UET hap dyert e vaksinimit anti-covid për studentët dhe stafin akademik
[:sq]

Në nisje të vitit të ri akademik, UET ka hapur dyert e vaksinimit kundër Covid-19 për të gjithë studentët dhe stafin akademik
Në kuadër të “Javës së vaksinimit masiv të studentëve”, fillimit të procesit mësimor dhe zbatimit të masave kundër Covid-19, Universiteti Europian i Tiranës i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Arsimit për vaksinim.
Prej orës 08:30-14:00, vaksinimi do të kryehet nga stafi mjekësor, në hollin e godinës A në UET.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi lajmëroi disa ditë më herët se me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor të gjithë universitetet të jenë të fokusuar vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve.
Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shprehu menjëherë gatishmërinë që në të gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit të vendosë në dispozicion ekipet e tyre të vaksinimit, për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij procesi.
“Meqënëse fillimi i vitit të ri akademik po afron dhe ne duam që të gjithë ju, pa përjashtim, të hyni në auditore pa rrezikuar shëndetin tuaj dhe të stafeve akademike, javën e ardhshme e kemi shpallur si ‘Java e vaksinimit masiv të studentëve’”, thuhej në njoftimin publik të ministres së Arsimit dhe Sportit.
Ministrja Kushi kërkoi bashkëpunimin e universiteteve, ndërsa përsëriti edhe njëherë apelin që studentët ta shftrytëzojnë këtë mundësi, me qëllimin për një vit sa më të mbarë akademik.
“Nga universitetet do të kërkoja sa më shumë bashkëpunim dhe koordinim me strukturat e shëndetësisë, për të venë në dispozicion të gjitha hapësirat e nevojshme për studentët dhe personelin e vaksinimit, ndërsa studentëve do t’u lutesha me gjithë zemër e do t’i inkurajoja fort që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi të re, me qëllim që viti i ri akademik të jetë sa më i mbarë e i suksesshëm.”
Ndërsa sot, ministrja Kushi e cila ka raportuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik tha se është menduar për të gjitha skenarët në rast se gjendja me Covid-19 përkeqësohet.
“Nëse gjendja me Covid përkeqësohet ne i kemi gati skenarët e mundshëm për mësim fizikisht, me alternim dhe online. Vijon trajtimi për aftësitë dixhitale të mësuesve, nëse kthehemi në mësim online. Kemi bërë arritje të mëdha”, tha ministrja Kushi.
Studentët e UET vaksinohen kundër Covid-19
Me përhapjen e koronavirusit në gjithë botën, më shumë se 300 milion nxënës e studentë në të gjithë botën e ndërprenë mësimin në auditor, gjë që për hir të së vërtetës duhet thënë që shkollat dhe universitetet nuk ishin përballur deri më sot.
Pas thirrjes së ministres Kushi, studentët në të gjithë vendin po i bashkohen gjithnjë e më shumë procesit të vaksinimit anti-covid me qëllim rikthimin në auditore.
Elda Canaj është studente e vitit të tretë, e cila i ka marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid. Për momentin ndodhet me Erasmus në Itali, por shumë shpejt do të kthehet në UET.
“Nuk e kuptoj pse studentët nuk vaksinohen. Po bëj gati dy muaj që nga vaksinimi me dozën e fundit dhe përveç se nuk pata asnjë efekt anesor ose simptomë, nuk jam ndeshur me asnjë problem shëndetësor, qoftë fizikisht ose psikologjikisht gjatë kesaj periudhe”, thotë ajo.
Ndërsa ato që ka dëgjuar “lart e poshtë” për vaksinimin i quan teori konspirative, duke sjellë në vëmendje edhe procesin e vaksinimit në vendin fqinj.
“Vendosa të vaksinohem pa marrë parasysh të gjitha teoritë konspirative dhe idetë abstrakte që hidhen mbi vaksinën, pasi e konsideroj si shumë të rëndësishme në forcimin e imunitetit ndaj Covid. Këtu në Itali janë vaksinuar të gjithë studentët, pasi jo vetëm që e kanë të detyrueshme në frekuentimin e mësimit, por gjithashtu e konsiderojnë, si shumë të rëndësishme për mbrojtjen ndaj Covid-19”, tregon Elda më tej.
Samuel Kurti është një tjetër student i UET, i cili tashmë është vaksinuar.
“Duke patur parasysh gjendjen e pandemisë globale, në të cilën ndodhemi, bërja e vaksinës e cila është e pranuar dhe e rekomanduar nga institucionet përkatese dhe që njihet si mjeti me efektiv kundër këtij “armiku” me të cilin po perballemi, m’u duk si veprimi më i logjikshëm për t’u ndermarrë”, shprehet Samueli, ndërsa tregon se u bind pas eksperiencës së vaksinimit të familjarëve të tij.[:en]
UET hap dyert e vaksinimit anti-covid për studentët dhe stafin akademik
Në nisje të vitit të ri akademik, UET ka hapur dyert e vaksinimit kundër Covid-19 për të gjithë studentët dhe stafin akademik
Në kuadër të “Javës së vaksinimit masiv të studentëve”, fillimit të procesit mësimor dhe zbatimit të masave kundër Covid-19, Universiteti Europian i Tiranës i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Arsimit për vaksinim.
Prej orës 08:30-14:00, vaksinimi do të kryehet nga stafi mjekësor, në hollin e godinës A në UET.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi lajmëroi disa ditë më herët se me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor të gjithë universitetet të jenë të fokusuar vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve.
Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shprehu menjëherë gatishmërinë që në të gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit të vendosë në dispozicion ekipet e tyre të vaksinimit, për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij procesi.
“Meqënëse fillimi i vitit të ri akademik po afron dhe ne duam që të gjithë ju, pa përjashtim, të hyni në auditore pa rrezikuar shëndetin tuaj dhe të stafeve akademike, javën e ardhshme e kemi shpallur si ‘Java e vaksinimit masiv të studentëve’”, thuhej në njoftimin publik të ministres së Arsimit dhe Sportit.
Ministrja Kushi kërkoi bashkëpunimin e universiteteve, ndërsa përsëriti edhe njëherë apelin që studentët ta shftrytëzojnë këtë mundësi, me qëllimin për një vit sa më të mbarë akademik.
“Nga universitetet do të kërkoja sa më shumë bashkëpunim dhe koordinim me strukturat e shëndetësisë, për të venë në dispozicion të gjitha hapësirat e nevojshme për studentët dhe personelin e vaksinimit, ndërsa studentëve do t’u lutesha me gjithë zemër e do t’i inkurajoja fort që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi të re, me qëllim që viti i ri akademik të jetë sa më i mbarë e i suksesshëm.”
Ndërsa sot, ministrja Kushi e cila ka raportuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik tha se është menduar për të gjitha skenarët në rast se gjendja me Covid-19 përkeqësohet.
“Nëse gjendja me Covid përkeqësohet ne i kemi gati skenarët e mundshëm për mësim fizikisht, me alternim dhe online. Vijon trajtimi për aftësitë dixhitale të mësuesve, nëse kthehemi në mësim online. Kemi bërë arritje të mëdha”, tha ministrja Kushi.
Studentët e UET vaksinohen kundër Covid-19
Me përhapjen e koronavirusit në gjithë botën, më shumë se 300 milion nxënës e studentë në të gjithë botën e ndërprenë mësimin në auditor, gjë që për hir të së vërtetës duhet thënë që shkollat dhe universitetet nuk ishin përballur deri më sot.
Pas thirrjes së ministres Kushi, studentët në të gjithë vendin po i bashkohen gjithnjë e më shumë procesit të vaksinimit anti-covid me qëllim rikthimin në auditore.
Elda Canaj është studente e vitit të tretë, e cila i ka marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid. Për momentin ndodhet me Erasmus në Itali, por shumë shpejt do të kthehet në UET.
“Nuk e kuptoj pse studentët nuk vaksinohen. Po bëj gati dy muaj që nga vaksinimi me dozën e fundit dhe përveç se nuk pata asnjë efekt anesor ose simptomë, nuk jam ndeshur me asnjë problem shëndetësor, qoftë fizikisht ose psikologjikisht gjatë kesaj periudhe”, thotë ajo.
Ndërsa ato që ka dëgjuar “lart e poshtë” për vaksinimin i quan teori konspirative, duke sjellë në vëmendje edhe procesin e vaksinimit në vendin fqinj.
“Vendosa të vaksinohem pa marrë parasysh të gjitha teoritë konspirative dhe idetë abstrakte që hidhen mbi vaksinën, pasi e konsideroj si shumë të rëndësishme në forcimin e imunitetit ndaj Covid. Këtu në Itali janë vaksinuar të gjithë studentët, pasi jo vetëm që e kanë të detyrueshme në frekuentimin e mësimit, por gjithashtu e konsiderojnë, si shumë të rëndësishme për mbrojtjen ndaj Covid-19”, tregon Elda më tej.
Samuel Kurti është një tjetër student i UET, i cili tashmë është vaksinuar.
“Duke patur parasysh gjendjen e pandemisë globale, në të cilën ndodhemi, bërja e vaksinës e cila është e pranuar dhe e rekomanduar nga institucionet përkatese dhe që njihet si mjeti me efektiv kundër këtij “armiku” me të cilin po perballemi, m’u duk si veprimi më i logjikshëm për t’u ndermarrë”, shprehet Samueli, ndërsa tregon se u bind pas eksperiencës së vaksinimit të familjarëve të tij.
[:]