• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Koha më e mirë për të studiuar “Marrëdhënie Ndërkombëtare”

  • Date 24 Shtator, 2020

“Donald Trump ka ndryshuar botën; disa arrijë ta kuptojnë këtë ndryshim më mirë se të tjerët.” Francis J. Gavin (Drejtor i qendrës për studime globale “Henry Kissinger”, në universitetin “Johns Hopkins”)     

Blendi Lami

 Këto janë ditë të tensionuara për maturantët dhe studentët e vitit të tretë të ciklit të parë, pasi akoma po përballen me alternativat e zgjedhjes së degës së studimit. Për disa është një periudhë e vështirë për të zgjedhur. Megjithatë, tendenca drejt studimit në degën “Marrëdhënie ndërkombëtare” është shumë pozitive, pasi shumë të rinj po shfaqin gjithnjë e më shumë interes për diplomacinë, politikën e jashtme apo sigurinë – në kuadër të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (MN).

“Mund të mendoni se mund të jetoni pa marrëdhëniet ndërkombëtare, por marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të jetojnë pa ju” – është një postulat që thekson rëndësinë e studimit në këtë fushë ndërdisiplinare.

Përmes Marrëdhënieve Ndërkombëtare (MN), shtetet ndërveprojnë me njëri-tjetrin, veçanërisht në kontekstin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore. Studimi i MN po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, teksa bota po transformohet, duke u bërë më e ndërlidhur përmes tregtisë, migracionit, internetit, mediave sociale dhe problemeve mjedisore.

Në këtë kontekst të një bote të globalizuar, studentët mësojnë të zbërthejnë këto ndërveprime të koklavitura, madje bëhen edhe kontribuues në zgjidhjen e sfidave të sotme. Duhet theksuar se MN ofrojnë për studentin kapacitete gjithëpërfshirëse dhe të përshtatshme për punësim në këtë botë në ndryshim të vazhdueshëm.

Qoftë për maturantët që po nisin karrierën, qoftë për studentët që do të fillojnë studimet në nivel Master, qoftë për atë grup që tentojnë të kuptojnë botën e sotme, MN në Universitetin Europian të Tiranës ofrojnë një platformë solide për përfitimin dhe konsolidimin e njohurive. Mjafton t’u referohemi grupit të studentëve (alumni), që kanë mbaruar studimet, të punësuar në Ministrinë e Jashtme, Shërbimin Sekret, Ushtri, Polici, Organizata Joqeveritare apo Ambasada, për të kuptuar se dega e MN është inkuadruar fuqishëm në tregun e sotëm. Një pjesë tjetër e të diplomuarve kanë ndjekur me sukses studime të tjera profesionale dhe doktorale në institucionin tonë apo në universitet të tjera në botë. Njohuritë dhe aftësitë e përftuara në marrëdhëniet ndërkombëtare i krijojnë mundësi një studenti dhe studiuesi të interpretojë çështjet globale.

Pavarësisht qëndrimeve të larmishme aktuale, globalizimi përcaktohet si një fenomen i bazuar në strategji ndërkombëtare ndërlidhëse; është një proces  sipas të cilit njerëzit, idetë, informacioni, mallrat dhe shërbimet kapërcejnë kufijtë ndërkombëtarë me një shpejtësi të paprecedentë. Ky proces lehtësohet nga zhvillimet teknologjike, socio-ekonomike, politike dhe mjedisore, të cilat kanë përmirësuar komunikimet globale. Megjithatë, kohët e fundit, faktorë të tillë si pandemia, mbyllja e kufijve, emigracioni, Brexit, lufta tregtare SHBA – Kinë, dobësia në rritje e institucioneve ndërkombëtare, shfaqja e tregjeve në zhvillim si Kina, Rusia, Brazili apo Turqia – kanë kërcënuar globalizimin. Sigurisht, programet e MN përfshijnë edhe tema të karakterit rajonal dhe lokal, si procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, rëndësia e parterëve tanë strategjitë, konflikti turko-grek në Mesdhe, raportet e brishta Shqipëri – Greqi, ndikimi i fuqive të ndryshme në vendin tonë etj  etj.

Në këtë lëmë, hedhja dritë mbi këto ngjarje vjen përmes njohurive që ofrohen në programin MN. Në këtë aspekt, kjo fushë merr rëndësi të madhe. Në një artikull të gazetës “Independent”, ndërsa trajtohet situata botërore, thuhet: “Nëse raca njerëzore do të zhduket pas pesëdhjetë vjetësh, nuk do të ndodhë për shkak se toka do të goditet nga ndonjë asteroid, për por për shkak të politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare” . Prandaj, MN janë bërë kaq interesante – sigurisht pikësëpari të rëndësishme – si subjekt studimi.

Pse duhet të studioni MN?

MN trajtojnë koncepte të larmishme si shteti, agjentët jo-shtetërorë, politika e jashtme, nacionalizmi, globalizmi, siguria, shoqëria, fuqitë e mëdha, diplomacia, lufta, paqja, balanca e fuqisë etj, të cilat marrin kuptime dhe dimensione të ndryshme në bazë të periudhave historike – gjë që e bën këtë degë ndërdisiplinore tepër interesante, e cila huazon nga fusha të tilla si politika, ekonomia, e drejta ndërkombëtare, gjeografia, demografia, sociologjia dhe psikologjia.

Ekziston një konsensus i përgjithshëm mes studiuesve në lidhje me dimensionet përfituese nga studimi në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

 Përfshirja në debat për sfida të tilla

Ky dimension e pajis studentin me njohuri për të qenë konkurrues në universitet, botën akademike dhe tregun e punës. Aftësia për të analizuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të mbajtur qëndrime kritike janë armë për arritje të suksesit personal dhe më gjerë. Në botën e sotme, me një qarkullim të dendur të informacioneve të rreme, studentët bëhen të vetëdijshëm për rëndësinë e fakteve dhe formën e filtrimit të ideve. Studenti aftësohet për të analizuar në mënyrë kritike, duke arritur të strukturojë dhe organizojë idetë dhe të përmirësojë kapacitetet për të ofruar argumente bindëse, të ekuilibruara dhe të bazuara në arsyetime dhe prova.

 I ndryshëm në botën e sotme

Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk kanë të bëjnë vetëm me politikën. Ato përbëjnë themelet për krijimin e një hapësire të gjerë ndërkulturore, pasi studenti kupton dhe analizon ngjarjet brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë. Ata që studiojnë marrëdhënie ndërkombëtare, kanë kuriozitetin e vazhdueshëm për të zbuluar se si ka funksionuar bota në të kaluarën, si funksionon sot dhe të mësojë projeksionet për të ardhmen. Ky arsenal bën që individi të shquhet në mjedisin e sotëm.

 Pikënisje e duhur për karrierën   

Në varësi të përvojave, interesave dhe aspiratave të studentit, mundësitë për karrierë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, janë të shumta: në strukturat shtetërore, sektorin privat, institucionet ndërkombëtare apo organizatat jofitimprurëse. Në ditët e sotme, spektri i MN është rritur, duke përshirë edhe sigurinë, shërbimet sekrete apo mjedisin – disiplina që përbëjnë “trampolina” për  t’u përfshirë në projekte ambicioze. Një student mund të bëhet diplomat që të përfaqësojë interesat e vendit të tij; mund të bëhet specialist që të japë kontribut në ushtri, polici apo agjenci të tjera të sigurisë kombëtare; mund të bëhet analist politik që të shpjegojë klimën politike kombëtare e ndërkombëtare; mund të bëhet specialist i komunikimit që të trajtojë çështje globale.

 Zhvillmi i aftësive të transferueshme

Studimi në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare ndihmon në zhvillimin e botëkuptimit për të ditur se si funksionon shoqëria. Puna në mjedise ndërkombëtare krijon mundësinë që aftësitë e përfituara analitike, vendimmarrëse dhe negociuese  të shërbejnë si forca lëvizëse si për zhvillimin personal edhe për zhvillimin profesional – gjë që vlerësohet së tepërmi nga punëdhënësit dhe organizatat.

 Pasurim me eksperienca të reja

Eksperienca në nivel ndërkombëtar është thelbësore, kështu që studenti aftësohet për të kuptuar funksionimin e politikave, strategjive, konflikteve dhe ligjeve që kanë ndikim në të gjithë botën. Në programet studimore, UET po integron studimet e detyrueshme me eksperienca të drejtpërdrejt në terren (në vendin e punës); kjo bëhet me qëllim që studentët të zbatojnë në praktikë atë që mësohet në klasë.

Në këtë mënyrë, studenti përjeton një transformim kulturor. Jo vetëm që kualifikohet për të  qenë  diplomat, ambasador, analist, specialist efikas në profesion, por, duke përvetësuar këto dimensione të reja, ai arrin të fitojë aftësinë e përshtatjes me mjedise të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

  • Share:
admin

Previous post

Në dilemat e sigurisë si një profesion
24 Shtator, 2020

Next post

UET HR Club 2020/ Ja trendet e rekrutimit të burimeve njerëzore në…
25 Shtator, 2020

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET