Nga ideja te inovacioni!

START UP UET INNOVATION HUB nisi rrugëtimin e tij me energji, kreativitet dhe frymë sipërmarrëse!
Gjatë trajnimit të parë, studentët u njohën me hapat kryesorë të zhvillimit të një ideje biznesi, nga identifikimi i problemit dhe validimi i tregut, deri te ndërtimi i një modeli biznesi dhe përgatitja për prezantimin e tij.
Përmes diskutimeve interaktive, ushtrimeve praktike dhe shkëmbimit të ideve, ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt shndërrimit të ideve inovative në projekte konkrete.
Një ide sot, një startup nesër!
#UET #StartupUET #InnovationHub #Entrepreneurship





