nano

Rreth UET Press

Shtëpia botuese UET Press e ka filluar aktivitetin e saj në ditët e para të krijimit të universitetit, më 2007. Botimet e saj të para janë, kryesisht, revistat shkencore të universitetit.
Ftesës për të botuar me “UET Press” i janë bashkuar figurat më të njohura të publicistikës shqiptare, politikanë, diplomatë, artistë, historianë, të cilët u kanë dhënë botimeve UET Press jo vetëm diversitet e interes, por edhe kanë ofruar për lexuesin shqiptar këndvështrime e realitete të ndryshme.
Bashkëpunojnë me UET Press:
Adrian Civici / Agim Nesho / Alaistar Campbell / Aleksandër Meksi / Alfred Lela / Alfred Peza / Adil Olluri / Amik Kasoruho / Anthony Giddens / Arben Cici / Arben Malaj / Ajola Xoxa / Arben Zibri / Arbi Agalliu / Arsim Sinani / Atjon Zhiti / Bashkim Zeneli / Baton Haxhiu / Behgjet Pacolli / Belina Budini / Ben Blushi / Besart Kadia / Blendi Fevziu / Bruno Vespa / Bujar Kapexhiu / Dasara Malltezi / Dashnor Kaloçi / Daut Gumeni / Diana Çuli / Dritëro Agolli / Dhurata Agalliu / Edgar Morin / Eleni Laperi / Eni Vasili / Elvin Meka / Ermal Hasimja / Elvin Gjevori / Fabian Kati / Fatos Tarifa / Ferit Duka / Fondacioni për liri ekonomike / Grida Duma / Henri Çili / Ilir Ikonomi / Ilir Keko / Ilir Yzeiri / Indrit Baholli / Kosta Barjaba / Ksenofon Krisafi / Kurt Kola / Luljeta Minxhozi / Luljeta Progni / Majlinda Bregu / Maks Velo / Mentor Nazarko / Miahael O'Reilly / Mimoza Durrësi / Muhammad Yunus / Mustafa Nano / Pëllumb Kulla / Përparim Fuga / Petro Zheji / Preç Zogaj / Roland Lami / Romeo Gurakuqi / Rudina Xhunga / Rudolf Marku / Sabri Hamiti / Salih Kelmendi / Selami Xhepa / Servet Pëllumbi / Shaban Murati / Shpëtim Çaushi / Sokol Balla / Spartak Ngjela / Tedi Papavrami / Theodore Kaltsounis / Tonin Gjuraj / Valbona Nathanaili / Valter Gjoni / Virgjil Muçi / Visar Zhiti / Vladimir Myrtezai / Viola Isufaj / Walter Zhelazny / Ylli Pango / Ylljet Aliçka / Zeta Terpollari.
Autorët e UET Press kanë fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Ben Blushi, autor i “Otello” dhe fitues i çmimit të Letërsisë për vitin 2014, dhënë nga Këshilli i Europës, më vitin 2015 fiton Çmimin e Akademisë Kult me veprën “Hëna e Shqipërisë”, si “Eseja e vitit”. Blendi Fevizu është përkthyer në maqedonisht dhe anglisht; Ferit Duka është përkthyer në maqedonisht; Ben Blushi është përkthyer në kroatisht dhe është në proces përkthimi edhe në gjashtë gjuhë të tjera.   
Botimet UET Press veçohen për përmbajtjen e tyre cilësore dhe standardin e paraqitjes. Ndërsa përmbajtjen cilësore e garanton trekëndëshi Autor - UET Press - UET, standardi i paraqitjes është tërësisht produkt i UET Press. Aktualisht, kemi institucionalizuar integrimin e parathënies për çdo titull të botuar nga UET Pres. Me pak fjalë, ideja është që çdo libër, përpara se të shkojë për botim, i nënshtrohet një gjykimi paraprak dhe përmbledhjeje nga një ekspert i fushës, i cili jo vetëm e orienton lexuesin për përmbajtjen, por edhe liston çështjet e problematikat kryesore që gjenden në vepër. Për secilën nga kolanat tona kemi krijuar një tip kopertine dhe një format të caktuar.
Për t’i bërë të njohur publikut të gjerë botimet tona, gjatë gjithë periudhës janar 2013 - maj 2016, pothuaj çdo të martë, ora 18.00, mjediset e UET kanë qenë në dispozicion të promovimit të një libri të ri, aktivitet që lindi si risi, por që shumë shpejt u shndërrua në traditë. Duke filluar nga maji i vitit 2016, të martat e promovimeve të librit u zëvendësuan me të premten dhe ora 18.00 me orën 13.00. Në promovimet javore të librave është i pranishëm gjithmonë një panel i larmishëm, përbërë nga 5 – 6 persona, autoritete në fushën e tyre, si shkrimtarë, studiues, politikanë, publicistë, ish-kryministra dhe ministra, gazetarë, lexues e dashamirës të librit, pedagogë të fushës që trajton libri.
Mediat MAPO pasqyrojnë me korrektësi dhe profesionalizëm çdo promovim të librit, nëpërmjet postareve të ndryshëm, intervistave me autorët, përmbledhjeve dhe gjykimeve në lidhje me librin, sikundër edhe vlerësime të autorëve që kanë bërë parathënien e tij.
Sfida më e madhe, për të cilën ende jemi në fazën e ideve dhe të rrahjes së mendimeve është prodhimi i librit elektronik. Prodhimi i librit elektronik për UET Press është shumë i domosdoshëm, veçanërisht për fusha specifike të dijes, për të cilat interesohen edhe pak lexues.

  1. Kolana: Scripta manent
  2. Kolana: Thesis
  3. Kolana: Curriculum
  4. Kolana: Monografi, esse, studime
  5. Kolana: Revista shkencore
  6. Kolana: Albume