• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Avantazhet e profilizimit të studimeve në UET[:]

  • Date 1 Maj, 2019

[:en]

Avantazhet e profilizimit të studimeve në UET

125 profilet, të cilat janë përfshirë këtë vit në ofertën e re akademike të UET, janë një mundësi më tepër për studentët, në mënyrë që ata ta diferencojnë veten në një treg pune gjithnjë e më konkurrues dhe dinamik.

Lëvizja e njerëzve, shkëmbimi i ideve, mallrave, njohurive, parave në mbarë globin ka sjellë zhvillime të vazhdueshme, të cilat reflektojnë si në ekonomi ashtu edhe në sferën sociale, ekonomike, politike dhe kulturore në të gjitha vendet e botës. Globalizimi ka sjellë shumë ndryshime dhe tregu i punës është veçanërisht i ndikuar prej tyre. Në një botë më të ndërlidhur si kjo ku jetojmë, sfidat nuk janë pakësuar, përkundrazi, gjithsekush është në përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar përgatitjen personale, në mënyrë që t’i përgjigjet efektivisht mjedisit konkurrues dhe kërkesave gjithnjë e më të shumta të punëdhënësve. Ritmet e shpejta të ndryshimit i detyrojnë sipërmarrjet të jenë po aq “të shpejta”, korporatat e mëdha, por edhe bizneset më të vogla nuk kanë kohë për të humbur, ndaj presin që stafi i ri i rekrutuar prej tyre të jenë “menjëherë” një vlerë e shtuar për ta.

Punëdhënësit duan të punësojnë individë që dinë të reagojnë mirë ndaj sfidave të papritura, që janë komunikues të zotë dhe mbi të gjitha të aftë të kryejnë disa detyra njëkohësisht. Ata duan individë me aftësi në lidership, aftësi konceptuale të avancuara, që përdorin teknologjinë e avancuar apo kanë aftësi profesionale me vlerë të lartë dhe të sapodiplomuarit nuk përbëjnë përjashtim. Krahas këtyre kërkesave, të diplomuarit përballen edhe me një sfidë tjetër: diferencimin nga të tjerët. Për vite me radhë studentët kanë investuar në shkollimin e tyre për të fituar një diplomë, por mundësitë e shumta për studim që janë krijuar për të gjithë, bëjnë që ata të mos jenë të vetmit që zotërojnë një dëshmi të tillë aftësish. Si rezultat i një realiteti të tillë bashkëkohor kompleks, universitetet kanë rindërtuar strategjitë e tyre për përgatitjen e studentëve të tyre, në mënyrë që përballja me tregun kompetitiv global të punës të jetë më e kollajtë.

Zgjedhja i takon studentit

Në përgjigje të këtyre sfidave të reja që kanë përfshirë thuajse çdo fushë të jetës, UET ka riorganizuar ofertën e tij akademike, e cila akomodon të gjitha kërkesat e studentëve. Gama e gjerë e degëve të ofruara vjen si një përgjigje ndaj kërkesave të shumta që tregu ka sot për të rinj të përgatitur në disiplina të ndryshme, por edhe si një përgjigje ndaj vetë studentëve, të cilët kanë kërkuar gjithnjë më shumë mundësi zgjedhje në UET. Kjo ofertë gjithëpërfshirëse vjen me një risi: profilet.


Në thelb një profil i lejon studentit që aftësitë teknike apo njohuritë profesionale t’i zhvillojë edhe më tej, duke forcuar kështu shanset për një punësim të shpejtë pas diplomimit. Ky ndryshim në programet e reja dhe të përmirësuara të studimit, vjen si risi, në mënyrë që dija dhe kompetencat e studentit të zhvillohen në mënyrë të atillë që ai të jetë më i aftë për t’u përballur me jetën pas universitetit. Mundësitë për profilizim janë të shumta dhe studenti zgjedh në varësi të preferencave dhe objektivave personale. Për shembull një i diplomuar në Menaxhim Biznesi në ciklin Bachelor, mund të zgjedhë të ndjekë profilin Marketing nga pesë profilet e vëna në dispozicion për të, dikush që mbaron arkitekturë mund të profilizohet në Restaurim Monumentesh, një inxhinier informatike mund të zgjedhë Grafikë-Dizajn apo Hartim Softwere-sh, një i diplomuar në Psikologji mund të zgjedhë një profil Marketing etj., zgjedhja i takon studentit. Në përfundim, profili i përzgjedhur shënohet në diplomë.

Për 75 degët që ofron në pesë fakultetet e tij, UET mundëson 125 profile. Në këtë mënyrë diploma që studentët do të kenë në duar në përfundim të studimeve do të jetë një “instrument” për ta diferencuar veten më lehtë në tregun gjithnjë e më konkurrues të punës.

Profilizimi krijon avantazh, për shkak se tregon që kandidati ka njohuri më të thelluara në një fushë më të gjerë se konkurrentët e tjerë, që janë diplomuar për të njëjtën degë, por që nuk i kanë studimet e profilizuara. Të kesh një diplomë me një profil, i lë punëdhënësit të kuptojë natyrën “multitask” të aplikantit, dëshirën për të mësuar, si dhe aftësinë për të realizuar disa detyra njëkohësisht. Gjithashtu mund të jetë një avantazh për t’u punësuar në disa industri që ofrojnë vende pune specifike për të diplomuarit në programe interdisiplinare. Nga ana tjetër, profilet hapin një horizont të ri dhe i ndihmojnë studentët të kuptojnë më mirë se cilat janë interesat dhe qëllimet e tyre për të ardhmen dhe në këtë mënyrë mund të shërbejnë si orientim për të kuptuar se cili është hapi i radhës që duhet ndërmarrë në formimin e tij akademik.

Duke zgjedhur profilin që ata mendojnë më të përshtatshëm për karrierën e tyre, studentët e UET, kanë mundësinë të jenë më origjinalë dhe të diferencojnë veten në një treg pune konkurrues, me kërkesa gjithnjë e më të larta.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]E ardhmja kërkon studentë kreativë[:]
1 Maj, 2019

Next post

[:en]Studentët e UET, pjesë e një rrjeti të madh[:]
2 Maj, 2019

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET