• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

A jemi emocionalisht inteligjentë? Ja 10 karakteristikat

  • Date 22 Korrik, 2020

Briseida Andoni

Pedagoge e Psikologjisë UET

Dihet tashmë që ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës , të përkufizuara dhe klasifikuara nga autorë më së shumti bashkëkohorë. Lloji më i famshëm është inteligjenca që ka të bëjë me atë që quhet koeficient inteligjence (QI apo IQ) që asociohet kryesisht me arsyetimet llogjike dhe aftësitë e kujtesës. Një tjetër lloj inteligjence i përfolur së fundmi është ai që ka të bëjë me  koeficientin e kuriozitetit (QC) . Njerëzit me një nivel të lartë të kuriozitetit konsiderohen përgjithësisht më inteligjentë. Sigurisht kjo nuk ka të bëjë me dëshirën parazitare për të ditur gjithçka mbi jetën private të të tjerëve, por më së shumti me aftësinë e dikujt për të zbuluar, mësuar me përqendrim gjithmonë çështje të reja.

Në të vërtetë më i rëndësishmi nga të gjithë llojet duket të jetë inteligjenca me koeficientin më të lartë të emotivitetit ( QE). Kjo konsiston në aftësinë për të njohur, kuptuar dhe menaxhuar emocionet tona, por edhe të për të njohur, kuptuar dhe ndikuar/influencuar emocionet e njerëzve të tjerë. Inteligjenca emocionale është me shumë rëndësi përgjithësisht,  por sidomos në situata të vështira me tension të lartë, ku shpesh përfundojmë duke marrë vendime apo kryer veprime të nxituara që sjellin pasoja të pakëndshme apo jokonstruktive për jetën. Rritja e qëndrueshme e inteligjencës tonë emotive do të ketë një impakt të vazhdueshëm tek marrëdhëniet tona me të tjerët.

Dallojmë 10 karakteristika/cilësi të individit emocionalisht inteligjent :

  1. EMPATIA

Aftësia e menjëhershme për tu vendosur në gjendjen shpirtërore të tjetrit. Dhe tek empatia dallojmë 3 lloje kryesore: empatinë konjitive, empatinë emotive dhe empatinë e mëshirshme ose me dhimbsuri (compassion empathy). Në fakt është pikërisht kjo e fundit më e dobishmja që i shkrin së bashku edhe dhuntitë e llojeve të tjera të empatisë: përmes saj jo vetëm i ndjejmë emocionet e tjetrit shumë pranë vetes , gati të brendësuara, por arrijmë të kuptojmë dhe si mund ta mbështesim, mbi të gjitha ndjejmë brenda nesh dëshirën e madhe për t’i ardhur në ndihmë dikujt. Njerëz të tillë përbëjnë asete të mirëfillta për shoqërinë, pasi ata kanë tendencë të mos arrijnë në konkluzione të përshpejtuara, të mos gjykojnë për tu ndjerë më mirë me veten, por përkundrazi të vënë veten në pozitat e tjetrit gjithmonë, pasi priren natyrshëm për të përftuar më shumë kënaqësi kur i kuptojnë dhe i ndjejnë më thellë gjërat.

  1. VETËNDËRGJEGJËSIMI

Arti i të njohurit të vetes, në potenciale dhe forca sikurse në kufij dhe dobësira. Të mos kuptosh pamundësitë apo defektet e vetes dhe të kërkosh arsye dhe justifikime në botën e jashtme është në fakt zakon i qëndrueshëm i pjesës më të madhe të njerëzve. Është e vështirë të kërkosh përgjegjësinë tek vetja, të pranosh kritika dhe të kuptosh që je vetë shkaku i të këqijave të tua.

Të njohësh vetveten është e domosdoshme dhe për të vendosur objektiva realiste dhe për të gjetur rrugën më të mirë për të mbërritur tek to.

  1. MENDËSIA POZITIVE

Personat me inteligjencë emocionale të lartë e dinë që të shpenzojnë kohën duke u ankuar apo penduar nuk do u sjellë asnjë rezultat, përkundrazi do të harxhohet dhe një sasi energjie emotive e cila mund të ish ekonomisur më mirë. Ata i dominojnë këto lloj nevojash duke stimuluar besimin në vetvete. Ky besim ka jetëgjatësi nëse përmbush atë çfarë thamë në pikën 2, pra njohjen kufi-aftësive.

  1. KURIOZITETI

‘Nuk kam talente të veçanta por jam kurioz i apasionuar’, thosh Albert Einstein

Personat me koeficient të lartë të kuriozitetit  duket se janë më tolerantë ndaj të tjerëve, pasi janë më të motivuar të investojnë kohën mbi vetveten për të përftuar njohuri te reja jo vetëm në fusha apo argumente por edhe në zgjerimin e vazhdueshëm të rrethit të tyre social. Si të thuash nuk kanë kohë për tu marrë me intriga joproduktive, zhvillime paranojash vicioze, çka rezulton të jetë ndërtuese.

Është mirë pra të jemi kuriozë, të përpiqemi gjithnjë të mësojmë gjëra të reja, mos të kemi frikë nga ndryshimi dhe të mirëpresim eksperiencat e reja.

  1. AFTËSITË ANALIZUESE

Prirja për të qenë analitikë ndaj situatave por njëkohësisht për të qenë praktikë pa vështirësuar domosdoshmërisht atë çfarë është qartësisht e thjeshtë.

Inteligjentët emocionalë pëlqejnë ta pyesin veten për PËRSE gjërat janë apo ndodhin. Ata kanë një uri të shëndetshme për të përmirësuar veten dhe botën, njëkohësisht për të qenë të hapur ndaj ideve të reja.

  1. NEVOJA DHE DËSHIRA

Flitet për një raport të mirëekuilibruar mes tyre. Ka një hendek të madh mes gjërave që duam dhe gjërave që realisht na nevojiten. Nevojat bazike nëse ushqehen nuk rishfaqen, ndërsa nevojat sociale dhe të marrëdhënieve rilindin vazhdimisht me objektiva dhe ambicie të reja brenda nesh. Pasoja është që pakënaqësia  në punë,  në jetën publike dhe atë private është një fenomen mjaft i përhapur i ditëve të sotme.

Po të provojmë të mendojmë se çfarë vërtet na nevojitet dhe të mos përpëlitemi për vetërealizime për të cilat po të thelloheshim do kuptonim që nuk do na duheshin as konkretisht dhe as për përmbushje të mirëfilltë kënaqësie, do të eliminonim një pjesë të mirë të streseve tona. Inteligjentët emocionalë janë njerëz që priren ti bëjnë mirë të tilla dallime.

  1. PASIONI

‘Zgjidh një punë që të pëlqen dhe nuk do të punosh asnjë ditë’ Confucius

Inteligjentët emocionalë janë të apasionuar në gjithçka që bëjnë dhe pasioni i tyre është shpesh pozitivisht ngjitës. Shumëçka ju rezulton jo thjesht e saktë por dhe ‘ e bukur’ sepse motivohen ta ndrisin pikërisht nga pasioni. Për pasojë pëlqyeshmëria e veprës së tyre shkakton natyrshmërisht edhe ndjesi pozitive tek të tjerët.

  1. AFTËSIA PËR T’U PËRSHTATUR

Të kuptosh kur duhet të vazhdosh të njëjtën udhë të nisur dhe kur ka ardhur momenti për një ndryshim të rrënjësishëm. Të kesh aftësinë për të kuptuar dhe vendosur ndryshime strategjike në vend të vajtimeve  për dështimin është tregues i njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale. Nëse do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që kemi bërë gjithmonë, do të thotë të  vazhdojmë të përftojmë atë që kemi përftuar gjithmonë, dhe jo atë çfarë dëshirojmë apo që na duhet.

  1. DËSHIRA PËR TË PARË SUKSES TEK TË TJERËT

Inteligjentët emocionalë nuk kënaqen të kenë sukses vetëm për veten e tyre. Ata kënaqen teksa frymëzojnë dhe të tjerët për të patur të njëjtin sukses.

Ata duket sikur zotërojnë një të vërtetë mbi jetën që jo të gjithë munden ta zotërojnë : E dinë që po të shpien miqtë dhe të njohurit e tyre  gjithashtu drejt arritjeve, rritjes dhe stimulimit të kënaqësive, do ti bëjnë edhe një nder të madh vetes: vetja do përballet dhe krahasohet me njerëz gjithashtu të një niveli të ngjashëm përveçse do jenë në gjendje të motivojnë dhe frymëzojnë njeri tjetrin për të realizuar ëndrrat individuale apo të përbashkëta.

10- Në çfarë thamë më sipër duket sikur inteligjenca emocionale implikon veçse rregullimin dhe kontrollin e emocioneve. Në fakt nuk bëhet  fjalë vetëm për këtë, ose  kjo nuk supozohet të implikojë  mbytjen e natyrshmërisë dhe dëshirës, përkundrazi. Bëhet fjalë për aftësinë për të identifikuar një emocion; për ta perceptuar, vlerësuar dhe shprehur atë; aftësinë për ti aksesuar emocionet tona dhe për ti krijuar ato kur na duhen për ndërmjetësimin e mendimit.

Nëse kuptuam që vlen atëherë mund të vetë pyetemi : ku jemi dhe ku duhet të jemi me emocionet tona? Të kultivojmë pak inteligjencë.

  • Share:
admin

Previous post

Grackat që ngre mosnjohja e Komunikimit
22 Korrik, 2020

Next post

Shpallen listat e maturantëve dhe datat e testimit në UET
6 Gusht, 2020

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET E UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET