• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Edicioni i gjashtë i DSSH Junior/ UET nderon me Çmimin e Presidentit 5 kërkuesit e rinj shkencor

  • Date 10 Tetor, 2024

Njëzet e pesë punime të paraqitura në pesë panele sipas fakulteteve përkatëse të Universitetit Europian të Tiranës. Edicioni i gjashtë i DSSH Junior 2024 mblodhi në UET partnerët e afërt nga tregu i punës, për të vlerësuar studentët me punimet më të mira, të cilët u nderuan me Çmimin e Presidentit.

Kërkime nga disiplina e ekonomisë, arkitekturës, inxhinierisë, shkencave humane, juridike e mjekësore, një larmishmëri temash e zgjidhjesh praktike u paraqitën në Ditët e Studimeve Shqiptare Junior 2024. Kjo traditë e mbledhjes dhe rivlerësimit të punimeve shkencore të realizuara nga studentët, solli në Universitetin Europain të Tiranës bashkëpunëtorët nga tregu i punës, të cilët u njohën më nga afër me punën, potencialin dhe kreativitetin e studentëve.

“Prania juaj i rrit vlerën dhe e bën këtë aktivitet me një emocion të veçantë, sepse të gjitha këto temat që u paraqitën janë vlerësuar të gjitha me 10 dhe sot marrin edhe një vlerësim nga bashkëpunëtorët”, tha presidenti i UET, prof. asoc. dr. Selami Xhepa duke shprehur mirënjohjen për gatishmërinë e treguar dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Nga ana tjetër, ai falënderoi studentët për përkushtimin e treguar në përgatitjen dhe prezantimin e kërkimeve shkencore, pa të cilët aktiviteti nuk do të ishte realizuar. DSSH Junior, i cili zhvillohet gjithmonë në muajin tetor gjatë Erasmus Days, vjen si një pasurim i Ditëve të Studimeve Shqiptare. Ngjarja e një dekade në UET, integron kështu punën dhe kontributin e brezit të ri në çështjet që shqetësojnë në veçanti zhvillimin ekonomik e shoqëror të shoqërisë shqiptare.

“E kemi emërtuar DSSH për të integruar çështjet që shqetësojnë shoqërinë tonë dhe thithja e kontributit të të rinjve është një nga përmirësimet më serioze që i kemi bërë këtij procesi. Puna dhe kontributi juaj i jep vlerë të veçantë këtij aktiviteti”, tha presidenti.

Rektorja prof. dr. Drita Kruja theksoi se gjatë viteve pjesëmarrja e studentëve është rritur, krahasuar me fillimet kur UET bëri zgjerimin e madh me pesë fakultete.

“Sot kemi përfaqësim nga pesë fakultetet me nga pesë tema secili, që besoj secila prej tyre ishte shumë interesante. Prandaj edhe për jurinë ishte shumë e vështirë të përcaktonte fituesit”, nënvizoi Kruja duke shtuar se pjesëmarrësit e këtij edicioni ishin të gjithë fitues.

Për të gjithë studentët e DSSH Junior u dhanë certifikata pjesëmarrjeje, ndërsa panelet zgjodhën pesë punimet më të mira, për t’i vlerësuar me Çmimin e Presidentit.

Ky çmim u dha për pesë studentë: Egesta Metaj nga Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit; Stela Kapo nga Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale; Helga Çela nga Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare; Samuel Kurti nga Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës; dhe Xhenica Kullafi nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike.

Presidenti Xhepa i ftoi të gjithë studentët që të vazhdojnë punën dhe të qëndrojnë pranë mentorëve e pedagogëve për të avancuar me karrierën e tyre. Tashmë UET ndodhet në fazën e tretë të zhvillimit të tij të rëndësishëm institucional, ndërkombëtarizimi, një element i rëndësishëm i orientimit të arsimit të lartë.

“Aktivitete si ky do të marrin një vlerë tjetër dhe do të ridimensionohen në të ardhmen. Ju që keni marrë pjesë këtu, duhet t’iu kërkoj që të jeni në vazhdimësi pjesë e këtij programi, të përfshiheni dhe të ndani punën tuaj edhe me të huajt që do të jenë pjesë e botës akademike”, sqaroi Xhepa.

“Nuk ka rrugë tjetër për arsimin e lartë veçse të ketë një ekspozim të fortë ndërkombëtar”, shtoi presidenti. UET ka nisur tashmë fushatën “Study ina Albania- Study at UET”, duke u përgatitur për një fazë zgjerimi e shkrirjeje me praktikat më të mira ndërkombëtare, që e bëjnë atë të barasvlershëm me universitetet europiane.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Studentët e UET rrëmbejnë çmimin e parë dhe të tretë në konkursin Gender Datathon, organizuar nga UN Women dhe INSTAT
10 Tetor, 2024

Next post

Forumet UET/ Zv.ministrja e Shëndetësisë, Entela Ramosaçaj: Bluzat e bardha, aset i çmuar për t’i pasur në Shqipëri
16 Tetor, 2024

You may also like

HHA_4636
Studentët ndërkombëtarë jetojnë traditën shqiptare në një natë festive
2 Qershor, 2025
HHA_3129
Starton edicioni i dytë DITËT E TEATRIT UNIVERSITAR, studentët e UET ngjiten në skena profesioniste
30 Maj, 2025
HHA_2895
Paraja dhe intimiteti/ Pedagogia dr. Smoki Musaraj në UET për antropologjinë e korrupsionit
30 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET