UET prezanton dy projekte Jean Monnet

UET prezanton dy projekte Jean Monnet/ Ambasadorja e BE-së: Është nder edhe për universitetet europiane të fitojnë programe të tilla.
Jean Monnet Centre of Excellence dhe Jean Monnet Chair: EU Financial and Insurance Markets Regulation janë dy projektet e reja të fituara nga Universiteti Europian i Tiranës. Këto programe që financohen nga Bashkimi Europian kanë për qëllim thellimin e njohurive për të kuptuar më mirë BE-në, në të gjitha fushat. Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann theksoi se marrja e këtyre programeve i bën nder universiteteve dhe t’i fitosh nuk është e lehtë as për universitetet europiane


