UET – 10 PYETJE – PËRGJIGJE PËR ECURINË E SEMESTRIT TË DYTË TË VITIT AKADEMIK 2019-2020
UET – 10 PYETJE – PËRGJIGJE PËR ECURINË E SEMESTRIT TË DYTË TË VITIT AKADEMIK 2019-2020
I. RIKTHIMI NË AUDITOR; E ARDHMJA E ARSIMIT TË LARTË NË SHQIPËRI
- Kur do të rinisë mësimi në Universitetin Europian të Tiranës?
Sipas vendimit nr.190, datë 19.03.2020 të Ministrisë së Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale për “Mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-2019, mësimi është pezulluar deri në datë 3 Prill 2020. Për çdo afat tjetër të rinisjes së mësimit do njoftoheni menjëherë nëpërmjet kanaleve të komunikmit që UET disponon.
- Si do të jetë e ardhmja e Arsimit të Lartë?
E gjithë bota është në ndryshim të shpejtë sa 10 ditë më parë askush nuk mendoi se mund të ishim në këtë situatë. Ka aq shumë të panjohura, dhe UET ashtu si çdo institucion të arsimit të lartë privat apo publik do të zbatoj të gjitha rregullat dhe kushtet që do të vendosi qeveria shqiptare, për vazhdimin e procesit të mësimit. UET ka ngritur një grup të posaçëm refleksioni që kryesohet nga Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, për hartimin e një rregullore tranzitore për vijueshmërinë e procesit.
II. VITI AKADEMIK 2019-2020 / MËSIMDHËNIA, PROVIMET E NDËRMJETME/ DETYRAT E KURSIT
- Nëse periudha e pezullimit të mësimit do të zgjasë si do të veprohet me provimin e ndërmjetëm, pikët e seminarit, detyrat e kursit, seancat metodologjike të diplomave, mbrojtjet e diplomave të planifikuara në muajin mars 2020 etj.
Universiteti Europian i Tiranës, duke marrë parasysh situatën e pazakontë si shkak i Pandemisë COVID-19 do të hartojë menjëherë një rregullore tranzitore duke e përshtatur me të gjitha rregullat dhe ligjet në fuqi, ku për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 provimi i ndërmjetëm do të zhvillohet së bashku me provimin përfundimtar, në fund të semestrit. Temat e eseve do të publikohen në Sistemin LMS në javën e gjashtë dhe përtej kësaj jave, keni mundësi të punoni nga shtëpia dhe t’i ngarkoni në sistemin LMS, jo më vonë se java e 13-të e semestrit. Ndërkohë, sa i përket pikëve të seminarit, secili prej pedagogeve do të vlerësojë në varësi të angazhimit të studentëve në leksionet online dhe/ose nëpërmjet mini-detyrave/projekteve sipas rastit.
- Gjatë kohës që jemi në shtëpi sipas vendimeve të fundit të qeverisë, si mund të marrë më shumë informacion mbi leksionet dhe sisitemin online të mësimdhënies?
Universiteti Europian i Tiranës prej vitesh ka ngritur një sistem të menenaxhimit të mësimit online LMS (Learning Management System) ku mund të gjeni të gjitha temat e leksioneve dhe detyrat nga pedagogu i lëndës. Gjithashtu, UET ka ngritur së fundmi me anë të programit Microsoft Teams ndjekjen e leksioneve online për çdo lëndë në semestrin e dytë.
Zv. Rektor për Procesin Akademik, Prof. Dr. Tonin Gjuraj /email: [email protected] cel: +35568 60 77589
Sekretarja e Përgjithshme, Dr. Besarta Vladi/ email: [email protected]; cel: +35568 48 82007
Drejtori IT-së, Dr. Agim Kasaj/ email: [email protected]; cell: +35568 40 78468
III. KËRKIMI SHKENCOR DHE CIKLI I TRETË I STUDIMIT TË DOKTORATËS
- Si mund të vazhdoj punimin tim të doktoratës në kushtë të vetizolimit?
Edhe pse kjo situatë e pazakontë kërkon karantinimin në shtëpi, duket sikur është moment i përshtatshëm për doktorantët në sistem për të vazhduar me kërkimin shkencor. Për të krijuar grupe kërkimore virtuale jo vetëm me kolegët në Shqipëri por edhe në universitetet partnere që UET ka.
Të gjithë doktorantët në sistem, që janë në pritje të mbrojtjes së bardhë ose mbrotjes finale, mund të kontaktojnë për cdo paqartësi me zv.rektoren për Kërkimin Shkencor & ciklin e tretë, Prof. Dr. Drita Kruja/ email: [email protected]
- Ku mund të informohen për procesin e doktoratës dhe kërkimeve me universitetet partnere ndërkombëtare?
Zv. Rektore për Kërkimin Shkencor & ciklin e tretë, Prof. Dr. Drita Kruja/ email:[email protected] cel: +355 67 20 23838
Drejtuese e Zyrës së Projekteve & Partneriteteve Ndërkombëtare Dr. Ketrina Çabiri/ email: [email protected]
IV. KONTRATAT, KËSTET, PAGESAT E PRAPAMBETURA ÇËSHTJET FINANCIARE
- Në kushtet e izolimit në shtëpi, si mund të procedojmë me kryerjen e pagesave?
UET, në këto kushte të pazakonta, nuk do të aplikojë penalitetet për vonesën e kryerjes së pagesës, deri në normalizimin e situatës. Në momentin e parë që keni mundësinë e pagesës së këstit, mund t’i drejtoheni bankave ose të kryeni pagesën nëpërmjet platformës online banking në këto dy llogari:
Credins Bank:
Iban Euro: AL48 2121 1009 0000 0000 0005 0318
Iban Lekë: AL40 2121 1016 0000 0000 0004 6633
BKT Bank:
Iban Euro: AL11 2051 1519 4255 40CL TJCF EURA
Iban Lekë: AL38 2051 1519 4255 40CL TJCL ALLL
- Ku mund të informohem për mënyrën e pagesës, kontratën, dhe çështjet financiare?
Zv. Administratore Liri Maho/ email: [email protected] cel: +35567 205 2489
Përgjegjëse e Zyrës së Kontratës Merita Kotorri/ email: [email protected] cel: +35568 900 2023
V. VITI AKADEMIK 2020-2021/ PARAREGJISTRIMET, TARIFAT E STUDIMEVE, BURSA E STUDIMIT
- Jam një maturant/e dhe dua të aplikoj program studimi, bursë dhe të përfitoj nga reduktimi i tarifës në UET, por në kushtet e kufizimit të lëvizjeve si mund të aplikoj?
Edhe pse në kushtet e një situatë të pazakontë si shkak i pandemisë COVID-19, ju mund të aplikoni për Bursë Studimi, mund të bëni një pararegjistrim online duke përfituar reduktim të tarifës bazë gajtë kësaj periudhe.
- Ku mund të informohem për pararegjistrim, Bursë dhe trasferim të studimeve?
Zv.Rektor për Zhvillimin Institucional & Studentët Prof. Dr.Ermira Qosja, email:[email protected] Cel:+355692077020
Dekania e Studentëve, Dr. Elsida Sinaj, email: [email protected] cel:+355569 657 7401
Website: http://uet.edu.al/, email: [email protected], Cel: +35568 2016 616,
Rrjete Sociale: Facebook dhe Instagram: Universiteti Europian i Tiranë