• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Ish-studenti i UET dizajnon nismën “Aeroporti Je Ti”[:]

  • Date 5 Korrik, 2019

[:en]

Ish-studenti i UET dizajnon nismën “Aeroporti Je Ti”

Ish-studenti i UET, dizajneri Agi Haxhimurati, flet mbi nismën “Aeroporti Je Ti”, si dhe tregon mbi rëndësinë që ka dizajni sot në tregun shqiptar të punës

Aeroportet janë ndër vendet që dëshmojnë më shumë emocione njerëzore, lumturi, trishtim, mall… Në mënyrë që qytetarët të njihen me këtë dimension tjetër të tij, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka ndërmarrë një nismë të quajtur “Aeroporti Je Ti” dhe Agi Haxhimurati, ish-studenti i Universitetit Europian të Tiranës, është dizajneri i saj.

“Aeroporti Je Ti” është një iniciativë (nën-brand) e ndërmarrë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, që synon t’i bashkojë njerëzit në aeroport në një dimension tjetër, ku secili e ndien veten që aeroporti si ambient u përket atyre dhe bashkëpunojnë me njerëzit e njohur apo të panjohur që kalojnë rastësisht nga aeroporti, duke udhëtuar e duke i përshëndetur ata nëpërmjet artit, kreativitetit dhe komunikimit të mirë. Shpeshherë aeroporti konsiderohet si një ambient ku “derdhen shumë lot”, si lot gëzimi ashtu edhe lot hidhërimi e mërzitjeje, kur përshëndesim të dashurit tanë në një udhëtim. Ndaj kemi vendosur ta lançojmë këtë fushatë, që njerëzit të njohin aeroportin edhe në një dimension tjetër”, tregon Agi.

Sigurisht që duke konsideruar audiencën e gjerë që ky projekt ka, vështirësia për të krijuar një identitet vizual rritet, por për Agin kjo ka qenë një sfidë më tepër, e kaluar me sukses.

“Pa dyshim ka qenë një përgjegjësi e madhe. Çdo herë marka si Aeroporti apo të ngjashme, kërkojnë fillimisht një studim të mirëfilltë, pasi kemi të bëjmë me target grupe të miksuara, duke përfshirë këtu edhe shumë të huaj që zbresin në këtë aeroport për të vizituar Shqipërinë. Duhej fillimisht një logo që shpreh shpresën, diellin, ndriçimin e konceptit në një dimension tjetër. Thjesht duke respektuar ngjyrat e markës “mëmë”, arritëm në një slogan të kuptueshëm e të memorizueshëm “Aeroporti Je Ti”. Nga këtu më pas filluam të eksperimentojmë se si mund të shfrytëzohet ambienti, të jetë më argëtues, që secili të ndiejë vërtet që aeroporti është i tiji.”

Një nga elementet më të rëndësishme që e kanë frymëzuar Agin në zhvillimin e këtij koncepti janë aktivitetet e ndryshme të zhvilluara në aeroport. si koncerte klasike, moderne, piano-fest, ekspozita në pikturë e fotografi etj.

“Vetë nënmarka ‘Aeroporti Je Ti’ tenton të japë mesazhin e haresë që mbizotëron brenda ambienteve të aeroportit. Që secili që vjen aty ta ndiejë veten si në shtëpinë e vet. Si shoqëri kemi nevojë për pozitivitet më shumë se kurrë, andaj përse mos të fillojë kjo që nga vendi ku njerëzit ‘zbresin’ në Shqipërinë e bukur. Po ashtu kjo vlen shumë edhe për turistët e huaj, si target sekondar në këtë fushatë, që të shohin një mentalitet ndryshe në aeroport, në momentin që arrijnë”, thotë Agi.

Ky nuk është projekti i parë në të cilin ai punon me kompani të mëdha në tregun shqiptar. Më herët Agi ka bërë emër në botën e dizajnit shqiptar edhe me punë të tilla si BUNKART 1 dhe 2, të cilat thotë se i kanë hapur dyer të mëdha në karrierë, pasi janë pasqyruar në media botërore, si “The Guardian”, “Business Insider”, “Japan Times”, CNN etj., si histori suksesi, apo projekte që kanë të bëjnë me turizmin, si Hardh Fest, ku ai ka qenë bashkëthemelues dhe drejtor kreativ apo imazhin e Kalasë së Tiranës, e së shpejti edhe krijimin e një marke në Syrin e Kaltër në Sarandë. Agi tregon se në të ardhmen e afërt do të realizojë edhe projekte të tjera: “në Londër, Genoa, Frankfurt, si dhe do të lançohem për herë të parë në tregun e Amerikës, duke branduar një restorant, në Florida. Po ashtu vazhdojnë përgatitjet për Hardh Fest 2019.”

I diplomuar për Komunikim-Dizajn, Agi rrëfen se është pikërisht komunikimi një prej aftësive më të rëndësishme që ai ka përfituar përgjatë viteve të studimit në UET. Ai është rikthyer disa herë në auditorët e këtij universiteti, për të ndarë me studentët rrugëtimin e tij, çfarë e frymëzon atë në krijimtari dhe për të ndarë me ta përvojën e përballjes me tregun e punës. Ai u sugjeron gjithnjë që të shfrytëzojnë çdo mundësi që u ofrohet nga shkolla, edhe përtej leksioneve, apo librave dhe vë theksin te rëndësia që ka krijimi i një rrjeti kontaktesh.

“Sugjeroj që studentët gjatë atyre 3-5 vite në universitet, të krijojnë kohë edhe për aktivitete të tjera, të cilat u mundësojnë të prekin tregun real të çdo profesioni. Të shfrytëzojnë çdo mundësi që u ofrohet për punë në profesionin e tyre, si dhe të vlerësojnë potencialin që ka rrjetizimi”, thotë ai.

Nisur edhe nga eksperienca personale, sa u përket dilemave për të zgjedhur ose jo një program studimi që ka të bëjnë me dizajnin dhe krijimtarinë vizuale në përgjithësi, Agi shprehet se këto profesionet sot janë shumë të vlerësuara në tregun e punës. Iniciativën për të përfshirë në ofertën e re akademike programe të reja që u mundësojnë të rinjve një formim në fushën e vizuales, në profile të ndryshme si multimedia, pikturë, modë etj., Agi vë theksin te dizajni grafik: “Do u sugjeroja grafik-dizajn, në fokus branding dhe fushatat kreative. Sot kompanitë shqiptare dita-ditës po emancipohen si mentalitet menaxhues, kjo për shkak të konkurrencës, por edhe kohës. Andaj shumë prej tyre kanë për branding dhe fushatat kreative kur lançohen në treg. Ashtu sikurse plot kompani ekzistuese kanë nevojë për rebranding. Por para se të futen në treg, duhet të punojnë fort që të kapërcejnë vështirësitë që hasin në treg.”

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Jonida Burba, komisarja që e gjeti Drejtësinë  në UET[:]
5 Korrik, 2019

Next post

[:en]Kreativiteti në zgjedhjen e Masterit, avantazh në tregun e punës[:]
6 Korrik, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET