• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Studentët e Klubit të Arteve surprizojnë me vendosjen në skenë të “Tri mendje në ankand”

  • Date 6 Mars, 2025

Tingujt dramatikë mbulojnë skenën. Prej saj vijnë tre ulërima gruaje, ndjekur nga britma ankuese e një burri. Dy gra dëgjohen të dialogojnë duke lënë të kuptohet se ndodhen në spital. “Në këtë çmendinë të gjithë janë të çmendur”, thotë njëra prej tyre, ndërsa vijojnë shkëmbimin absurd:

– Dëgjon gjë?
– Ëhë…
– Çfarë dëgjon?
– Asgjë. Dëgjoj qetësinë.

Është vetëm një episod i asaj se çfarë ndodh në dhomën 13 të çmendinës ku kurohen tre paciente. Tre gra me profesione të ndryshme, të cilat vijnë nga një e shkuar që as ato vetë nuk e dinë cila është, preokupimin e vetëm kanë gjetjen e një zgjidhjeje për vrimat e psikiatrisë. Historia plotësohet me një tjetër pacient burrë që nuk flet, vetëm dëgjon dhe vuan, një infermier dhe një zonjë e huaj që viziton këtë psikiatri shqiptare.

Është ky në vija të përgjithshme subjekti i dramës satirike të shkruar nga dramaturgu vlonjat Ferdinand Hysi, që studentët e Klubit të Arteve e vendosën në sallën e shfaqjeve të Universitetit Europian të Tiranës. Nën udhëheqjen e pedagogut Armand Bora, studentë të Departamentit të Arteve të Aplikuara, profili aktrim, regji dhe grafik-dizajn sollën përmes interpretimit dhe konceptit të tyre, një shfaqje jo aq të panjohur për publikun shqiptar. Drama satirike “Tri mendje në ankand” është shkruar nga Hysi në 1993-in, për t’u vendosur një vit më vonë në skenë nga regjisori Armand Bora me trupën e aktorëve të teatrit të Vlorës. Madje ata u përfaqësuan me sukses në një festival mbarëshqiptar teatror duke rrëmbyer tre çmime.

“Kjo vepër shënon fillimin e rrugëtimit tim artistik në fushën e teatrit. Shpresoj që edhe për këtë brez studentësh, me të cilët unë kam fatin të punoj, të jetë një ogur i mirë dhe një fillim i mbarë në karrierën e tyre artistike”, u shpreh Bora.

Shfaqja është vendosur përgjatë viteve nga aktorë e regjisorë të ndryshëm, duke i qëndruar besnik subjektit të autorit ku personazhet janë burra. Një zgjedhje krejt ndryshe ishte kjo e studentëve të Universitetit Europian të Tiranës duke e sjellë përmes lojës aktoriale të vajzave të talentuara. Studentet Desantila Vaka, Grejsi Xhani dhe Olivia Doraci mbajnë peshën më të madhe të shfaqjes, ndërsa Emiljano Mehmetaj e Elgis Peti janë në rolin e pacientit – popull dhe infermierit. Regjia e shfaqjes bëhet nga Migena Gjyla me ndihmën e Tefta Markut në rolin e Asistent Regji, ndërsa producentë janë Genc Zaimi dhe Elised Brahimllari.

Për studenten e vitit të parë bachelor në degën regji, Migena Gjyla, kjo është shfaqja e dytë që vë në skenë por e para në Universitetin Europian të Tiranës. Ajo shprehet e lumtur për bashkëpunimin që ka pasur me gjithë studentët e tjerë, për të arritur në një rezultat të tillë të pëlqyer dhe të duartrokitur nga publiku.

“Në fillim kur e kemi nisur ishim shumë të përhumbur, pa një ide të qartë si do të shkonte dhe ka qenë shumë e vështirë të ishim në të njëjtën linjë. Megjithatë ia dolëm të mblidheshim, kemi bërë prova korrekte për një punë që nuk e menduam se do të ishte kaq e madhe”, shprehet Migena.

Vendosja në skenë e kësaj shfaqje nuk ishte në kuadër të detyrimeve akademike, por shprehje e vullnetit dhe dashurisë që studentët kanë për artin dhe teatrin. Ideja e klubeve studentore, një koncept novativ për ambientin akademik në Shqipëri që tashmë ka krijuar traditën e vet në UET, bën bashkë studentë nga programe të ndryshme studimi që kanë të njëjtin pasion. I tillë është edhe Klubi i Arteve, tashmë i ristrukturuar, duke shkrirë në një Klubin e Muzikës dhe Teatrit. Përveç studentëve të Departamentit të Arteve të Aplikuara, ai është i hapur për të gjithë studentët që duan të angazhohen dhe investohen në një pasion të caktuar.

“Në kuadër të klubit vendosëm të pranojmë edhe studentë që nuk studiojnë te Artet Skenike, duke mirëpritur edhe nga Drafik-Dizajn, që i dhanë vërtet bukuri punës. Padyshim, dikush që nuk studion për një degë të caktuar apo fushë të caktuar e sjell pasioni dhe ata e treguan këtë me shfaqjen e tyre”, u shpreh pedagogu Armand Bora.

Duartrokitjet ishin të gjata dhe ovacionet të shumta për secilin prej interpretuesve në fund të shfaqjes, jo vetëm nga studentët e pedagogët në UET, por edhe figura të fushës së artit e të njohur të secilit prej aktorëve. Regjisori Bora theksoi se ky ishte shpërblimi më i mirë i gati dy muajve përgatitje dhe prova. “Jam tashmë i sigurt që shfaqja e kaloi testin, e kaloi provën, dhe është gati për t’u prezantuar për një publik më të gjerë në një prej sallave teatrore në Tiranë .”

Pjesë e Departamentit të Arteve të Aplikuara, në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Edukimit të Arteve Liberale, përveç Arteve Skenike janë edhe Artet Muzikore dhe Pamore. Studentë të këtyre profileve janë bërë pjesë e ekspozitave apo shfaqjeve jashtë ambienteve akademike, duke kaluar kështu provën e madhe të talentit që zotërojnë dhe suksesit që i pret në të ardhmen.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Studentët e Arteve Pamore çelin ekspozitën e parë në COD
6 Mars, 2025

Next post

POLIS 23 nr. 2/ Perspektiva globale bashkon kërkuesit shkencorë nga Tajlanda, Lituania, Ukraina dhe Shqipëria
7 Mars, 2025

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET