Sfidat e librit në dekadën e re/ UET PRESS prezanton botimet e reja në Panairin e 22 të Librit dhe ngre debatin për qasjen e re që duhet të kemi ndaj librit

“Libri dje, sot, nesër. Libri në dekadën e re”. Kështu u quajt tryeza e debatit e cila bëri bashkë studiues, njerëz të letrave, botues në ditën e parë të Panairit të 22 të Librit në Pallatin e Kongreseve organizuar nga Instituti Europian Pashko dhe UET PRESS. Në qasjen që ka tregu i librit ndaj hapjes globale botuesit dhe autorët çdo ditë përballen me sfida të reja, ku më e rëndësishmja është ruajtja e raportit me lexuesin.

Çdo vit statistikat sjellin një rënie të numrit të lexuesve, ndaj gjetja e politikave të përbashkëta që do të ndihmonin në rritjen e numrit të lexuesve, sidomos atyre më të rinj, është një sfidë sot. Në diskutim u përfshinë shkrimtarët Prec Zogaj, Mustafa Nano, Loer Kume, Alda Bardhyli, Iva Tiço, Ylljet Aliçka, Brajan Sukaj, Enkelejd Lamaj etj. Për të pranishmit rritja e vëmendjes ndaj autorëve dhe librit shqip, është një proces i rëndësishëm, i cili ndihmon jo vetëm autorin, por edhe kulturën e një vendi. Loer Kume fitues i çmimit Kadare foli për prirjet bashkëkohore të letërsisë shqipe duke vënë theksin tek një plejad autorësh të rinj të cilët vijnë në këtë panair me vepra të caktuara. Për Preç Zogajn, libri do vijojë të jetë mjeti më i rëndësishëm për ndërgjegjësimin e një shoqërie.

Tashmë qasja e lexuesve ndaj librit ka ndryshuar përmes platformave të reja të komunikimit. Motoja se libri komunikohet pastaj lexohet duket se është motoja e kohës. Për Enkelejd Lamajn sfida e shkrimtarëve por dhe e botuesve do të mbetet tregu. Një gjuhë e vogël si e jona bën që libri të qarkullojë vetëm brenda një hapësire të vogël, ç’ka është e pamjaftueshme. Hapja ndaj tregjeve të reja është një ndër politikat që do ta ndihmonte librin shqip; por kjo është një nismë e cila duhet të bëjë bashkë shumë faktorë.

AAA_8031 AAA_8063 AAA_8057 AAA_8041 AAA_8039 AAA_8153 AAA_8108 AAA_8090 AAA_8086 AAA_8079 AAA_8075 AAA_8069 AAA_8031-1 AAA_8191 AAA_8187 AAA_8167
<
>

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *