Në panairin ndërkombëtar Klik Ekspo Klik, Universiteti Europian i Tiranës promovoi programet studimore për vitin 2020-2021.

Edhe pse sapo kanë përfunduar regjistrimet për në universitet dhe duhet pothuajse edhe një vit, që viti i ri akademik 2020-2021 të fillojë, për Universitetin Europian të Tiranës kanë filluar interesimet e hershme, duke u kthyer në paramarrëveshje për të zënë një vend në UET.

Këto interesime të hershme vijnë si shkak të besueshmërisë që marka UET ka në sektorin e arsimit të lartë. Gjithashtu, një arsye për të zënë vendin në UET për vitin e ardhshëm është dhe eksperienca e këtij viti, ku shumë programe studimi plotësuan kuotat që në mesin e raundit të dytë të regjistrimeve në universitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *