UET Innovation Hub
Nga ideja te startup-i
UET Innovation Hub është inkubatori universitar i Universitetit Europian të Tiranës, i krijuar për të mbështetur zhvillimin e ideve inovative dhe sipërmarrjen e bazuar në dije. Hub-i lidh studentët, akademinë, ekspertët dhe industrinë përmes trajnimit, mentorimit, zhvillimit të produkteve, validimit në treg dhe krijimit të mundësive për komercializim.
UET Innovation Hub in Numbers
Tre fushat prioritare
Media & Digital Content
Podcaste, storytelling, media digjitale dhe kanale edukative.
Ekonomia Digjitale & Teknologjia
AI, Big Data, aplikacione teknologjike dhe IT.
Ekonomia e Gjelbër & Sipërmarrja Sociale
Zgjidhje me ndikim mjedisor dhe zhvillim të qëndrueshëm.
UET Innovation Hub është një strukturë e dedikuar për nxitjen e inovacionit dhe sipërmarrjes universitare. Ai synon të krijojë një urë të qëndrueshme mes arsimit akademik, ekspertizës profesionale dhe nevojave të tregut, duke i orientuar idetë premtuese drejt zhvillimit të modeleve të biznesit, prototipeve/MVP-ve dhe startup-eve të qëndrueshme.
Përmes një programi të strukturuar inkubimi dhe mentorimi, pjesëmarrësit marrin mbështetje në fusha si business model, marketing dhe kërkim tregu, financë, komunikim, media entrepreneurship, pronësi intelektuale, validim tregu, pitch dhe akses në mundësi financimi kombëtare dhe ndërkombëtare.
Objektivat
Të identifikojë dhe zhvillojë ide inovative me potencial për t’u kthyer në startup-e.
Të fuqizojë aftësitë sipërmarrëse, digjitale dhe të komunikimit të ekipeve të përzgjedhura.
Të mbështesë zhvillimin e prototipeve/MVP-ve dhe validimin e tyre në treg.
Të krijojë lidhje mes studentëve, mentorëve, ekspertëve, industrisë dhe aktorëve të ekosistemit të inovacionit.
Të mbështesë formalizimin dhe komercializimin e startup-eve më premtuese.
Fazat e Programit
Ngritja e strukturës & Media Lab
Formalizimi i ekipit, ngritja dhe pajisja e Media Lab, komunikimi i programit dhe organizimi i takimit hyrës.
Para-inkubimi & mentorimi
Strukturimi i modeleve të biznesit, trajnimet praktike dhe sesionet e mentorimit individual dhe në grup.
Inkubimi & zhvillimi i MVP-së
Zhvillimi i prototipeve/MVP-ve, produksionet në Media Lab, validimi në treg dhe këshillimi ligjor/financiar.
UET Innovation Day / Media Demo Day
Prezantimi i prototipeve përpara jurisë, ekspertëve dhe aktorëve të ekosistemit; ndarja e granteve/çmimeve sipas projektit.
Komercializimi & hyrja në treg
Formalizimi i startup-eve fituese, orientimi për financim dhe përgatitja për aplikime kombëtare e ndërkombëtare.
Kalendar orientues
| Periudha | Fokus kryesor |
|---|---|
| Gusht | Struktura, Media Lab, dukshmëria |
| Shtator | Kick-off, para-inkubim, mentorim |
| Tetor | Inkubim, MVP, Media Lab, validim |
| Nëntor | Innovation Day / Demo Day, mbështetje ligjore-financiare |
| Dhjetor | Formalizim, hyrje në treg, raportim |
UET Media Lab është komponenti infrastrukturor i UET Innovation Hub: një hapësirë e dedikuar për podcast, video dhe prodhim të përmbajtjes digjitale. Studioja shërben si mjedis praktik për prototipim, storytelling, prezantime, intervista, materiale promovuese dhe zhvillimin e komunikimit të startup-eve.
- Podcast & video production
- Digital storytelling
- Demo videos për produkte/MVP
- Pitch recordings dhe prezantime
- Përmbajtje promovuese për startup-et dhe aktivitetet e Hub-it
Mentors
ACTIVITIES & NEWS
Startups
Na kontaktoni
Për pyetje mbi UET Innovation Hub, programin, aktivitetet, mentorimin ose mundësitë e bashkëpunimit, na shkruani direct ose na vizitoni.
Ky projekt zbatohet nga Universiteti Europian i Tiranës (UET) me mbështetjen financiare të Startup Albania dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

