Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit në UET zhvilloi forumin me psë drejtorët e Komunikimit nga bizneset, agjensitë telegrafike, partitë politike dhe institucionet qëveritare.

Rëndësia që po merr dita-ditës sektori i Marrëdhënieve Publike, nevoja që ka tregu për specialistë të kësaj fushe, kanë prodhuar edhe domosdoshmërinë për të studiuar dhe për t’u aftësuar në këtë drejtim. Kjo do të thotë që po, është pikërisht tregu dhe industria që e kanë diktuar studimin e praktikave të Marrëdhënieve Publike, ashtu si edhe analizimin e problemeve të komunikimit, përgatitjen për zgjidhjen e krizave dhe përballjen me ndryshimin e vazhdueshëm. Kush më mirë sesa një degë e cila e ka për objekt studimi ndryshimin, riskun dhe krizën mund të ndihmojë për t’u përballur me një epokë që po ndryshon.Departamenti i Shkencave Humane dhe Komunikimi zhvilloi ditën e Marrëdhënieve Publike me drejtuesit e zyrave të PR dhe komunikimit të institucioneve më të mëdha në vend.

Universiteti Europian i Tiranës zhvilloi sot edicionin e parë të ditës së Marrëdhënieve Publike dhe komunikimit. Në një bashkbisedim të hapur me studentë dhe pedagogë ishin të ftuar pesë drejtorë të fushës së mediave, biznesit, partive politike dhe institucioneve qeveritare. Ky forum u zhvillua në bazë të të Departamentit të Shkencave Humane. Kjo gamë ka filluar të plotësohet në të gjitha fushat e saj prandaj është shumë e rëndësishme ti japim një fokus të vecantë komunikimit, reklamimit, marketingut. Është një tëmë e gjerë e cila të lë një hapsirë të gjerë për të komentuar dhe për të shpalosur idetë në lidhje me një ngjarje apo reklamimin e një imazhi të caktuar.

Prof. Dr Belina Budini, Dekane e Departamentit të Komunikimit dhe Shkencave Humane, shpreh se fokusi i këtij aktiviteti është zgjerimi i gamës së Komunikimit dhe zgjerimi i sektorit të Marrëdhënieve Publike.

“Ne përfaqësojme Fakultetin e Shkencave Humane, Edukimit dhe Artet Liberale, duke qenë se jemi zgjeruar dhe diversifikuar, programet e studimit janë të shumta, ne kemi filluar ti dedikojmë këto forume të rregullta kryesisht programeve të caktuara. Këtë e bëjmë që studentët të ndërlidhen drejt për së drejt me profesionistët”.

Ndërkohë Eris Kasmi, Drejtor i Komunikimit, PR dhe Marketingut Dixhital në Balfin Group, sugjeroi studentët e Marrëdhënieve Publike dhe Komunikimit në UET, për të qenë sa më të fokusuar tek fusha e PR duke qenë se është fusha e së tashmes por edhe e së ardhmes. Duke qenë se ka një tejngopje të tregut për marketerë, ka lindur nevoja për specialistë të Marrëdhënieve Publike dhe Komunikimit.

“Një nga arsyet që shumë vende të botës janë shumë para nesh, është prej faktit që i kanë dhënë shumë rëndësi PR dhe Komunikimit dhe kjo bën diferencën. Kam 20 vite eksperiencë në këtë fushë dhe kam arritur të marr dhe të jap shumë për këtë fushë. Grupi Balfin është nje mini univers sepse operon në 7 vende të botës dhe ky është një informacion që unë e përdor në pjesën time profesionale për procesin e PR dhe komunikimin”.

Thanas Goga, Specialist i Marrëdhënieve Publike dhe Këshilltari i Kryeministrit theksoi që ky sektor i ri për Shqipërinë ëshë një fushë shumë e rëndësishme dhe e nevojshme sepse tregu ka nevojë për këtë lloj profesioni duke filluar që nga portalet online deri tek aplikacionet që bëjnë të mundur ndërmjetsimin e informacionit.

Armela Imeraj, Drejtoreshë e Agjensisë Telegraf dhe Eksperte e PR shprehet se komunikimi, marrëdhëniet publike gazetaria janë fusha më e mirë për të bërë PR. Duke qenë se ajo vetë është e fushës së gazetarisë i sugjeroi studentëve të kenë integritetin e tyre në këtë fushë sepse ky është qëllimi parësor.

“Unë dua ti them studentëve ti përkushtohen kësaj fushe kaq të bukur që nuk mbaron kurrë së studjuari dhe gjithashtu gjëja më e mirë që duhet të bëni për të qenë nesër një PR apo gazetar i çfarëdolloj fushe është të lëxoni dhe të zgjeroni horizontet tuaja” – shprehet Ekspertja e Komunikimit Armela Imeraj.

Ina Zhupa, Zëvendësja e Shtypit të Partisë Demokratike në Tiranë, theskoi rëndësinë se si lidhja e Marrëdhënieve Publike me atë Politike duhet të jetë dhe se si një specialist i këtij profili duhet të ketë në fokus jo vetëm integritetin por të jetë i aftë edhe në profile të tjera të rëndësishme sic është edhe Komunikimi.

Ndërkohë Jonida Flipi, Menaxhere e Marrëdhënieve Publike në AlbTelekom theksoi se një detaj në media tëbën të rëndësishëm në indrustri. Rasti më i mirë për të kuptuar se çfarë po ndodh me tregun është përmes kontakteve dhe institucioneve rregullatore.

“Unë mendoj se PR në thelb eshtë shumë i rëndësishëm dhe rëndësinë duhet t ja japin ne vetë sepse CEO nuk është një ekspert i PR. Këshilla ime është të kërkoni gjithnjë e më tepër dhe nëse dikush është i interesuar për të kryer një intership me ne unë dua t ju njoftoj që derën e keni të hapur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *