10 studentët e huaj në UET nga Erasmus+, rrëfejnë eksperiencën e tyre
Në kuadër të programit Erasmus+, në Universitetin Europian të Tiranës, vinë çdo vit studentë nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian që janë pjesë e programit për të studiuar një semestër ose më shumë, sipas programit të tyre të studimit. Në këtë vit ky është rasti i dhjetë studentëve aktual që po kryejnë një semestër studimi në UET. Nëpërmjet rrëfimeve të tyre na japin eksperiencën se si e kanë parë dhe si e shohin cilësinë akademike të një universiteti në Shqipëri duke e krahasur me universitetet nëpër Europë. Duket qartë që eksperienca e mirë që patën nga UET ka bërë që dy prej tyre të bëjnë kërkesën për të qëndruar edhe një semestër të dytë ne Shqipëri, duke e parë UET si një universitet që nuk bën ndryshim nga universitetet ku ata studiojnë, nga Spanja, Turqia, Hungari dhe Polonia. Sipas tyre nuk ndryshon cilësia akademike dhe as jeta studentore që bëhet në ambjentet e UET.
Njëri nga studentët që ka zgjedhur të studjoj në UET semestrin e dytë jep përshtypjet më të mira për universitetin dhe gjithë Shqipërinë në tërësi duke i dhënë një fokus të veçantë mikpritjes dhe vendeve me peshë kulturore që vendi ynë ka. Ai quhet Daniel dhe vjen nga Spanja për të vazhuar një cilkël të shkurtër të studimit në Universitetin Europian të Tiranës.
“Unë vi nga Spanja dhe jam këtu në Tiranë me anë të programit Erasmus+. Tirana është vërtetë një vend shumë i bukur dhe gjatë kësaj kohe që kam shëtitur në Tiranë ajo çfarë më ka bërë përshtypje janë njerëzit. Këtu të gjithë janë shumë të dashur dhe mikpritës për ne që jemi të huaj. Në UET jam familjarizuar shumë me jetën studentore dhe me programet që ofrohen për ne. Unë kam patur fatin të shëtis më parë dhe tani veriun dhe jugun e Shqipërisë dhe dua të them që ka vende të cilat kanë mbetur thellë në kujtesën time si, Shkodra, Saranda, Vlora dhe shumë qytete të tjera të cilat kanë një histori të bukur. Po e shijoj kohën që më është dhënë për të qëndruar këtu duke njohur më shumë Shqipërinë në tërësi, njerëzit që dalin në rrugë, vetë studentët e UET dhe programet e studimit që unë do të studioj në semestrin e dytë. Deri tani kam një impakt shumë të mirë nga universiteti dhe nga çdo gjë tjetër këtu në Tiranë. Shpresoj dhe besoj se deri në fund, do të mbetet një eksperiencë e bukur për mua dhe do të jetë një motivim për ta vizituar Shqipërinë sërisht”.
Duket qartë se jeta në Tiranë dhe jeta studentore në UET është vërtetë e ngrohtë për këta studentë të huaj të cilët theksojnë fort cilësinë e komunikimit dhe programeve akademike që ne kemi në UET. Kjo traditë që Universiteti Europian i Tiranës ka krijuar tashmë duket se është në rrjedhën e duhur duke i dhënë një emër dhe një aspekt shumë pozitiv studimit në universitetet e Shqipërisë, konkretisht studimit në UET.
Një tjetër studente nga Universiteti i Almerisë, vjen në UET nga programi Erasmus+ për të studiuar semestrin e dytë për menaxhim biznesi.
“Unë jam Valeria dhe vi nga Universiteti i Almerisë për Menaxhim Biznesi. Më pëlqen shumë të studioj këtu në Tiranë dhe në Universitetin Europian të Tiranës sepse kam dëgjuar shumë fjalë pozitive. Ky universitet ka një vlerë shumë të madhe për mundësitë që i jep studentëve me programe si Erasmus+. Më pëlqen të studioj këtu sepse Tirana ka njerëz shumë të shoqërueshëm dhe një atmosferë shumë të ngrohtë. Unë mendoj se do shkojë shumë mirë kjo kohë që do kaloj në Tiranë sepse kam besim tek UET dhe tek studentët të cilët i kam takuar dhe më kanë lënë një përshtypje shumë të mirë”.
Programi Erazmus+ i jep të gjithë studentëve në UET, të zhvillojnë dhe shkëmbejnë njohuri dhe përvojë në institucione dhe organizata në vende të ndryshme. Studentët kanë një mundësi të artë për të njohur dhe studiuar në një gamë të gjërë në vende të ndryshme të Europës. Programi Erasmus + përfshin edhe studentët e huaj të vijnë dhe të shfrytëzojnë këtë program në Shqipëri, në Universitetin Europian të Tiranës, i cili si universiteti privat më prestigjoz prej vitesh ka pritur të trajnojë studentë nga shtete të ndryshme të cilët lënë pas përshtypjet e tyre më të mira për UET, për Tiranën dhe për Shqipërinë.