• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Enxhi Nasufi në Alumni Talk UET për librin e saj të parë: Arti ma ka shpëtuar shpirtin miliona herë

  • Date 4 Prill, 2026

Rehatuar në ulësen e avionit dhe e përpirë nga subjekti i romanit, ndaloi menjëherë leximin pas togfjalëshit “shpirtra binjakë”. Trazoi diçka ky term në kujtimet e historisë së sapopërfunduar të dashurisë. Në bisedë e sipër me autorin Klajdi Thaçi, gjatë shpjegimit të nocionit “twin flame”, të një dashurie të thellë, të rrëmbyer, intensive dhe e destinuar për një fund jo të lumtur, mori tjetër kuptim ajo që kishte ndodhur në jetën e saj. Shpirtra të tillë, edhe pse duket sikur njihen prej jetësh, japin dhe plotësojnë njëri-tjetrin, nuk mund ta kenë fundin bashkë. Kishte kohë që hidhte rrëmujshëm në letër ndjenjat dhe emocionet e veta, me dëshirën për t’i botuar në një libër, po aq e vetëdijshme se nuk mund ta mbyllte e vetme këtë histori. E njohur me librat e tjerë të Thaçit, Enxhi Nasufi i kërkoi atij të bëhej bashkautor i librit të saj. Kështu erdhi në dritë romani “E fshehta e syve të tu”, botuar në shkurt të këtij viti.

“Kam shkruar çdo gjë që është e vërtetë, të gjithë historinë time, vërtetësinë, emocionet e mia, dashurinë time të madhe, kam veten time të vërtetë. Pastaj ishte aftësia e Klajdit që mbi gjithë rrëfimet e mia ndërtoi narrativën, futi trillimin dhe personazhet e tjerë”, tregoi Enxhi Nasufi në auditorin e Universitetit Europian të Tiranës gjatë një bashkëbisedimi me studentët në Alumni Talk, një forum i hapur për të gjithë studentët e diplomuar të këtij universiteti.

Subjekti, në dukje i thjeshtë, rrëfen historinë e Elorës, jeta e së cilës ndryshon katërcipërisht kur sytë e saj takohen me ata të Elionit. Ai kryqëzim i rastësishëm, edhe pse autorja nuk beson te rastësitë, u bë shkak i fortë dhe i pashpjegueshëm i gjithë marrëdhënies së mëvonshme. “Në momentin e parë që i hasa, sytë e tij më janë dukur të njohur, edhe pse atë person nuk e kisha takuar kurrë më parë”, rrëfeu Enxhi.

Në përpjekjen për të kuptuar këtë lidhje të paqartë, një rol të rëndësishëm luan Sibeli, psikologia e përbashkët e çiftit, e cila ndihmon personazhin të njohë më mirë dhe më thellë veten dhe intuitën e saj. Paralelisht me këtë histori, zhvillohet edhe rrëfimi i Marie Vorpsit, një gruaje të lënduar nga një martesë e dhunshme dhe nga një realitet patriarkal që e ka shtypur për vite me radhë.

“Libri është i bazuar në histori të vërtetë, sepse është historia ime e dashurisë. Por përtej saj, unë kam dashur të prek tema sociale apo problematika që kemi ne si shoqëri. Në libër flitet për dhunën në familje, flitet për narcizmin si një tipar që unë mendoj se vitet e fundit po del kaq shumë në sipërfaqe tek njerëzit. Flitet për divorcin. Unë vij nga një familje e divorcuar”, pranoi autorja më tej gjatë bashkëbisedimit.

Përmes linjës së historisë pranohen shumë të vërteta të thëna dhe të pathëna të Enxhit, vajzës së njohur të ekranit, fitueses së spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”, moderatores së mëngjeseve. Janë të vërteta që ajo i pranon me zë të lartë, si një shërbim që ia bën vetes, me shpresën dhe dëshirën se do të ketë një impakt sado të vogël edhe në shoqëri. Dëshiron që njerëzit të vetëdijësohen se nuk ka asgjë të pazakontë të shkosh te terapisti, ashtu siç ajo e ka bërë dhe e bën akoma. Apo që gjithsecili të pranojë faktin se asnjë familje nuk është perfekte, pasi ka problematika të çfarëdollojshme. “Edhe unë kam parë gjëra në familjen time që absolutisht i kam vlerësuar, pasi kanë krijuar një pjesë shumë të rëndësishme të shtyllës time kurrizore, ashtu siç ka pasur kaos dhe probleme që unë kurrsesi nuk do të doja t’i kaloja te familja ime e ardhshme apo te fëmijët e mi”, tha autorja.

Librin e cilësoi një thirrje për lexuesin, për të reflektuar, për të biseduar dhe pranuar me veten, për të folur me demonët dhe për t’i qetësuar ata. Katarsisi nuk është nevojë, ai është domosdoshmëri. Dy vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për Enxhi Nasufin. Kanë qenë të bukura, të forta, të trazuara, të suksesshme dhe transformuese. I kanë sjellë gëzim, lumturi, përmbushje, por edhe shumë lëndime, të cilat ajo nuk i la të kalonin në heshtje. Donte t’u jepte një kuptim. Zgjodhi artin dhe letërsinë për ta përkthyer dhimbjen dhe lumturinë, të cilat autorja tha se i kishte përjetuar deri në thelb.

“Arti ka një fuqi të jashtëzakonshme të shërojë. Mua arti ma ka shpëtuar shpirtin miliona herë dhe vazhdon ta bëjë, dhe e di që do ta bëjë gjithmonë. Përmes këtij rrëfimi unë kam shpëtuar veten time, por edhe kam zgjedhur të jem më pranë njerëzve. Ashtu si unë, dua që njerëzit të flasin lirisht për dhimbjen. Nuk dua që të vuajnë në heshtje. Unë e them gjithmonë se edhe kur jemi të thyer, jemi shumë të bukur.”

Pas këtij libri biografik, autorja ende nuk ka një plan për një roman të dytë. Sytë e saj janë kthyer te poezia, ku duket se po gjen mjaft inspirim mes emrave të njohur të këtij arti të magjishëm të fjalës. Nga ana tjetër, nuk lë pas dore ëndrrën e saj të madhe: televizionin. E përfolur pas largimit nga Top Channel, moderatorja zbuloi se shumë shpejt do të vijë me surpriza të tjera. Pa pranuar të tregojë emrin e ekranit, ajo tha se publiku do ta shohë në një format të ri, ku do të ndërlidhë pasionet e saj: moderimin, këngën, kërcimin etj.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Sipërmarrës në fushën e inxhinierisë, Albert Zogo: Shifrat flasin, por partneritetet janë çelësi i suksesit
4 Prill, 2026

You may also like

HHA_6071 (1)
Sipërmarrës në fushën e inxhinierisë, Albert Zogo: Shifrat flasin, por partneritetet janë çelësi i suksesit
4 Prill, 2026
447A8930
Ish-ministri Arbjan Mazniku në UET për reformën administrativo-territoriale: Bashkitë jo plotësisht eficente
3 Prill, 2026
HHA_5168_50
Nga Shqipëria në New York për të themeluar firmën e tij ligjore, Altin Nonaj: Ja si të hapni një biznes në Amerikë
31 Mars, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë