualisht ajo është pedagoge në Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikë dhe Arkitekturës në UET, ku jep disa lëndë të tilla si Histori Arti, Histori Arkitekture apo lëndë të profilit restaurim dhe trashëgimi kulturore. Filozofia që e ka shoqëruar në hapat e parë të karrierës akademike vijon të jetë e njëjta.
“Para pak javësh, me studentët e degës Arkitekturë këtu në UET, realizuam një udhëtim dyditor në jug ku pamë Apoloninë, Bylisin, Gjirokastrën, Sarandën, Butrintin, vizituam një monument shumë të bukur, Xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës, tek e cila unë kam drejtuar punimet e restaurimit dhe në kthim vizituam Kalanë e Ali Pashës në Porto Palermo. Ishin dy ditë intensive, por studentët kishin shumë kureshtje dhe dëshirë për të parë më tepër. Krahas këtij udhëtimi, ata janë njohur më herët edhe me qytete dhe monumente të tjera dhe këto vizita do të vijojnë”, tregon ajo.

Tashmë në Universitetin Europian të Tiranës ekziston profili i Arkitekturës e Trashëgimisë Kulturore, të cilën mund ta ndjekin studentët e disa degëve të ndryshme. Si një specialiste e kësaj fushe, ajo e sheh formimin e profesionistëve të rinj në këtë fushë si domosdoshmëri.

“Trashëgimia kulturore e Shqipërisë është shumë e pasur, shumë e larmishme, dhe kjo na bën të gjithëve të ndihemi krenarë. Brezi i ri duhet edukuar në këtë aspekt, në mënyrë cilësore dhe jo me ekstremiza, pasi gjërat duhen thënë ashtu siç janë. Historia duhet bazuar me fakte. Trashëgimia po ashtu mbi fakte. Vetëm në këtë mënyrë mund të ecësh përpara dhe mund të ballafaqohesh dhe të prezantohesh në botë.”
Restaurimi i monumenteve është po ashtu një profil i shtuar për studentët e Arkitekturës. Duke vënë në dukje faktin që përgjatë viteve në Shqipëri ka pasur problematika të shumta veçanërisht në aspektin e restaurimeve, ajo thekson se krijimi i profesionistëve në këtë fushë është tepër i rëndësishëm.
“Kjo është e rëndësishme, e para për të pasur atë njohurinë e plotë që ne kemi një trashëgimi kulturore shumë të bukur; e dyta është, duke njohur trashëgiminë kulturore mund ta mbrosh dhe mund ta ruash. Për fat të keq këto vitet e fundit janë bërë ndërhyrje të gabueshme në monumente. Ndërhyrje që, si pasojë e mungesës së profesionalizmit, kanë shkatërruar monumentet. Formimi i një plejade njerëzish profesionistë që do të njohin monumentet, do t’i duan dhe do t’i mbrojnë, është e rëndësishme për ruajtjen edhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Që të mos e sakatojmë, mos e tjetërsojmë, por ta lëmë ashtu siç është. E kemi shumë të bukur dhe duhet të jemi shumë krenarë për të.”

Vlerëson faktin që në UET ekziston ndërdisiplinariteti, për shkak se në këtë mënyrë studenti formohet në tërësinë e tij.

“Kam dhënë mësim në degë të ndryshme që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me artin, lëndën histori arti, në UET. Studentëve u kam thënë se nuk do të bëhen historianë arti, por se kjo gjë ndikon në formimin e tyre të përgjithshëm kulturor. Dhe disa prej studentëve të mi që kanë ndjekur një semestër studimi jashtë, kur janë kthyer më kanë falënderuar, sepse në bisedat me kolegët europianë janë ndier mjaft krenarë për këto njohuri. Ndërdisiplinariteti është një cilësi e UET që e vlerësoj dhe përgëzoj shumë”, rrëfen ajo.

Krahas veprimtarisë së pasur në fushën e arkitekturës, arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore, Prof. Dr. Lida Miraj është autore e disa librave në këto profil dhe së shpejti do të botojë edhe tre libra të tjerë në gjuhën angleze, mjaft të pasur në kontribut dhe në literaturën e shfrytëzuar.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Festival aktivitetesh në “Ditën e Biznesit” UET[:]
18 Maj, 2019

Next post

[:en]Lauren Bekteshi: Ekselenca nuk është një veprim, është zakon[:]
20 Maj, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET