• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Rekord i ri në UET, mbi 150 studentë ndërkombëtarë i bashkohen auditorit në vitin e ri akademik

  • Date 7 Tetor, 2026

Mbi 150 studentë ndërkombëtarë do të ndjekin studimet pranë Universitetit Europian të Tiranës në vitin e ri akademik 2026-2027. Rreth 70 prej tyre janë ulur këto ditë për herë të parë në auditor, ndërsa pjesa tjetër e studentëve pritet të mbërrijë në javët në vijim.

Ky është numri më i lartë i studentëve të huaj që UET ka pritur gjatë dy dekadave të veprimtarisë së tij, të cilët do të kalojnë pranë universitetit të paktën tre vitet e studimeve bachelor. Ata vijnë kryesisht nga India, por edhe nga vende të tjera të Azisë, Evropës apo Afrikës Veriore. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 120 studentë, do të studiojnë në programet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në Infermieri dhe Imazheri, ndërsa pjesa tjetër do të ndjekë programet e Inxhinierisë, Informatikës apo të Menaxhim Biznesit.

UET ka nisur prej vitesh procesin e ndërkombëtarizimit, përmes shkëmbimeve studentore në kuadër të programeve Erasmus+, e më tej nëpërmjet ofrimit të programeve bachelor në anglisht. Vitet e fundit, pas akreditimit edhe nga agjencia britanike The Quality Assurance Agency for Higher Education (QAA), ka nisur procesi i përthithjes së studentëve të huaj, të cilët shohin në Shqipëri një potencial për formimin e tyre akademik; disa për t’u kthyer pas studimeve në vendet e tyre, e të tjerë për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë.

Në fjalën e tij të mirëseardhjes, presidenti i UET, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, tha se kishte paralajmëruar, tre vite më parë, gjatë një ceremonie diplomimi, se nuk do të ishte e largët dita në të cilën do të mbante për studentët një fjalim në anglisht. Në vijim të procesit të ndërkombëtarizimit akademik, të ndjekjes së standardeve europiane në mësimdhënie dhe kurrikula, Prof. Xhepa tha se shumë shpejt do të ndërkombëtarizohet gjuha dhe anglishtja mund të bëhet gjuha zyrtare e UET.

“Jemi shumë të kënaqur dhe mirënjohës ndaj të gjithë njerëzve që kanë punuar në këtë projekt shumë sfidues. Në thelb, ai u iniciua nga universiteti ynë, me mbështetjen e fortë të qeverisë shqiptare dhe të vetë kryeministrit, duke u përpjekur t’i shtyjnë këto procese përpara dhe ta bëjnë më të lehtë regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë në programet tona akademike”, theksoi Xhepa, duke i siguruar të rinjtë se pranë UET do të gjejnë arsim cilësor, i cili përputhet me standardet e universiteteve të tjera të njohura në Bashkimin Europian.

Xhepa shprehu gatishmërinë e universitetit, të zyrave përkatëse, të stafit akademik dhe administrativ për t’i ndihmuar studentët në këtë tranzicion të jetës së tyre, për t’u ofruar ndihmën maksimale në lehtësimin e procesit të integrimit me kulturën dhe mënyrën e jetesës në Shqipëri. E njëjta mbështetje u artikulua edhe nga drejtuesit e tjerë të universitetit, jo vetëm si një çështje përgjegjësie institucionale, por edhe morale e njerëzore, të cilat ndanë eksperiencat e tyre si studentë ndërkombëtarë gjatë ndjekjes së studimeve universitare apo pasuniversitare në institucione të ndryshme europiane.

E teksa firma e tij ndodhet në kërkesat apo kontratat e studimit, administratori i UET, Tildi Çadri, tha se do të ishte shumë i lumtur të nënshkruante bursa, projekte apo iniciativa që mund të vijnë nga secili prej studentëve ndërkombëtarë. Ai theksoi se gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë është më e lehtë për studentët e huaj, krahasuar me kohën kur ai studionte në Bullgari, por kjo edhe sepse universitetet tashmë kujdesen ta bëjnë jetën studentore jo vetëm më cilësore, por edhe më të larmishme.

“Është një nga pikat tona të forta krijimi i një rrjeti me kolegët dhe studentët, por edhe me aktorët e ndryshëm që janë pjesë e rëndësishme e zhvillimit dhe rrugëtimit tuaj”, theksoi Çadri. Sipas tij, mbetet po aq i rëndësishëm formimi akademik dhe praktika profesionale, veçanërisht për programet në të cilat ata do të studiojnë. UET ka ndërtuar prej vitesh një lidhje të fortë me biznesin, industrinë dhe institucionet lokale, të cilët mirëpresin studentët dhe u mundësojnë internshipe apo praktika profesionale.

