• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

DSSH UET/ Xhepa: 3 dekada tranzicion s’e kanë ‘shëruar’ ekonominë

  • Date 4 Dhjetor, 2020

Universiteti Europian i Tiranës zhvillon për të shtatin vit radhazi Konferencën e Ditëve të Studimeve Shqiptare me tematikë tranzicionin shqiptar, “Nga partizanët tek profesorët”.  Kjo konferencë ishte parashikuar të zhvillohej në fund të muajit prill, por për shkak të zgjatjes së pandemisë dhe diktimit nga rregullat e reja, ajo do të zhvillohet online në Teams dhe rrjetet sociale, më 4 dhjetor.

Konferenca e Ditëve te Studimeve Shqiptare është një ndër aktivitetet shkencore më të praruara dhe më në zë të Universitetit Europian të Tiranës, e cila synon të bëjë bashkë sa më shumë studiues shqiptarë dhe  ndërkombëtarë të fushave të ndryshme, të politikës, ekonomisë, sociologjisë, psikologji, financë, arsim, antropologji, IT, inxhinieri dhe arkitekturë, të cilët diskutojnë rolin formal mbi riformatimin e praktikave dhe institucioneve që ndikojnë sektorët jetik në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin. Viti i shtatë i kësaj konference, përkon njëkohësisht me 30 vjetorin e tranzicionit shqiptar, e për rrjedhojë është zgjedhur që temë diskutimi të jetë pikërisht kontributi politik dhe vendimmarrës i profesorëve në tranzicionin shqiptar, pasi disa nga figurat e rëndësishme politike të kësaj periudhe vinin nga fusha akademike.

Por si nisi tranzicioni në fushën ekonomike, çfarë shndërrimesh pësoi dhe çfarë rrugësh u përdorën në vendin tonë, krahasuar edhe me vendet e tjera ish-komuniste? Lidhur me këto pikëpyetje të rëndësishme, Presidenti i UET-së, njëkohësisht ekspert i ekonomisë, Dr. Prof. Selami Xhepa dikton në këtë intervistë disa nga problematikat kyçe që u krijuan nga ndryshimi i sistemeve, disa prej të cilave janë mbartur deri në ditët tona, si p.sh. problemi me pronat. Xhepa thotë se pavarësisht zhvillimeve dhe progresit shqiptar, dekada e tretë e tranzicionit e gjen Shqipërinë në një gjendje stacionariteti, prandaj sipas tij në dekadën e ardhshme duhet të mendohet për një ribalancim të sistemit.

Kushtet e nisjes drejt tranzicionit

Shembja e sistemit komunist në fakt kishte filluar të përgatitej që prej fillimit të viteve ’80 të shekullit të kaluar. Rritja ekonomike në disa vite (1984, 1986,1987) kishte shënuar nivele negative dhe kjo do të kulmonte me një humbje të rreth 1/3 të prodhimit kombëtar gjatë periudhës 1990-1992. Paraliza totale ekonomike dhe paaftësia e industrive të krijuara gjatë viteve të komunizmit për të konkurruar në tregjet tashmë të hapura në ish-vendet e tjera të Lindjes, me të cilat kishim orientuar tregtinë tonë të jashtme, krijuan një papunësi masive në vend. Prodhimi për frymë kishte rënë nga rreth 600 USD në fillimet e viteve 1980, në më pak se 300 USD në vitin 1992. Ndryshimi i sistemit në vitin 1992 dhe liberalizimi i çmimeve, prodhuan një periudhë hiperinflacioni (236% në fund të vitit 1992) dhe një gërryerje edhe më të fortë të fuqisë blerëse të popullatës. Nga një vend ku nuk njihej fenomeni i borxhit publik, menjëherë ai kaloi nivelin e 40% të prodhimit të brendshëm. Shkurt, rrugëtimi drejt ekonomisë së tregut do të niste nga një bazë ekonomike shumë e ulët.

Cilat ishin shtyllat e reformave mbi të cilat po ndërtohej sistemi i ri shoqëror?

Baza institucionale kryesore e një sistemi ekonomik është prona. Raporti me pronën përbën dhe vijën ndarëse midis doktrinës marksiste dhe kapitalizimit. Një proces masiv i de-shtetëzimit, ose privatizimit të pronës publike, bashkë me krijimin e kushteve për sipërmarrjen e lirë private, ishin starti nga ku po fillonte ndërtimi i bazave institucionale të kapitalizmit shqiptar. Duhet thënë se vendi nuk kishte pasur ndonjëherë ndonjë traditë në zhvillimin e kapitalizmit, pasi periudha parakomuniste kishte pasur thjesht tipare të një shoqërie protokapitaliste. Por, problemi madhor do të krijohej me raportet e reja që u krijuan midis të pronësuarve të rinj dhe trashëgimtarëve të ligjshëm të pronave të shtetëzuara nga regjimi komunist, problem që edhe sot vazhdon të mbajë peng të gjithë progresin ekonomik dhe shoqëror, përveç konflikteve të mëdha sociale që ka krijuar në gjithë këto vite.

Duke ndjekur edhe rekomandimet që tashmë njihen gjerësisht si “Konsensusi i Uashingtonit”, liberalizimi, derregullimi dhe stabilizimi makroekonomik ishin tre shtyllat mbi të cilat u bazua e gjithë filozofia e reformave gjatë dekadës së parë.

A prodhoi kjo filozofi rezultatet e pritshme? Çfarë bëri ndryshe Shqipëria krahasuar me vendet e tjera në tranzicion?

Kushtet fillestare shumë të ndryshme të Shqipërisë në raport me vendet e tjera në tranzicion, mendoj se kanë diktuar reforma disi më radikale se të tjerët. E njohur si “terapia shock”, ajo u besua të ishte si rruga më e mirë për vendin, jo vetëm thjesht nisur nga konsideratat ideologjike, por edhe duke gjykuar kontekstin se ku ndodheshim. Nivelet tepër të larta të borxhit publik që u krijuan menjëherë pas shembjes së sistemit komunist dhe të ardhurat shumë modeste që prodhonte ekonomia, e cila akoma nuk kishte një sektor privat të zhvilluar që të kontribuonte në sistemin tatimor të vendit, mundësitë për të mbështetur një program të gjerë ristrukturimi dhe pastaj privatizimi, ishin të pamundura. Kufizimi i fortë buxhetor vepronte si një barrierë serioze. Por, edhe kur vendi filloi të eksperimentojë një program të tillë disa vite më vonë (1995-1996)  pas një kredie të butë të Bankës Botërore, u pa se problemet e mungesës së kapaciteteve menaxheriale dhe organizative, ishin një kufizim po aq serioz sa dhe ato financiare. Për pasojë, ky eksperiment dështoi. Në një kuptim, mendoj se në shumicën e rasteve, zgjidhjet janë diktuar më shumë nga konteksti se nga përzgjedhjet e qëllimshme. Edhe kur kemi ndjekur modelet që ndoqën vendet e tjera në tranzicion, rezultatet tek ne kanë qenë zhgënjyese. Një e tillë për shembull është eksperienca jonë me privatizimin masiv ku ne ndoqëm të njëjtin model si dhe Çekia, por në rastin tonë ne dështuam. Për rrjedhojë, i gjithë programi i privatizimit mund të shihet realisht si një proces i likuidimit të një aseti të falimentuar dhe jo si transferim pronësie i një sipërmarrje funksionuese.

Pas tre dekadash, sot ne shohim se me gjithë progresin që ka arritur shoqëria, veçanërisht në nisjen e dekadës së dytë, duket se dekada e tretë e ka futur vendin përsëri në një gjendje stacionariteti. Siç dëshmon grafiku që pasqyron ecurinë e prodhimit për frymë. Edhe pse duket një rritje nga viti 2017, kjo dedikohet më shumë pasimit demografik të popullsisë dhe jo rritjes ekonomike.

Një tjetër shqetësim serioz mbetet përhapja e gjerë  e varfërisë dhe nivelet e larta të pabarazisë në vend, të cilat mund të cenojnë kohezionin shoqëror dhe në afat të gjatë, edhe vetë qëndrueshmërinë e sistemit politik e shoqëror. Ndaj, është koha që në dekadën e re të mendojmë për një ribalancim më të mirë të sistemit, në mënyrë që ekonomia të funksionojë për të gjithë.

  • Share:
admin

Previous post

Profesoreshë Drita Kruja, “gardiania” e kërkimit shkencor ne UET
4 Dhjetor, 2020

Next post

Department’s Book Review, UET e nis me librin “Fillimet” të Zogajt
12 Dhjetor, 2020

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET