• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Pas projekteve disavjeçare, UET thellon bashkëpunimin me universitetin holandez Saxion

  • Date 14 Shkurt, 2025

Universitet janë vendi më efektiv për të rrëzuar muret e për të ngritur urat, jo vetëm mes komunitetit akademik e studentor, por mes shoqërive. Themelet hedhura prej tyre janë themele njerëzore që afrojnë popujt, gjuhët e kulturat. Një shembull i shkëlqyer i këtij impakti mund të vihet re mjaft qartë nga bashkëpunimi mes Universitetit Europian të Tiranës dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara Saxion të Holandës.

Pas projekteve të përbashkëta të suksesshme disavjeçare dhe vizitave studimore në kuadër të Blended Project, dy institucionet kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në funksion të përmirësimit të cilësisë akademike dhe shtimit të kërkimit shkencor, përmes firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit.

Rektorja e UET, prof. dr. Drita Kruja, së bashku me përgjegjësen e Departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara, dr. Anjeza Xhaferaj dhe pedagogët prof. dr. Kristaq Xharo dhe prof. asoc. dr. Blendi Lami pritën një delegacion nga universiteti holandez, ku biseduan më tepër për termat e bashkëpunimit dhe interesat e të dy palëve në funksion të rritjes profesionale të studentëve.

Pas njohjes me kryeqytetin e Shqipërisë, duke qenë se disa prej pedagogëve holandezë e shkelnin për herë të parë vendin tonë, ata zhvilluan një tur në Universitetin Europian të Tiranës. Delegacioni, i cili drejtohej nga Janco Bonnink, drejtor i Arsimit dhe Mbështetjes së Studentëve në Saxion, përbëhej nga: Christiaan Kiffen, menaxher i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Programeve; Joyce te Bos, menaxhere e Grupit Kërkimor për Demokracinë e Qëndrueshme; Anne Wichers, koordinatore e programit Erasmus dhe Gerry Stegeman, drejtuese e ndërkombëtarizimit në Shkollën e Qeverisjes, Ligjit dhe Zhvillimit Urban.

Rektorja Kruja bëri një prezantim të historikut dhe zhvillimit të këtij universiteti, zgjerimit dhe rritjes ndër vite, i cili tashmë është kthyer në një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend.

Përveçse për fakultetet, programet e studimit, studentët në rritje, revistat dhe konferencat shkencore që UET zhvillon, prof. Kruja tha se një element i rëndësishëm i këtij universiteti mbetet ndërkombëtarizimi përmes pjesëmarrjes në programet Erasmus+, ofrimit të shkëmbimeve studentore dhe akademike, duke krijuar një network të pasur dhe me vlerë me homologët ndërkombëtare.

“Kemi bashkëpunime me 120 universitete në rajon dhe botë. Po ashtu kemi bashkëpunime me 500 biznese, kompani, organizata etj., për të mundësuar internshpie dhe punësim për studentët tanë”, u shpreh Kruja.

Duke bërë një prezantim të shkurtër të Saxion, Janco Bonnink tha se ky universitet ka 25 mijë studentë, 2800 persona staf akademik dhe 70 programe studimore në bachelor, master e doktoraturë.

Pasi vlerësoi bashkëpunimin e deritanishme, Bonnink tha se nuk është rastësi që ndodhen në ambientet e UET-it. “Është një ndjenjë e mirë për këtë bashkëpunim dhe dua që të vazhdojmë këtë në fusha të tjera. Ka shumë për të mësuar për studentët dhe për të përmirësuar.”

Universiteti i Shkencave të Aplikuara Saxion, megjithëse u krijua në formën e tij aktuale pak dekada më parë, kur Hogeschool Enschede dhe Hogeschool IJselland u bashkuan në 1998, rrënjët e Saxion mund të gjurmohen në 1875. Ai është një nga institucionet më të mëdha akademike në Holandë, me fokus të qartë në kërkimin shkencor.

Përtej bashkëpunimeve në kuadër të projekteve të Komitetit Europian, të menaxhuara nga Gerry Stegeman (koordinatore e projekteve ndërkombëtare) dhe Joyce te Bos (lektore/hulumtuese) në Saxion dhe pedagogët Blendi Lami dhe Kristaq Xharo në UET, marrëveshja e bashkëpunimit mes dy institucioneve zgjeron gamën e shkëmbimeve akademike, studentore dhe aktiviteteve shkencore, që përcaktohen nga vetë universitetet.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Studentët prezantojnë asistentin ligjor, platforma që të përball me ligjin
14 Shkurt, 2025

Next post

“Nga izolimi te integrimi”, UET sjell studimin e parë në Shqipëri për mediat dhe integrimin në BE
21 Shkurt, 2025

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET