Ekonomistë, Sociologë, inxhienerë dhe arkitektë që njëkohësisht janë edhe pedagogë në Universitetitn Europian të Tiranës, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Pedagogëve kanë shrehur nevojën për shoqërinë shqiptare t’i rikthehet dhe të ringrihet përpos fatkeqësisë së fundit të termeti në 26 nëntor Universiteti Euroian i Tiranës mblodhi ditën e djeshmë Asamblenë e jashtëzakonshme të pedagogëve, e cila ishte java pas fatkeqësisë natyrore që ndodhi në Shqipëri kryesisht në qarqet e Durrësit, Lezhës dhe Tiranës, ku dëmet në njerëz dhe materiale ishin më të mëdha.

Në këtë asamble pedagogët e ekonomisë, sociolog, psikolog, arkitekt dhe inixhienier sollën refleksionet por edhe ide se si kjo situatë mund të kalohet

Për Kryetarin e Bordit të Administrimit në UET shoqëria shqiptare duhet të kthehet në nomalitet

“Periudhat më të lavdishme dhe më kreative të historisë njerëzore kanë qenë periudhat pas luftës, ku njeriu dhe shoqëria zgjohet dhe fillon të reagojë, fillon të zgjoj disa instikte të fjetura. Dua ta përfundoj me fjalinë që ne duhet të vazhdojmë të rikthehemi në normalitet, ti kthehemi punës me një lloj serioziteti dhe ta përdorim këtë javë për të reflektuar mbi punën tonë, për të ofruar një shërbim të ri akademik i cili është i drejtë, i vërtetë, real që i përgjigjet asaj që jeta kërkon”.

Ndërkohë për Presidenti i UET, Selami Xhepa gjatë fjalës së ti je theksoi se reflektimi që duhet të bëjmë për këto që po i ndodhin shoqërisë tonë është që tërmetet nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë të vërtetën.

“Në kuptimin e dramës sociale tërmeti na zbulon të vërtetat siç i kemi zbuluar tek ndërtimet dhe tek sektorët e tjerë të shoqërisë. Gjithsesi më bëhet shumë qefi që jemi të gjithë këtu bashkë sepse drama më e madhe është tek ata dhjetra, mijra familje të cilat mundin e gjithë jetës së tyre e kanë çuar dëm.

Është një dramë me të vërtetë shumë e madhe dhe duke e menduar ne kontekstin e dramave të tjera sociale, diploma falso, deputet pa diplomë etj, tregon që përmasat e së keqes po rriten akoma më shumë. Kemi nevojë në mënyrë kritike për të reflektuar dhe uroj që ta bëjmë gjithmonë dhe jo në raste të veçanta siç ishte ky rasti i fundit që po përjetoj vendi ynë. Shoqëria nuk vepron më inertësi por nuk ka arsye pse të ketë mendime kritike një herë në 40 vite kur bie një tërmet i fuqishëm.

Ne kemi nevojë ta bëjmë këtë gjë sistematikisht duke parë se si mund ti ndryshojmë gjërat në të mirën tonë duke na bërë dhe ne të ndihemi mirë. Unë mendoj që edhe ne në universitetin tonë kemi nevojë për të reflektuar, korporata dhe bordi duhet të mendojnë për një qasje të re, një filozofi të re të ndërtimit të stafit të universitetit për ti ofruar një shërbim të ri studentëve tanë”.

Për të shpjeguar nga ana teknike inxhinieri njëkohësisht profesor në Fakultetin e Inxhienerisë, Informatikës dhe Arkitekturës Maksim Çipi bëri një thirrje ku shpjegoi se duhet të verifikohen të gjitha ndërtesat apo godinat para se të jetohet apo shkohet në punë.

“Duhet të verifikojmë të gjitha godinat, askush nuk duhet të veprojë pa biseduar me një specialist që dyshimin më të vogël ta kthejmë në një zgjidhje. Duhet patur parasysh se tërmetet nuk mund ti parashikojmë, as veprimet dhe as dëmet që shkaktohen pas tërmetit. Këto valë që ne ndejmë dita ditës nuk mund ta dimë deri sa do të zgjasin dhe se çfarë do na përcjellin ne si shoqëri. Tërmetet e fundit që ranë në Durrës ishin të mëdhenj, u ndje ndryshe në zonën e epiqëndrës, ndihet ndryshe në Tirane dhe ndihet ndryshe në zonat e tjera. Nëse i njëjti tërmet si në Durrës do të ndihej në fshatin e Sukthit, me siguri do të kishte dëme më të mëdha se Durrësi sepse ndërtesat janë më të vjetra dhe më të lëkundura. Duke qenë se çdo godinë reagon ndryshe nga tjetra, nuk mund të japim dot këshilla bazë se si duhet të reagojmë kur ndjejmë një lëkundje. Duhet të kemi parasysh se nëse godina ka deformime në strukturë, nëse ndjejmë vazhdimisht zhurma është mirë të theksohet kujdesi dhe të kërkohet urgjentisht ndihma e parë. Fatkeqësisht në vendin tonë dhe sidomos në Tiranë dhe në Durrës ka ndërhyrje shumë të mëdha. Kemi ndërtesat e bëra para ’90 të cilat kanë treguar që janë më të sigurta, pas ’90 ku dallojmë një strukturë më të lëkundur dhe ndërtesat e reja të cilat janë shumë të bukura por shtesat e bëra në këto ndërtesa janë një pakujdesi e madhe.

Duhet të kemi kujdes në Tiranë duke qenë se objektet ekzistuese kanë ndërhyrje për shfrytzime të ndryshme dhe ne jemi në rrezik. Janë objekte që janë shumë afër me njëra tjetrën, kemi shumë rrugica të ngushta dhe duhet të bëjmë shumë kujdes ndërkohë që kalojmë mes tyre.

Unë uroj që lëkundejt të jenë në shuarje edhe pse e përsëris që ne nuk mund të parashikojmë asgjë sepse nuk ka asgjë apsolute”.

Për sociologët kjo është një gjëndje post shoku që shoqëria po kalon, ku Profesor Fatos Tarifa shprehet se: “Unë mendoj se shumë nga ne po jetojnë një gjëndje post shoku, të gjithë i kujtojmë ato 30 sekonda të tmerrshme në mesnatë dhe ajo që të tremb më shumë është çfarë vjen pas. Të mendosh se sa njerëz kanë humbur gjithçka, disa humbën jetën dhe është me të vërtetë një situatë e frikshme për të gjithë. Ne duhet të solidarizohemi dhe të reflektojmë nga kjo dramë që ndodhi dhe po vazhdon të shqetësoj njerëzit. Unë kam postuar disa gjëra që më vinin në mendje dhe ajo çfarë më bëri përshtypjë është bashkimi i shqiptarëve për të ndihmuar njëri tjetrin. Mendoj se shoqëria jonë është një shoqëri humane, ajo që e prish është politika. Kjo ngjarje që ndodhi, këto polemika që jetuam, bashkimi i shumë krahinave bashkë duhe të bëhet një mësim i mirë për politikanët tonë. Kur sheh solidaritetin e shumë trupave speciale që erdhën nga disa vende të botës, sjell në mendjen time një refleksion sepse ne jetojmë vetëm një herë”, u shpreh sociologu dhe pedagogu i psikologjisë në UET Fatos Tarifa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *