15 Klube e Qeveria Studentore, risia në formimin e studentëve të UET
[:en]Aktivizimi Studentor UET 2020, 15 klubet studentore dhe Qeveria e re Studenore me 50 anëtarë, risia në formimin e studentëve të UET në dekadën e re
Universiteti Europian i Tiranës është një prej universiteteve më të kualifikuar të vendit, i cili sjell gjithmonë risi të reja dhe unike në mësimdhënien dhe formimin psikosocial të studentit. Kjo është një nga arsyet se, përse shumë studentë i japin apriori dhe e vendosin atë në zgjedhjet e tyre të para për sa i përket rënditjes së universiteteve. Aktivitetet e shumta, klubet studentore, shkembimi studentor nëpërmjet programit Erasmus +, lidershipi etj, janë ndër objektivat dhe fokusi kryesor i UET, i cili i vendos në qendër të diskutimeve me studentët dhe në veçanti me ekselencën, ajo e cila e përforcon akoma dhe më shumë UET si universitet.
Kjo ishte dhe një prej çështjeve që u trajtua sot në UET midis zyrës së Kujdesit ndaj Studentit, zyrës së Këshillimit të Karrierës, dhe Alumnit me studentët ekselente. Bashkebisedimi i lirë u mundësoi studentëve të shprehin mendimet e tyre, paqartësitë, polemikat dhe të mernin prej tyre pergjigjet e duhura prej anëtarëvëve të ktyreve zyreave. Qeveria dhe klubet studentore ishin dy prej tematikave më konsoliduese të cilat në thelb kishin studentin dhe angazhimin e tij maksimal.
”Studenti duhet të jetë dinamik dhe të operoj në mënyrë uniforme me çdo gjë që ka lidhje me UET-in” – thekson zv. rektorja e UET për studentët dhe zhvillimin institucional, Prof. Dr. Ermira Qosja. Duke zhtuar zv. Rektorja Qosja theksoi se, krahas një informacioni të shtuar, këto organizime u mundësojnë studentëve të mësojnë në mënyrë interaktive dhe argëtuese.
“Klubet studentore janë mundësia më e mirë për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre në fusha të caktuara, nëpërmjet bashkëveprimit aktiv me studentët e tjerë, si dhe mentorimit nga pedagogë të kualifikuar në fushat përkatëse”, u shpreh Prof. Dr. Ermira Qosja.
“E vërteta është se shkolla bëhet shpejt monotone ose ‘school is boring’, siç thuhet shpesh nga studentët, por jo vetëm. Këtë e dëgjon shpesh nga të gjithë ata që bien dakord se sot më shumë së më parë po përjetojmë një inflacion arsimor. Meqë “botën” nuk mundemi ta ndryshojmë, ne në UET menduam që të ndryshojmë jetën studentore brenda nesh, ta pasurojmë atë. Ndryshimi do e kishte emrin “Klub Studentor”. Meqenëse të mësuarit përtej auditorit është ura që lidh teorinë me realitetin, dhe duke besuar që këtë funksion mund ta kryejë Klubi Studentor, ne kemi celebruar aktualisht plot 15 të tilla, që kanë nisur të funksionojnë sapo ka nisur shkolla”, është shprehur Dekania e studentëve Odeta Cacaj.
Drejtori i Komunikimit në UET Edi Vlusha, u shpreh se klobet studentore por edhe Qevera Studentor janë një mënyrë e mirë për të krijuar rrjet të gjër jo vetëm akademik por edhe profesional. “Duke u bërë aktiv dhe duke prurë sa më shumë nisma për organizime të ndryshme klubet studentore i ndihmojnë studentët të krijojnë rrjetin e tyre, rrjet i cili do t’u nevojitet më së shumti kur të përballen me tregun e punës”.
Një element i vecantë gjartë këtyre takimeve dy ditre me studentët e ekselencës të pesë fakulteteve të UET ishte dhe diskutimi dhe informimi mbi aplikimin në programin Erasmus + ku studentët e rinj me mbarimin e semestrit të parë u lind e drejta për të aplikuar për të ndjekur një ose më shumë semstra shkollor në një nga 50 universitetet europiane, me të cilët UET ka marrëveshje bashkëpunim për shkëmbime studentore.
15 Klubet Studentore për 5 fakultetet e UET
Pjesëmarrja në universitet sjell shumë aspekte të reja dhe tranzicion në jetën e një të riu, duke përfshirë një nivel të ri të pavarësisë dhe përgjegjësisë. Varësisht se ku ata vendosin të ndjekin studimet e tyre të larta, vihen përballë ‘vështirësisë’ së krijimit dhe zhvillimit të miqësive të reja dhe angazhimit në një atmosferë miqësore ndërkohë që punojnë për arritjen e qëllimeve të tyre drejt karrierës. Shumë studentë e gjejnë këtë detyrë më të lehtë duke e u bërë pjesë e klubeve dhe organizimeve studentore që përshtaten me interesat, nevojat dhe qëllimet e tyre individuale. Një klub studentor mund të plotësojë disa aspekte të interesit për një student, të tilla si rrjetëzimi për të gjetur për të mësuar më shumë rreth një lënde akademike dhe mundësinë për t’u shoqëruar dhe për t’u takuar me njerëz të rinj.
Universiteti Europian i Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë jetës studentore prej vitesh, në mënyrë që të angazhojë studentët e tij në përfitimin e dijeve dhe aftësimin e mëtejshëm jo vetëm nëpërmjet leksioneve. Janë organizimet të cilat tashmë janë kthyer në traditë, të tilla si forume me të ftuar nga fusha të ndryshme, leksione nga pedagogë të cilët vijnë nga universitete prestigjioze ndërkombëtare por edhe veprimtari të një natyre më relaksuese, si: konkurse, festa, organizime jashtë kampusit etj.
Të gjitha këto kanë si synim aktivizimin social dhe nxitjen e lidershipit te të rinjtë, nëpërmjet edukimit. Në këtë kuadër një ndër aspektet më kreative dhe tërheqëse është struktura e klubeve studentore të UET, e cila ofron mundësi të shumta që çdo student të gjejë hapësirën e duhur për të zhvilluar përtej auditorit interesat si dhe pasionet e tij. Me kalimin e viteve këto klube, nën shembujt e universiteteve më prestigjioze anglosaksone, kanë rritur performancën duke tërhequr një numër të madh studentësh në radhët e tyre. Struktura e tyre është e mirëpërcaktuar, duke ndërthurur rolin koordinues të vetë studentëve me atë mbikëqyrës dhe udhëheqës të pedagogëve.
Interesat përtej auditorit të studentëve në UET zhvillohen nëpërmjet 11 klubeve studentore me natyrë shkencore dhe 4 klubeve të tjera që lidhen me pasionet sportive artistike. Çdo klub ka 50 anëtarë me aplikim.
Klubi Le Corbusier – Arkitekturë & Dizajn / Klubi Adam Smith – Ekonomiks & Financë / Klubi Philip Kotler – Menaxhim / Klubi Russell – Filozofi / Klubi Freud – Psikologji / Klubi Steve Jobs – Inovacion / Klubi Kadare – Letërsi / Klubi John Locke – Drejtësi / Klubi i Hipokratit – Mjekësi / Klubi Mc.Luhan – Komunikim / Klubi Marx – Sociologji / UET ka githashtu UET Sport Club, UET Musical Band, UET Theater Colony, UET Art & Design Colony
Qeveria Studentore
Në kuadër të ristrukturimit dhe zgjerimit Universiteti Europian i Tiranës i cili prej dy vitesh ka shtuar programet e studimit dhe ka kaluara nga tre fakultete në pesë të tilla do të ristrukturoj edhe Qeverinë Studentore të UET ku nga 25 anatërë që ajo ka në përbërjen e saj do të ketë tashmë 50 senatorë që do të udhëhiqen nga presidenti, të cilin do të zgjdihet me votim të fshetë nga senatorët 50 përfaqësuese të kurseve të studimit.
Që nga dita e tij e parë Universiteti Europian i Tiranës ka patur dhe ka në vëmendje studentin. Për UET, Qeveria Studentore është një lloj detyrimi ndaj pjesës tjetër të studentëve, dhe në ktë kuadër studentët në Universitetin Europian të Tiranës do të kenë në janar Qeverinë e re Studentore. Do jenë pikërisht ata, të cilët në mënyrë demokratike do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të rinj. Si gjithnjë, e përcaktuar edhe në statutin e Universitetit Europian të Tiranës edhe në Qeveria e re Studentore, do të ketë tre anëtarë të saj, të cilët do të jenë pjesë e Senatit Akademik, në mënyrë që studentët të përfshihen në vendimet të cilat merren për universitetin e tyre, një përfaqësi kjo, e cila garanton transparencën dhe dëgjimin e vullnetit të studentëve.
“Procesi mësimor, jeta studentore dhe tregu i punës janë në themel të Qeverisë Studentore. Kushdo që të përzgjidhet ka rëndësi të përfaqësojë denjësisht klasën e tij. Ne investojmë shumë te studentët. Që ta kuptojmë se ku doni të shkoni, të kuptojmë se çfarë shkon dhe jo, duhet një farë kontakti dhe një lloj ure lidhëse që jeni ju Qeveia Studentore e cila menaxhohet nga dekania e studentëve si dhe presidentja e Qeverisë Studentore. Duhet që një student të jetë në kohë në raport me problemin dhe të mos heshtë në asnjë moment. Universiteti Europian i Tiranës ofron një ndërthurje më së miri të dëshirave të studenteve si dhe detyrimeve akademike” u shpreh Odeta Cacaj dekania e studentëve.[:sq]Aktivizimi Studentor UET 2020, 15 klubet studentore dhe Qeveria e re Studenore me 50 anëtarë, risia në formimin e studentëve të UET në dekadën e re
Universiteti Europian i Tiranës është një prej universiteteve më të kualifikuar të vendit, i cili sjell gjithmonë risi të reja dhe unike në mësimdhënien dhe formimin psikosocial të studentit. Kjo është një nga arsyet se, përse shumë studentë i japin apriori dhe e vendosin atë në zgjedhjet e tyre të para për sa i përket rënditjes së universiteteve. Aktivitetet e shumta, klubet studentore, shkembimi studentor nëpërmjet programit Erasmus +, lidershipi etj, janë ndër objektivat dhe fokusi kryesor i UET, i cili i vendos në qendër të diskutimeve me studentët dhe në veçanti me ekselencën, ajo e cila e përforcon akoma dhe më shumë UET si universitet.
Kjo ishte dhe një prej çështjeve që u trajtua sot në UET midis zyrës së Kujdesit ndaj Studentit, zyrës së Këshillimit të Karrierës, dhe Alumnit me studentët ekselente. Bashkebisedimi i lirë u mundësoi studentëve të shprehin mendimet e tyre, paqartësitë, polemikat dhe të mernin prej tyre pergjigjet e duhura prej anëtarëvëve të ktyreve zyreave. Qeveria dhe klubet studentore ishin dy prej tematikave më konsoliduese të cilat në thelb kishin studentin dhe angazhimin e tij maksimal.
”Studenti duhet të jetë dinamik dhe të operoj në mënyrë uniforme me çdo gjë që ka lidhje me UET-in” – thekson zv. rektorja e UET për studentët dhe zhvillimin institucional, Prof. Dr. Ermira Qosja. Duke zhtuar zv. Rektorja Qosja theksoi se, krahas një informacioni të shtuar, këto organizime u mundësojnë studentëve të mësojnë në mënyrë interaktive dhe argëtuese.
“Klubet studentore janë mundësia më e mirë për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre në fusha të caktuara, nëpërmjet bashkëveprimit aktiv me studentët e tjerë, si dhe mentorimit nga pedagogë të kualifikuar në fushat përkatëse”, u shpreh Prof. Dr. Ermira Qosja.
“E vërteta është se shkolla bëhet shpejt monotone ose ‘school is boring’, siç thuhet shpesh nga studentët, por jo vetëm. Këtë e dëgjon shpesh nga të gjithë ata që bien dakord se sot më shumë së më parë po përjetojmë një inflacion arsimor. Meqë “botën” nuk mundemi ta ndryshojmë, ne në UET menduam që të ndryshojmë jetën studentore brenda nesh, ta pasurojmë atë. Ndryshimi do e kishte emrin “Klub Studentor”. Meqenëse të mësuarit përtej auditorit është ura që lidh teorinë me realitetin, dhe duke besuar që këtë funksion mund ta kryejë Klubi Studentor, ne kemi celebruar aktualisht plot 15 të tilla, që kanë nisur të funksionojnë sapo ka nisur shkolla”, është shprehur Dekania e studentëve Odeta Cacaj.
Drejtori i Komunikimit në UET Edi Vlusha, u shpreh se klobet studentore por edhe Qevera Studentor janë një mënyrë e mirë për të krijuar rrjet të gjër jo vetëm akademik por edhe profesional. “Duke u bërë aktiv dhe duke prurë sa më shumë nisma për organizime të ndryshme klubet studentore i ndihmojnë studentët të krijojnë rrjetin e tyre, rrjet i cili do t’u nevojitet më së shumti kur të përballen me tregun e punës”.
Një element i vecantë gjartë këtyre takimeve dy ditre me studentët e ekselencës të pesë fakulteteve të UET ishte dhe diskutimi dhe informimi mbi aplikimin në programin Erasmus + ku studentët e rinj me mbarimin e semestrit të parë u lind e drejta për të aplikuar për të ndjekur një ose më shumë semstra shkollor në një nga 50 universitetet europiane, me të cilët UET ka marrëveshje bashkëpunim për shkëmbime studentore.
15 Klubet Studentore për 5 fakultetet e UET
Pjesëmarrja në universitet sjell shumë aspekte të reja dhe tranzicion në jetën e një të riu, duke përfshirë një nivel të ri të pavarësisë dhe përgjegjësisë. Varësisht se ku ata vendosin të ndjekin studimet e tyre të larta, vihen përballë ‘vështirësisë’ së krijimit dhe zhvillimit të miqësive të reja dhe angazhimit në një atmosferë miqësore ndërkohë që punojnë për arritjen e qëllimeve të tyre drejt karrierës. Shumë studentë e gjejnë këtë detyrë më të lehtë duke e u bërë pjesë e klubeve dhe organizimeve studentore që përshtaten me interesat, nevojat dhe qëllimet e tyre individuale. Një klub studentor mund të plotësojë disa aspekte të interesit për një student, të tilla si rrjetëzimi për të gjetur për të mësuar më shumë rreth një lënde akademike dhe mundësinë për t’u shoqëruar dhe për t’u takuar me njerëz të rinj.
Universiteti Europian i Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë jetës studentore prej vitesh, në mënyrë që të angazhojë studentët e tij në përfitimin e dijeve dhe aftësimin e mëtejshëm jo vetëm nëpërmjet leksioneve. Janë organizimet të cilat tashmë janë kthyer në traditë, të tilla si forume me të ftuar nga fusha të ndryshme, leksione nga pedagogë të cilët vijnë nga universitete prestigjioze ndërkombëtare por edhe veprimtari të një natyre më relaksuese, si: konkurse, festa, organizime jashtë kampusit etj.
Të gjitha këto kanë si synim aktivizimin social dhe nxitjen e lidershipit te të rinjtë, nëpërmjet edukimit. Në këtë kuadër një ndër aspektet më kreative dhe tërheqëse është struktura e klubeve studentore të UET, e cila ofron mundësi të shumta që çdo student të gjejë hapësirën e duhur për të zhvilluar përtej auditorit interesat si dhe pasionet e tij. Me kalimin e viteve këto klube, nën shembujt e universiteteve më prestigjioze anglosaksone, kanë rritur performancën duke tërhequr një numër të madh studentësh në radhët e tyre. Struktura e tyre është e mirëpërcaktuar, duke ndërthurur rolin koordinues të vetë studentëve me atë mbikëqyrës dhe udhëheqës të pedagogëve.
Interesat përtej auditorit të studentëve në UET zhvillohen nëpërmjet 11 klubeve studentore me natyrë shkencore dhe 4 klubeve të tjera që lidhen me pasionet sportive artistike. Çdo klub ka 50 anëtarë me aplikim.
Klubi Le Corbusier – Arkitekturë & Dizajn / Klubi Adam Smith – Ekonomiks & Financë / Klubi Philip Kotler – Menaxhim / Klubi Russell – Filozofi / Klubi Freud – Psikologji / Klubi Steve Jobs – Inovacion / Klubi Kadare – Letërsi / Klubi John Locke – Drejtësi / Klubi i Hipokratit – Mjekësi / Klubi Mc.Luhan – Komunikim / Klubi Marx – Sociologji / UET ka githashtu UET Sport Club, UET Musical Band, UET Theater Colony, UET Art & Design Colony
Qeveria Studentore
Në kuadër të ristrukturimit dhe zgjerimit Universiteti Europian i Tiranës i cili prej dy vitesh ka shtuar programet e studimit dhe ka kaluara nga tre fakultete në pesë të tilla do të ristrukturoj edhe Qeverinë Studentore të UET ku nga 25 anatërë që ajo ka në përbërjen e saj do të ketë tashmë 50 senatorë që do të udhëhiqen nga presidenti, të cilin do të zgjdihet me votim të fshetë nga senatorët 50 përfaqësuese të kurseve të studimit.
Që nga dita e tij e parë Universiteti Europian i Tiranës ka patur dhe ka në vëmendje studentin. Për UET, Qeveria Studentore është një lloj detyrimi ndaj pjesës tjetër të studentëve, dhe në ktë kuadër studentët në Universitetin Europian të Tiranës do të kenë në janar Qeverinë e re Studentore. Do jenë pikërisht ata, të cilët në mënyrë demokratike do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të rinj. Si gjithnjë, e përcaktuar edhe në statutin e Universitetit Europian të Tiranës edhe në Qeveria e re Studentore, do të ketë tre anëtarë të saj, të cilët do të jenë pjesë e Senatit Akademik, në mënyrë që studentët të përfshihen në vendimet të cilat merren për universitetin e tyre, një përfaqësi kjo, e cila garanton transparencën dhe dëgjimin e vullnetit të studentëve.
“Procesi mësimor, jeta studentore dhe tregu i punës janë në themel të Qeverisë Studentore. Kushdo që të përzgjidhet ka rëndësi të përfaqësojë denjësisht klasën e tij. Ne investojmë shumë te studentët. Që ta kuptojmë se ku doni të shkoni, të kuptojmë se çfarë shkon dhe jo, duhet një farë kontakti dhe një lloj ure lidhëse që jeni ju Qeveia Studentore e cila menaxhohet nga dekania e studentëve si dhe presidentja e Qeverisë Studentore. Duhet që një student të jetë në kohë në raport me problemin dhe të mos heshtë në asnjë moment. Universiteti Europian i Tiranës ofron një ndërthurje më së miri të dëshirave të studenteve si dhe detyrimeve akademike” u shpreh Odeta Cacaj dekania e studentëve.[:]