• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Bursa “Kadare” në UET, mbështetja për artistët e rinj[:]

  • Date 27 Qershor, 2019

[:en]

Bursa “Kadare” në UET, mbështetja për artistët e rinj

Me themelimin e Departamentit të Arteve të Aplikuara studentët mund të zgjedhin të studiojnë për programet e dëshiruara të artit, që nga ato Pamore, Skenike dhe Muzikore, me profilet përkatëse, si dhe të mbështeten në studimet e tyre nga bursa “Kadare”

Ky vit akademik e gjen UET me një departament të ri, atë të Arteve të Aplikuara, që është pjesë e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale dhe ofron shtatë programe. Tri programe në ciklin Bachelor, tri në Master dhe një Diplomë Profesionale. Mundësitë për të zgjedhur janë të shumta: Artet Pamore, Artet Skenike dhe Artet Muzikore, secila prej tyre me profilet përkatës, ku UET “polivalent” i ofron të gjithë hapësirën e nevojshme një studenti për t’u formuar nga ana akademike. Kësaj iniciative i janë bashkëngjitur personalitete të shquara, të cilët kanë krijuar profilin e tyre artistik edhe përtej skenave dhe audiencës kombëtare, me një qëllim të përbashkët, atë të diplomimit të artistëve të formuar e të aftë për të menaxhuar vetveten. Për të mbështetur të rinjtë e pasionar pas degëve të shkencave humane në tërësi, Universiteti Europian i Tiranës vë në dispozicion rreth 500 bursa studimi dhe maturantët që zgjedhin të studiojnë në programet e Departamentit të Arteve të Aplikuara mund të jenë gjithashtu përfitues të saj.

Përgjegjësi i këtij Departamenti, dr. Ermir Nika, tregon më tepër mbi këtë iniciativë: “Një mundësi e tillë është synuar gjithmonë për t’u krijuar në vendin tonë në çdo kohë, për maturantë të gjeneratave të ndryshme, por realiteti shqiptar, sidomos në periudhën e tranzicionit, nuk arriti të krijonte dot vizionin, kushtet dhe mundësitë për të jetëzuar një ide të këtyre përmasave. Ide të tilla për dy afro dy dekada mbeten në suazën e një ëndrre të parealizuar. Ky hap u hodh me siguri të ndjeshme dhe u bë një realitet i prekshëm falë Universitetit Europian të Tiranës dhe bursa që mban emrin “Kadare” vjen si mbështetje e investuar simbolikisht nga vetë shkrimtari Ismail Kadare me rastin e hapjes për herë të parë në një universitet privat shqiptar të programeve të dijes, sikurse janë studimet në fusha të tilla si Artet Pamore, Artet Skenike, Artet Muzikore, Filozofia, Historia, Linguistika, Letërsia etj.”, thotë Nika, i cili shton se kjo bursë është tashmë një prej kolonave mbështetëse më të rëndësishme të një sistemi bursash të larmishëm në UET, që mundëson akomodimin dhe integrimin e të gjitha shtresave dhe kategoritë sociale, të gjitha profileve e jetës publike, me theks promovimin e ekselencës. Mbështetjen e bursave “Kadare” e kanë përftuar tashmë shumë studentë, të rinj të talentuar, me dëshirë dhe pasion për të kontribuuar në jetën kulturore të vendit.


“Për sa i përket përfitimit të bursës ‘Kadare’ në fushën e arteve mund t’ju kujtoj se tanimë jemi në fazën kur është krijuar një traditë në këtë drejtim, pasi vitin e kaluar është zhvilluar edicioni i pestë i Kolonisë së Artit. Të rinjtë që aplikuan për përfitimin e kësaj burse u zhvendosën në një mjedis larg zhurmave dhe rrëmujës së qytetit, të frymëzuar nga bukuritë e natyrës, ku përshkuan dhe mbushën telajot plot me ngjyra dhe pasion, në të cilën përmbushën artistikisht fantazinë e tyre krijuese. Në përfundim të këtij pelegrinazhi artistik juria përzgjedh dhjetë punimet dhe artistët më të spikatur për t’i akorduar bursën ‘Kadare’ dhe njëkohësisht pasurojnë Koloninë e Artit. Kolonia e Artit në vetvete është një iniciativë, e ndërmarrë nga Instituti Europian ‘Pashko’ në bashkëpunim me Departamentin e Arteve të Aplikuara në UET, që synon të krijojë një komunitet të artistëve dhe të sjellë vëmendjen tek arti. Thirrja për aplikim ka tërhequr vëmendjen e shumë maturantëve nga e gjithë Shqipëria, jo vetëm nga shkollat artistike, por edhe nga gjimnazet e përgjithshme”, tregon Nika, ndërkohë që shton se UET është përkushtuar që të sjellë një efekt “pionier” në fushën e edukimit të arteve.

“Ndërkohë që industria kulturore në Shqipëri, prej dekadash tashmë ka krijuar industrinë e saj, e cila prezantohet në panaire të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, bienale, por edhe festivale të ndryshme të filmit apo muzikës edhe përtej kontinentit europian, ende infrastruktura akademike kishte mbetur ajo e konceptuar që në kohën e diktaturës. Universitetet nuk po u përgjigjeshin kërkesave dhe sfidave të kohës, ndërkohë që nevojat e tregut për të përthithur kapacitete krijuese, interpretuese dhe mendimin kritik janë dhe mbeten të mëdha. Kundrejt modeleve më të njohura me të cilat operojnë edhe pjesa më e njohur e universiteteve europianeve, UET po përmbush një vakum të krijuar ndër vite, jo vetëm duke i përgatitur në aspektin akademik studentët që studiojnë në këtë departament, por edhe duke i përfshirë në projekte specifike në sintoni dhe koherencë të plotë me kërkesat dhe fizionominë që shpalos sot tregu i punës në Shqipëri. Vlen të përmendet edhe organizmi i Panairit të Punës në UET ‘Open Days’, në të cilin studentë dhe sipërmarrës prekën dhe krijuan mundësitë e bashkëpunimit për t’u përfshirë më pas në projekte dhe nisma konkrete.”

Ndonëse lidhja me artin nuk është e re për Universitetin Europian të Tiranës, departamenti i ri vjen me objektiva edhe më ambiciozë se më parë në këtë drejtim.

“Në tërësinë e tij, arti në Shqipëri ka krijuar një traditë dhe fizionomi, e cila sot vlerësohet si pjesë dhe gjymtyrë përbërëse e trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Përpjekja me të gjitha format, mjetet dhe mekanizmat e duhura, mbetet sfida kryesore edhe për UET, nëpërmjet një strukture të specializuar tashmë siç është Departamenti i Arteve të Aplikuara. Ky departament nuk do të jetë tashmë vetëm një njësi ku do të zhvillohet një proces rigoroz mësimdhënieje, por përpos kësaj, ai po krijon dhe do të konsolidojë në vijimësinë e tij klimën e përshtatshme dhe hapësirën e duhur jo vetëm për të ushqyer dhe përmbushur pasionet e studentëve që studiojnë në të, por edhe t’i ofruar skenës, kinematografisë, imazhit kombëtar dhe audiencës vendase dhe asaj të huaj, protagonistë të tillë që do të ndjekin dhe drejtojnë procesin e pambarimtë të krijimtarisë dhe interpretimit, si një ritual i gjithëkohshëm që lindi bashkë me njeriun dhe që tashmë i përket ardhmërisë jo vetëm si veprimtari e pakushtëzuar, por edhe si virtyt e ndjesi që sendërton brendinë e tij si kujtesë dhe aspiratë njëherazi”, thotë Dr. Ermir Nika.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]UET në Lojërat Europiane Universitare me kampionin e karatesë[:]
27 Qershor, 2019

Next post

[:en]Trajnimi në UET: Artet sot, si të shndërrosh pasionin në profesion[:]
28 Qershor, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET