• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Forumi në UET për sulmet kibernetike, këshilla për të shpëtuar jetën tonë digjitale

  • Date 31 Maj, 2024

Mos bëni share çdo gjë në rrjetet sociale apo në platforma të ndryshme virtuale! Jeni sa më të rezervuar në dhënien e informacioneve tuaja si individ! Kujdes me lejet që ju jepni aplikacioneve që shkarkoni në celular!

Ishin këto vetëm disa nga këshillat që dhanë ekspertët e fushës së sigurisë kibernetike për studentët, gjatë forumit të organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës në Universitetin Europian të Tiranës.

Jo pa qëllim ishte përzgjedhur për diskutim tema ”Si të mbrojmë jetën tonë digjitale nga sulmet kibernetike”, pasi shqiptarët kanë kaluar një eksperiencë të hidhur, por nga ana tjetër sulmet kibernetike mbeten gjithmonë aktuale në peizazhin e transformimit e digjitalizimit.

Dekania e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, prof. asoc. dr. Teuta Xhindi tha se ky forum vjen në kuadër të dëshirës së mirë për diskutuar çështje qendrore që janë objekt i debateve në shumë tryeza. “Duam t’iu japim studentëve informacione dhe disa këshilla se si ata të mbrohen nga sulmet kibernetike”, theksoi Xhindi.

Shefi i Sigurisë së Informacionit tek Fibank Albania, Bledar Meco tha se sulmet kibernetike janë agresive dhe ndodhin herë pas here. “Ka sulme permanente nga organizata që financohen nga shtete të huaja”, nënvizoi ai.

Presionin e ushtruar dhe stresin e përjetuar gjatë sulmeve kibernetike në Shqipëri ai e krahasoi me atë të shkaktuar nga Covid-i, por theksoi se pas asaj ngjarjeje edhe institucionet financiare kanë shtuar përpjekjet për të rritur sigurinë.

E specializuar prej 15 vitesh në fushën e kibernetikës, prof. asoc. dr. Edlira Martiri dhe co-founder e Cyber Morfosis tregoi se e ndikuar nga sulmet kibernetike krijoi kompaninë me misionin për të ndërgjegjësuar sa më shumë individët, bizneset, që të përgatiten ndaj sulmeve kibernetike.

“Një pjesë të mirë të aktiviteteve tona e kemi të fokusuar te ndërgjegjësimi. Ka shumë rëndësi që brezi i ri të këtë në mendje sigurinë. Shumë nuk e dinë aspektin ligjor për “sekretet” e biznesit ku punoni, pasi keni përgjegjësi për të dhënat që do përdorni apo transferoni”, tha Martiri.

Profesori i UET, prof. dr. Kristaq Xharo bëri një panoramim të implikimit të sulmeve kibernetike në fushën ndërkombëtare, çështje që filloi të diskutohej që në vitet 1970 e më pas në 2002, me sulmet në kullat binjake në SHBA.

Sipas profesorit, momenti kur sulmet kibernetike e gjetën veten si pjesë të sigurisë ndërkombëtare ishte viti 2016 ku pati akuza të ndërhyrjes në çështjen e zgjedhjeve amerikane.

“Tashmë nuk ka strategji sigurie rajonale, globale apo kombëtare që të mos ketë brenda elementin e sigurisë kibernetike. Kjo jo vetëm në situatë lufte, por në çdolloj situate. Vetëm në 2023 dëmet e shkaktuara nga sulmet kibernetike ishte rreth 7 trilionë dollarë, shumë më shumë se dëmi nga lufta në Irak apo Afganistan”, theksoi Xharo.

Për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike dhe që të dhënat tona personale e sensitive të mos ekspozohen, prof. Edlira Martiri tha se duhet të jemi shumë të kujdesshëm me atë që shpërndajmë në rrjetet tona sociale apo në hapësirat virtuale. Kujdes i shtuar duhet të tregohet edhe me celularët, me aplikacionet që shkarkojmë, lejet që japim për të hyrë në të dhënat tona, apo me linqet që hapim. “Pas atij linku qëndrojnë programe dashakeqëse, viruse të ndryshme, që mund të vjedhin identitetin tuaj nëpërmjet rrjeteve sociale apo një açcount-i.”

Martiri tha se profesionistët e të gjitha fushave duhet të ndërgjegjësohen për rreziqet, pasi shumica e problemeve na vijnë sepse nuk respektojmë rregullat bazike. Ndërsa prindërve ajo iu sugjeroi që të heqin nga aparatet celularë të fëmijëve aplikacionet si TikTok, që krijojnë mundësinë e komunikimit me të panjohur.

“Në momentin që bëhet një klikim, nuk ka më kthim pas. Çdo sistem, çdo aplikacion është i detyruar që të ketë masa sigurie”, theksoi Bledar Meco.

Pjesë e diskutimit ishte edhe vështirësia për gjetjen e profesionistëve dhe çfarë duhet të kenë parasysh studentët dhe universitetet për përgatitjen e burimeve njerëzore. Profesorja Edlira Martiri tha se studentët duhet të punojnë në mënyrë të pavarur, të vete certifikohen, e të bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme.

“Sado që të mundohemi ne si universitet apo si akademikë, mund t’iu mësojmë gjëra të reja sot, por ato do të përditësohen pas 6 muajsh. Ne duhet t’iu japim rrugën dhe metodologjinë se si ju duhet të shkoni atje dhe të aftësoheni për ato që doni.”

Duke iu referuar eksperiencës së vet dhe intervistave të realizuara, Meco tha se ka një disbalancë mes asaj që është reale dhe asaj që jepet në leksione, të cilat janë  në nivel makro. “Studentët kur dalin nga shkolla kanë njohuri të përgjithshme, por kërkesat që ka një profesion si IT janë të prekura në nivel bazik”. Ai sugjeroi qe universitetet të kenë më shumë praktikë, më shumë prekje të situatave, më shumë bashkëveprim mes institucioneve shtetërore dhe private.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Panairi i Karrierës në UET/ Partneriteti universitet-biznes, domosdoshmëri për punonjës të kualifikuar
31 Maj, 2024

Next post

Botim i UET Press/ “Kosovo, Sovereignty vs Integrity” i Arben Çejkut, libri i munguar për studiuesit dhe diplomatët e huaj
31 Maj, 2024

You may also like

HHA_4636
Studentët ndërkombëtarë jetojnë traditën shqiptare në një natë festive
2 Qershor, 2025
HHA_3129
Starton edicioni i dytë DITËT E TEATRIT UNIVERSITAR, studentët e UET ngjiten në skena profesioniste
30 Maj, 2025
HHA_2895
Paraja dhe intimiteti/ Pedagogia dr. Smoki Musaraj në UET për antropologjinë e korrupsionit
30 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET