• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Lauren Bekteshi: Ekselenca nuk është një veprim, është zakon[:]

  • Date 20 Maj, 2019

[:en]

Lauren Bekteshi: Ekselenca nuk është një veprim, është zakon

Lauren Bekteshi, ish-studente në Universitetin Europian të Tiranës, për degën Administrim-Biznesi, rrëfen mbi sfidat e karrierës pas diplomimit dhe çfarë e motivon atë

Zgjodhi të studiojë në UET, në ciklin Master për degën Administrim-Biznesi dhe thotë se vendimin e mori e bindur se në këtë universitet do të gjente atë që kërkonte.

“Vij nga një eksperiencë e universitetit publik, për tri vitet e para të studimeve, atyre Bachelor. Vendimi mbërriti i logjikuar mirë, nga eksperienca e miqve dhe e të afërmve, emri i mirë dhe ndikimi i stafit të mësimdhënies. Nuk ishte një vendim i vështirë, por ama i peshuar siç duhet”, tregon Lauren Bekteshi, ish-studente e UET mbi arsyet që e shtynë të zgjidhte këtë universitet.

Eksperienca në Universitetin Europian të Tiranës përgjatë dy viteve të studimit i plotësoi pritshmëritë me të cilat Lauren u regjistrua për të ndjekur studimet në ciklin Master. Rrëfen se e motivonte konkurrenca, fakti që klasa e saj përbëhej nga studentë të moshave, profesioneve dhe eksperiencave të ndryshme, të gjithë me dëshirën për të qenë më i miri.

“E vlerësoj stimulimin që vinte edhe nga klasa ime Msc. Administrim-Biznes 2013 – 2015. Kishte aq shumë diversitet në moshë, prejardhje apo profesione, të cilat e kanë bërë çdo orë të pasur dhe me energji. Stimulimi ishte një formë presioni, sepse nëse nuk ka konkurrencë me shumë gjasa edhe ndikimi është më i vogël”, shprehet ajo.

Në një treg pune që ka kërkesa dhe pritshmëri të larta ndaj të sapodiplomuarve, është e rëndësishme që universitetet të ofrojnë ofertat më të mira akademike për t’i përgatitur studentët që të zhvillojnë dhe shfrytëzojnë në mënyrë maksimale potencialin e tyre. Pikërisht filozofinë e UET për të qenë “universiteti i biznesit” në kuptimin e forcimit të urave të bashkëpunimit dhe komunikimit mes universitetit, biznesit dhe studentëve, Lauren e sheh si mjaft pozitive dhe të rëndësishme për formimin e saj.

“Në UET më janë përmbushur të gjitha pritshmëritë. Njeriu duhet të jetë kërkues në çdo moment, por mendoj që shkolla, aq më shumë në moshën 22-vjeçare, duhet të të hapë sytë dhe të të orientojë në formën më praktike të mundshme. Prakticiteti është një element që fatkeqësisht në institucionet arsimore mungon, por UET ishte dhe vazhdon të jetë business-oriented, dhe këtë model e kam marrë unë dhe shumë nga kolegët e mi.”

Hapat e parë për t’u përfshirë në tregun e punës janë hedhur që në momentin kur ajo ishte studente dhe përpjekjet kanë rezultuar të suksesshme për Lauren.

“Përpjekjet e para për t’u përfshirë në tregun e punës filluan gjatë studimeve, pasi shkolla më dha mundësinë të ndiqja katër javë intership pranë ‘Albtelecom’, e më pas u punësova në Zyrën e Kontratave pranë UET ku punova rreth 12 muaj.”

Ndonëse tashmë ka përfunduar studimet e saj, dëshira për të mësuar është gjithnjë e pranishme te Lauren.

“Në të ardhmen e afërt do të doja të diversifikoja portofolin e studimeve. Dua të jem gjithmonë një studente”, thotë ajo.

Si pjesë e rrjetit të studentëve ALUMNI ajo vë theksin te fakti që eksperienca në punë është shumë e rëndësishme, krahas formimit teorik që një student merr.

“Që nga momenti që unë kam mbyllur studimet, UET është rritur pa dyshim dhe do të doja që të isha sërish 22 vjeçe, por në 2019-n. Për sa u përket programeve në Fakultetin Ekonomik, prezenca e studentëve në njohjen nga afër të kompanive të mëdha, duke realizuar ture të posaçme është diçka që aktualisht ka kohë që realizohet dhe ky është një hap gjigant. Do të doja që në moshën 18 vjeç, kur materialet teorike janë pjesa kryesore e mësimdhënies, të hidhesha në tregun e punës … Nëse do të kisha filluar aq herët, do të isha dy herë më e shpejtë dhe e saktë në të gjitha operacionet e punës dhe vendimmarrjet”, thotë ajo.

Studentëve u sugjeron ta shfrytëzojnë kohën në maksimum dhe se nuk duhet të stepen apo të druhen nga një përballje me tregun e punës nëse kjo mundësi u vjen ende pa u diplomuar. I inkurajon ata ta duan dijen dhe të kërkojnë gjithmonë nga vetja.

“Ndiqni çdo orë mësimi. Gjatë studimeve, punës së parë mos i thoni ‘JO’. Bëhu kurioz, pyet gjithmonë dhe mos pini më shumë se një kafe në ditë, sepse e dëmton shumë kohën tuaj. Koha kalon shumë shpejt kur kthen kokën mbrapa.”

Në këtë sens Lauren shprehet se është shumë e rëndësishme që studentët të kuptojnë dëshirat, prirjet dhe objektivat e tyre dhe se duhet të punojnë shumë në mënyrë që t’i konkretizojnë ambiciet e tyre.

“Ka thënë Aristoteli: ‘Ne jemi ajo çfarë bëjmë në mënyrë të vazhdueshme. Ekselenca  nuk është një veprim, është zakon.’ Shfletojini faqet sa më shumë dhe përdoreni në mënyrën më efektive të mundshme teknologjinë, sepse janë një potencial i jashtëzakonshëm. Nëse në vitin e parë të studimeve, nuk keni krijuar një ide për të ardhmen … ndrysho degë!”, sugjeron Lauren.

Ajo tashmë ka siguruar arritjet e para në tregun e punës dhe duke qenë një natyrë këmbëngulëse dhe kërkuese ndaj vetes shprehet se puna nuk ka të ndalur për të. Përgjatë këtyre viteve, ka treguar se pasioni dhe përkushtimi janë faktorë përcaktues për të arritur objektivat personalë.

“Mendoj që jam akoma herët për të përcaktuar një sukses profesional, por ama jam shumë krenare që po rritem çdo ditë. Jam pak kërkuese nga vetja, nuk kënaqem kollaj. Kam qenë në pozicione pune me të cilat më është dashur të drejtoj një departament apo projekt. Nuk kisha një drejtues që të më orientonte dhe nuk do e quaj arritje sesa kalim i një vështirësie. Kam thënë, ‘Po, e bëj!’ kur kisha vetëm 10% siguri. Dhe ‘guximi i budallait’ nuk është i mirë shpeshherë. Kam kërkuar pozicion pune, jo vetëm për të rritur portofolin tim profesional, por për të tejkaluar dhe kompleksitetin që kam pasur në takimet me klientë. Dhe sot jam nata me ditën. Të gjithë e kemi një pikë të dobët. Kam pasur dhe fat, se më kanë rrethuar profesionistë të vërtetë dhe të rrallë, dhe me shumë dashuri kam vjedhur pak nga drita tyre.”

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Lida Miraj, arkitektja që zbuloi pasionin për arkeologjinë[:]
20 Maj, 2019

Next post

[:en]Diskuri i ri për universitetet private[:]
21 Maj, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET