Tutoriati dhe këshillimi akademik zhvillohen gjatë gjithë vitit akademik (java e parë e Shtatorit – java e fundit e Qershorit) në të njëjtin orar (E premte 15:00-17:00), të shpallur që në fillim të vitit. Brenda këtij orari zhvillohen edhe seancat metodologjike.
- Tutoriati: Çdo anëtar i personelit të brendshëm akademik ka në ngarkim një grup studentësh dhe qëndron 1 (një) orë në javë në një zyrë/sallë të caktuar, në funksion të këtij shërbimi, gjatë një orari pa ngarkesë mësimore ose administrative. Është e këshillueshme që studenti të ruajë kontaktet me të njëjtin pedagog përgjatë gjithë ciklit të studimeve.