“Ne po flasim për një rrjet prej rreth 280 marrëveshjesh, jo thjesht formale, por plotësisht funksionale, në mënyrë që ju të merrni përvojën praktike dhe perspektivën e punësimit. Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht nëse dëshironi të përshpejtoni hyrjen tuaj në tregun e punës”, nënvizoi Çadri, duke inkurajuar studentët e rinj të bëhen pjesë aktive e komunitetit UET, të aktiviteteve të ndryshme në auditor, të formueve, panaireve të punës apo ngjarjeve ekstrakurrikulare.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Prof. Asoc. Dr. Orjola Pampuri, dhe drejtuesja e Departamentit të Infermierisë, Prof. Asoc. Dr. Dorina Dervishi, të cilat presin edhe numrin më të lartë të studentëve ndërkombëtarë, shprehën kënaqësinë dhe gatishmërinë e tyre për të nisur këtë rrugëtim të ri, sa emocionues, aq edhe angazhues, me përgjegjësi nga të dyja palët.

“Programet dhe studimet që keni zgjedhur kanë një mision për të ardhmen tuaj. Ju do të jeni në gjendje të ndryshoni jetën e njerëzve”, u shpreh Pampuri.

Profesorja Dervishi u ndal në fjalën e saj te programi i Infermierisë, duke theksuar se në UET kurrikulat përditësohen vazhdimisht, në mënyrë që studentët të fitojnë aftësitë më të mira, falë të cilave do të jenë në gjendje ta ushtrojnë profesionin në vende të ndryshme.

“Ndoshta java e parë do të jetë paksa e vështirë për t’u përshtatur dhe për të komunikuar, por në të ardhmen jam e sigurt se do t’ia dalim shumë mirë. Në fund të studimeve, pse jo, mund të flisni edhe shqip dhe të bëheni pjesë e sistemit tonë me shumë krenari”, theksoi Dr. Dervishi.

Për studentët që zgjedhin të studiojnë në një universitet dhe në një shtet tjetër, është mjaft e rëndësishme njohja e infrastrukturës së universitetit, por edhe e qytetit, mjeteve të transportit, kostos së jetës, si edhe njohja me kulturën dhe qytetet e tjera turistike. Dr. Kristi Çela, këshilltar akademik pranë Zyrës së Studentëve Ndërkombëtarë në UET, bëri një prezantim të shkurtër të Tiranës dhe Shqipërisë, për të krijuar një panoramë sa më të qartë të asaj se çfarë mund të bëjnë gjatë qëndrimit të tyre.

Zyra e Studentëve Ndërkombëtarë ndjek në vijimësi rrugëtimin e studentëve që studiojnë pranë UET dhe asiston për akomodimin e tyre, por edhe për të gjitha çështjet që ata hasin, nevojat dhe orientimet që u duhen.

Joni Shtambari, pjesë e kësaj zyre, i cili ka asistuar në procesin e aplikimit për viza, shpjegoi për studentët EUT Buddy Program, një program i dedikuar për studentët e huaj, i cili i shoqëron dhe i ndihmon që nga dita kur ata vijnë në Shqipëri dhe deri në momentin që mbarojnë studimet. Ai mbështetet në praktikat më të mira të cilat përdoren sot nga universitetet evropiane, kryesisht për studentët e shkëmbimit Erasmus+. Në UET, programi do t’i asistojë gjatë të trija viteve akademike, duke ua bërë më të lehtë përshtatjen me vendin dhe kulturën, dhe duke shërbyer si një udhërrëfyes i studentëve gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Tag:Infermieri, Selami Xhepa, studentë ndërkombëtarë

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

HR Club 2026: A duhet të bëhet Inteligjenca Artificiale pjesë e kurrikulave të universiteteve?
7 Tetor, 2026

You may also like

830594396_18565358803072874_1187584718974174894_n
HR Club 2026: A duhet të bëhet Inteligjenca Artificiale pjesë e kurrikulave të universiteteve?
2 Tetor, 2026
799839467_10238836761630439_7185540255718359924_n
Pas 5 përballjeve të forta, studenti i UET, Mal Sahiti, shpallet kampion në EUSA 2026
2 Tetor, 2026
22
Starton SMART-XFER, projekti i parë i Horizon Europe i fituar dhe koordinuar nga Universiteti Europian i Tiranës
1 Tetor, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë