UET nderon me certifikata mirënjohjeje skuadrën e futbollit Sport Club, fitoi kupën debutuese “FSHF Sunday League Albania”
Universiteti Europian i Tiranës ka vlerësuar me certifikata mirënjohjeje skuadrën e futbollit UET Sport Club, e cila u shpall fituese e kupës debutuese “FSHF Sunday League Albania”.
Ndeshja finale u zhvillua më 19 prill në Shtëpinë e Futbollit- FSHF, ku UET Sport Club triumfoi me rezultatin 5:0, përballë skuadrës FC Tigres.
Në nje ceremoni të zhvilluar në ambientet e universitetit me drejtues, pedagogë, përfaqësues të FSHF-së, studentë të sportit dhe të klubit sportiv, u fol për rëndësinë e këtij rezultati që arrihet në një kompeticion të madh, i konsideruar si kategoria e katërt dhe që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Skuadra e UET Sport Club, me trajner profesorin prof. assoc. dr. Tomi Treska dhe kapiten msc. Marjo Shabanaj, përbëhet aktualisht nga pedagogë të UET dhe studentë të klubit sportiv. Ata ndanë me të pranishmit pasionin për futbollin, eksperiencën e rrugëtimit në këtë kampionat, sfidat e hasura, emocionet e fitores dhe ambiciet për t’u përfshirë në kampionate të tjera.
Drejtuesit e universitetit parashtruan projektet e ardhshme në kuadër të fuqizimit të skuadrës dhe zhvilllimit të sportit. Me ndërtimin e kampusit të ri universitar, hapësirat dedikuar sportit dhe futbollit do të jenë më të shumta, duke krijuar mundësinë e zhvillimit të të gjithë veprimtarisë.
Po ashtu u hodh ideja e krijimit të një skuadre të plotë futbolli me studentët të sporteve, për të marrë pjesë në kompeticionet e realizuara nga FSHF-ja, në kategoritë profesioniste.
Ecuria e UET sport Club ka ardhur duke u rritur gjatë viteve, që nga themelimi i këtij klubi studentor më 1 nëntor të 2019, si pjesë e Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve në UET. Puna dhe përkushtimi i tyre ka qenë i lavdërueshëm, duke arritur rezultate të kënaqshme në kompeticione të mëhershme. Në vitin 2022 UET Sport Club zunë vednin e dytë në Kampionatin Universitar të Minifutbollit të organizuar nga Federarata e Sporteve Universitare në Shqipëri.
Po ashtu ata janë bërë pjesë e organizimeve e aktiviteteve të ndryshme, të zhvilluara nga institucione arsimore apo lokale, në kuadër edhe të kauzave të caktuara sociale, duke demonstruar shpirtin garues dhe ambiciozë.
Si lindi UET Sport Club
Universiteti Europian i Tiranës ka pasur gjithmonë në vëmendje aktivizimin e studentit jashtë auditorëve, si një mundësi për rritjen e tij profesionale, por edhe për zhvillim social.
Ideja e hapjes së programeve të Sportit në UET lindi me dekorimin e ish-trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni De Bias, të cilit universiteti i dha në 2015 titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”.
Aty filluan diskutimet dhe hulumtimet e para brenda departamentit, si dhe u hodhën bazat e hartimit të programit. Programi u lancua në vitin akademik 2018-2019 duke u kurorzuar me 27 studentët e parë, të cilat gjatë viteve janë shtuar.
Me krijimin e klubit studentor UET Sport Club, aktivitete të shumta e të ftuar të ndyshëm, nga ish-trajneri i Partizanit, ish-drejtori i KF Vllaznia Auron Miloti, kanë ndarë me studentët eksperiencat e tyre,
Mentori i klubit msc. Mario Shabanaj është personi përgjegjës për çdo organizimin dhe mirëfunksionim e klubit, që nga takimet me studentët anëtare të klubit e deri tek zhvillimi i aktiviteteve brenda e jashtë audiotorëve.
Studentët e regjistruar në UET Sport Club jo domosdoshërisht vijnë nga programet e sportit, pasi ai është i hapur për të gjithë studentët e pasionuar pas fushës.