Sinan Krasniqi: Mësuam më tepër mbi atë çfarë na pret nesër në profesion
Sinan Krasniqi: Mësuam më tepër mbi atë çfarë na pret nesër në profesion
Sinan Krasniqi është maturant në gjimnazin “Isa Boletini”. Ai është një nxënës ekselent me një mesatare 9.8 dhe ka pasion mjekësinë.
“Sapo dëgjova që kishin filluar aplikimet për të marrë pjesë në Forumin e Shëndetit Publik, isha një ndër të parët në shkollën time që u interesova. Kjo pa shkak sepse unë synoj që vitin tjetër, të ndjek studimet në fushën e mjekësisë”, tregon Sinani.
Ai shprehet në tërësi organizimi ishte shumë i mirë dhe shumë i dobishëm për të por edhe për moshatarët e tij.
“Mund të them se organizimi i këtij forumi ishte perfekt. Ato që mësuam ishin të reja për mua dhe pikërisht aplikimi që bëra në fillim ishte sepse kisha nevojë për një orientim më të mirë. Organizimi që bëri UET dhe IEP, ishte organizimi më i mirë jo vetëm për mua por për të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet sepse na informoi mbi atë çka na pret nesër jo vetëm në mjekësinë e përgjithshme por edhe në degët e tjera”, tregon Sinani.