• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET[:]

  • Date 25 Maj, 2019

[:en]

Kristaq Xharo, Koloneli akademik i UET

Prof. Dr. Kristaq Xharo, ekspert në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, rrëfen mbi eksperiencën e tij si lektor, por edhe arritjet përtej kuadrit akademik

Elda Dedja

Me një karrierë të pasur në mësimdhënie në fushën e sigurisë e mbrojtjes, si dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Dr. Kristaq Xharo shënon paralelisht një sërë arritjesh edhe përtej aktivitetit akademik.

Për një student është e lehtë të gjykojë dhe vlerësojë pedagogët që i japin mësim, megjithatë për ata të paktët që kanë shansin të kalojnë menjëherë pas diplomimit në anën tjetër të auditorit, eksperienca është vërtet e paharrueshme, për shkak të ndjesive që ky ndryshim provokon. Profesor Xharo ka qenë ndër ata studentë, të cilët për shkak të përgatitjes ekselente ndër vite, janë angazhuar menjëherë pas përfundimit të studimeve në mësimdhënie. Për një lektor të ri është e natyrshme që së bashku me privilegjin që sjell ky status i ri, vjen edhe përgjegjësia.

“Dita e parë e mësimdhënies, do të thosha që mbetet e veçantë, për faktin se nga një pozicion do të kalosh në një pozicion tjetër, nga ajo që vlerëson dhe gjykon të tjerët, do të kthehesh në subjekt ku do të jetë auditori që do të vlerësojë dhe do të të gjykojë. Pikërisht në këtë situatë do të ishte dhe momenti i kalimit nga student në lektor për mua, në një institucion që vlerësohej nga më të rëndësishmit dhe natyrë me përgjegjësi.

Profesor Xharo tregon se emocionet për të ishin të shumta, por ishte i vetëdijshëm se me kalimin e kohës do të formohej edhe eksperienca e duhur për të dhënë në auditor maksimumin.

“Do të thosha që kam qenë i emocionuar, për shkak se performanca nuk varej thjesht nga çfarë njohurish kishe, apo sa do të arrije t’i transmetoje, por mënyra se si do t’i transmetoje ishte edhe më e rëndësishme. Unë kisha qenë një student shumë i mirë, por është diçka tërësisht ndryshe të jesh një lektor po aq i mirë. Ora e parë natyrisht kishte emocionet e veta. Atëherë një orë mësimore ishte 90 minutëshe dhe përballja me një leksion të tillë sigurisht që do të ishte mjaft i vështirë edhe në racionalizimin e kohës, në mënyrën se si do të arrije ta bëje atraktive atë lloj leksioni, por këto ishin disa aftësi që do të vinin me kalimin e kohës, me një përvojë që do të përfitohej nga dita në ditë.”

Eksperienca në mësimdhënie për Prof. Dr. Kristaq Xharo me kalimin e viteve do të shtrihej edhe në auditorët e universitetit, ku për hir të së vërtetës gjërat ndryshonin nga mësimdhënia në Akademinë Ushtarake. Kalimi nga një sistem totalitar, në një sistem demokratik, sigurisht që shoqërohej me ndryshimet e veta edhe në këtë aspekt, veçanërisht për karakterin e lëndëve që ai trajton.

“Diferencën do ta shihja kryesisht në faktin që në atë periudhë ne kishim disa ‘kufij’, në të cilët zhvillohej debati, diskutimi, pasi bëhet fjalë për vitin 1983. Në atë kohë doktrinat dhe strategjitë ushtarake ishin të mirëpërcaktuara dhe ishte mjaft e vështirë të dilje jashtë kuadratit të tyre. Ndërsa në një auditor tjetër, siç është universiteti, debati është shumë më i lirë, shumë më akademik, kuptohet edhe njohuritë, edhe literatura ishte mjaft e ndryshme. Nëse në atë periudhë do u referoheshe disa autorëve të caktuar, tani të jepet mundësia t’i referohesh shumë më tepër autorëve”, shprehet Xharo.

Në vitin 1997, ai kreu studimet në SHBA në një nga kolegjet mjaft të dëgjuara dhe të vlerësuara në Amerikë për lidershipin dhe strategjinë. Rrëfen se kjo eksperiencë ishte interesante, për faktin se në këtë mënyrë atij i është dhënë mundësia të ballafaqohej me eksperienca të tjera, në veçanti me eksperiencën e një prej vendeve më të fuqishme në botë, ku debatet dhe shkëmbimi i ideve ishin kryefjalë.

“Kjo është një periudhë, të cilën e vlerësoj, pasi krahas përfitimit nga eksperienca e një prej vendeve më të fuqishme në botë, integroheshin eksperienca dhe njohuri edhe nga vendet e Europës. Atje nuk kishte studentë vetëm nga SHBA-ja, por ishte nga 60 vende të tjera të botës, të cilët vinin me eksperiencat e tyre, kishte debate dhe mundësi për të shkëmbyer njohuritë”, thekson ai.

Ndërkohë që periudha 2005 – 2007, në të cilën Xharo ishte drejtues i një prej organizatave më të fuqishme rajonale, SEDM – South East Defence Ministerial që merrej me çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes, ku bënin pjesë thuajse të gjitha vendet e Europës Juglindore përfshirë edhe SHBA-në, është një tjetër moment i rëndësishëm.

“Ishte një periudhë e tillë që vendi ynë për herë të parë drejtonte një organizatë të tillë, sigurisht ne patëm mbështetjen e të gjitha strukturave qeveritare në atë periudhë dhe organizimi dhe drejtimi u konsideruan nga më të suksesshmit”, rrëfen ai.

Në një prej momenteve më historike dhe të rëndësishme për vendin, atë të anëtarësimit në NATO, profesor Xharo ishte po ashtu protagonist dhe një prej aktorëve më të rëndësishëm, ku në vitin 2009 ishte zëvendëspërfaqësues i misionit ushtarak të Shqipërisë në NATO në Bruksel.

“Ishte një periudhë shumë dinamike, me ngarkesë dhe me stres, por njëkohësisht edhe me gëzim, kur vendi ynë u bë anëtar i NATO-s. Pikërisht kjo periudhë për ne mbeti mjaft e shënuar, siç mbeti edhe për vetë historinë e vendit tonë, jo vetëm për Forcat e Armatosura, një ngjarje vërtet historike dhe e rëndësishme. Kuptohet që gjatë kësaj periudhe ne na duhej që të punonim me standarde të tilla që të plotësonim ato kërkesa dhe detyrime që kishte vendosur NATO. Kishim përkrahjen e partnerëve tanë më të fuqishëm dhe kalimi nga një vend vëzhgues nga një vend anëtar, pati sigurisht një peshë shumë të rëndësishme. E gjitha kjo eksperiencë kishte vështirësitë e veta, por sigurisht u shoqërua me kënaqësinë dhe shpërblimin e punës së palodhur.”

Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 2010, ai mbajti detyrën e rektorit të Akademisë së Mbrojtjes dhe Universitetit Ushtarak “Skërnderbej”, dhe përfundimisht mbylli karrierën në Forcat e Armatosura në vitin 2014, për t’u bërë më pas pjesë e stafit të UET. Lidhja që ai krijoi me akademinë nuk u shkëput, pavarësisht përgjegjësisë dhe detyrave të rëndësishme që mbajti ndër vite. Për të e rëndësishme është që pedagogu të dijë të angazhojë dhe të tërheqë vëmendjen e studentit në auditor. Ndonëse imazhi i një ushtaraku për shumëkënd është ai i një personi strikt, që u përmbahet tërësisht rregullave dhe “kufijve”, profesor Xharo ka treguar ndër vite se në filozofinë e tij të mësimdhënies, kryefjalë është liria e të menduarit në mënyrë kritike.

“Sa më shumë debat të ketë një orë mësimore, aq më efikase është ajo. Për mendimin tim nuk ka tabu, apo ide dhe koncepte të vendosura njëherë e përgjithmonë, por ka vetëm mënyra për t’i afruar të gjithë për të qenë pjesë e mësimit në vetvete. Nuk ka vetëm folës dhe dëgjues, por ka bashkëbisedues. Nuk ka asnjëherë pyetje jashtë kontekstit, por ka vetëm debat, dhe sa më i gjerë të jetë debati mendoj se aq më tepër mund të përfitojnë studentët.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Perspektivat e reja në tregun e punës për studentët e UET  [:]
25 Maj, 2019

Next post

[:en]UET Alumni: “Çmimi i Karrierës 2019”, ja 10 kandidaturat[:]
27 Maj, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET