• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Botim i ri i UET Press/ “Kadare, identiteti i keqkuptuar”, Ilir Yzeiri: Frëngjishtja e shpëtoi Ismail Kadarenë

  • Date 27 Shtator, 2024

U promovua në UET libri i fundit “Kadare, identiteti i keqkuptuar” i pedagogut dhe gazetarit Ilir Yzeiri. Ky botim, i cili vjen disa muaj pas vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare, sjell disa prej debateve dhe përplasjeve të bujshme të kohës, biseda dhe komunikime të pa publikuara më parë, si dhe analiza të mirëfillta letrare të veprave të shkrimtarit.

Pandemia e Covid-it në 2020 shumëkënd e çoi në drejtime të ndryshe. Disa u kthyen të librat e palexuar; të tjerë te filmat e pashikuar; disa te meditimet e gjata mbi frikën dhe vdekjen; e të tjerë u goxhduan para ekraneve të vogla magjike, që në ato muaj u tjetërsuan në “bomba psikologjike”.

Kjo periudhë më e vështirë se vetë jeta, autorin Ilir Yzeirin e hodhi te librat e Ismail Kadare, duke e rikthyer edhe njëherë te romani “Koncert në fund të dimrit”. E rilexoi me endje dhe e shijoi më shumë se herët e tjera, e nuk i rezistoi tundimit për t’i përcjellë këto ndjesi e arsyetime në një artikull. Vetë Kadare do ta telefononte nga Parisi e do të zhvillonin një bisedë mjaft miqësore, të cilën autori e sjell të zbardhur në këtë botim.

Ideja joshëse për të botuar këtë libër do t’i lindte pas pandemisë, gjatë një bisede në kafene me Kadarenë në Tiranë. Iu fut punës për të mbledhur të gjitha kumtesat, studimet, referatet e mbajtura jashtë Shqipërisë. Pesëmbëdhjetë studime letrare- estetike dhe një letër konfidenciale që vijnë për lexuesin e kritikën letrare, nën logon e shtëpisë botuese UET Press.

“Kadare, identiteti i keqkuptuar”, Yzeirit i shkakton vetëm një peng: që s’do të mundet dot t’ia dhurojë Kadaresë. Gjatë promovimit të librit në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, ai kujtoi impaktin që kishte shkrimtari në rininë e vet.

“Kadareja nuk ishte thjesht shkrimtar dhe librat e tij nuk ishin thjesht letërsi. Te Kadareja ne gjenim atë që na mungonte, atë që nuk e kishim”, u shpreh Yzeiri.

Për drejtuesen e shtëpisë botuese të UET Press, Suadela Balliu ky botim nuk është vetëm një tjetër libër në vazhdën e botimeve të shumta të botuar nga autorë shqiptarë e të huaj; ai sjell një rrugëtim të Yzeirit me Kadarenë, si lexues, si studiues por edhe si mik.

“Kadare, identiteti i keqkuptuar”, vjen edhe si një përpjekje për të hedhur dritë apo për të sheshuar edhe atë marrëdhënie të çuditshme të shkrimtarit shumë të adhuruar jo vetëm ndër shqiptarë”, u shpreh Balliu, duke u përmendur debatin mes Yzeirit dhe kritikut Aleksandër Zotos.

Vetë autori do të ndante me të pranishmit kujtime nga ajo përballje, ku e kishin ftuar në Paris për të referuar, ndërsa sipas tij qëllimi i organizatorëve ishte që të nxinin figurën e shkrimtarit shqiptar.

Ai tregoi se Zoto kishte ardhur në Shqipëri në vitet 1982 dhe në një bisedë me studentët e letërsisë, ngrinte lart letërsinë e realizmit. Por krejt e kundërta ndodhi vite më vonë në Francë ku Zoto do ta cilësonte veprën e Kadaresë në shërbim të diktaturës.

Një tjetër nxitje për Yzeirin që të studionte Kadarenë, ishte fakti që një shkrimtar i madh i si ai lindi në diktaturë. “Si shpjegohet kjo? Një diktaturë që nuk i heqim asnjë presje nga ato që ajo ka shfaqur. Më kujtohet thënia e një shkrimtari francez, që pasi fitoi çmimin Nobel. Ai thotë: “Diktatura dhe mungesa e lirisë janë flatra që të çojnë drejt një vepre të madhe”. Kjo merret me rezerva, sepse ai nuk kishte parasysh këto diktatura. Se po të qe kështu, atëherë i bie që në Korenë e Veriut të na dalë shkrimtari më i madh: ka një paradoks, por asnjë e vërtetë nuk mund të vlejë për të gjitha të vërtetat e tjera”, tha studiuesi.

Më tej Yzeiri theksoi se ka shkrimtarë të tillë si Kadare, që me talentin e tyre kanë mundur edhe diktaturën.

“Unë kam vënë re se frëngjishtja e ka shpëtuar Kadarenë, prandaj jam marrë në një tekst që e kam botuar në Athinë dhe kam provokuar duke thënë: Nga frëngjishtja na erdhën dy diktatura. Në fakt nga Franca na kanë ardhur gjithë diktatorët, janë ushqyer me ide jakobinë dhe i kanë zbatuar në vendet e tyre”, shtoi pedagogu.

Ndërsa risolli edhe njëherë në vëmendje romanin “Koncerti”, i botuar fillimisht me titullin “Gjakftohtësia” dhe i hequr nga qarkullimi, pas kritikës që e cilësonte si një goditje ndaj parimeve të socializmit, Yzeiri tha se “ata që donin ta dëmtonin Kadarenë atëherë, sot kur i lexon ia rrisin vlerat”.

Studiuesi dr. Ermir Nika vlerësoi autorin Yzeirin qëprek fusha të minuara, tema që shkaktojnë konflikt e autorë të sulmuar, të cilët vazhdojnë të mbeten edhe sot tabu, siç janë Kadare, Petro Marku apo Mitrush Kuteli.

“Mendoj se ky libër është një kontribut shumë i madh për ne, por sidomos për brezin e ri, të cilët duhet ta njohin ata që kaloi, pasi siç thotë edhe i madhi Primo Levi: ‘Ata që nuk e njohin, mund ta rikrijojnë pa dashje’”. Nika vlerësoi edhe shtëpinë botuese UET Press që sjell kritika të tilla, jashtë frymës së komercialitetit, por një investim i dobishëm për mendimin kritik në Shqipëri.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET lançon projektin e ri për turizmin në Shqipëri: Identifikimi i aftësive digjitale, të gjelbra dhe të buta për punonjësit e sektorit
27 Shtator, 2024

Next post

Forumet UET/ Valer Pinderi: Nuk do të zëvendësohemi nga AI, por nga 15-vjeçarë që dinë ta përdorin atë
2 Tetor, 2024

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET E UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET