Si të Aplikojmë
APLIKIMET DHE PRANIMET
Universiteti Europian i Tiranës, në përputhje me ligjin 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Senatit nr. 01, datë 06.02.2019, ka miratuar kriteret e pranimit për programet e studimit me karakter profesional si dhe programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë, si më poshtë:
- Për programet e studimit me karakter profesional për vitin akademik 2019-2020, nuk do të aplikohen kritere shtesë përtej kritereve ligjore;
- Për programet e studimit me të ciklit të parë, nuk do të aplikohen kritere shtesë përtej kritereve ligjore, me përjashtim të:
- programit të ciklit të parë të Arteve Muzikore, për të cilin do të aplikohet testim hyrës nëpërmjet të cilit do të vlerësohen aftësitë dhe kompetencat e kandidatit për të ndjekur programin përkatës. Testimi për vitin akademik 2019-2020, do të jetë më datë 21 Gusht 2019, ora 11.00 në ambientet e UET.
- programit të ciklit të parë të Edukimit Fizik dhe Sporteve, për të cilin kërkohet paraqitja e raportit/kartelës mjekësore të gjendjes fizike dhe shëndetësore të studentit (kliko këtu për formatin);
- Për programet e Integruara të ciklit të dytë, nuk do të aplikohen kritere shtesë përveç kritereve ligjore;
- Për programet e ciklit të dytë Master Profesional, nuk do të aplikohen kritere shtesë përtej kritereve ligjore.
- Për programet e studimit me të ciklit të dytë Master i Shkencave për vitin akademik 2019-2020, në përputhje me udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, çdo student duhet paraqesë dokumentin që vërteton njohjen e një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian për programet e studimit të ciklit të dytë.
- Për programet Master i Arteve, nuk ka kritere shtesë, përtej kritereve ligjore.
Dokumentacioni i nevojshëm për pranimin në programet e ciklit të parë të studimeve, Bachelor, programet e integruara të ciklit të dytë dhe programet me karakter profesional
- Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe certifikatës së notave të shkollës së mesme. Nëse diploma e kandidatit është lëshuar nga një institucion i huaj, duhet të shoqërohet me vërtetimin e nohjes dhe njësimit nga QSHA;
- Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës;
- Certifikatë familjare ose personale;
- Kopje e mandatit të pagesës së tarifës së shkollimit.
Dokumentacioni i kërkuara për pranimin në programet e ciklit të dytë Master
- Fotokopje e noterizuar e diplomës së ciklit të parë dhe e listës së notave. Nëse diploma e kandidatit është lëshuar nga një institucion i huaj, duhet të shoqërohet me vërtetimin e njohjes dhe njësimit nga QSHA;
- Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës;
- Certifikatë familjare ose personale;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe e certifikatës së notave të shkollës së mesme. Nëse diploma e kandidatit është lëshuar nga një institucion i huaj, duhet të shoqërohet me vërtetimin e nohjes dhe njësimit nga QSHA;
- Kopje e mandatit të pagesës së tarifës së shkollimit;
- Dëshmia e njohjes së një prej gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht) e vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, në përputhje me udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për arsimin (vetëm për pranimin në programet Master i Shkencave).
Transferimi i studimeve në UET
UET, në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës, pranon transferime të studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera universitare vendase ose të huaja, publike ose jopublike. Transferimi i studimeve kryhet në bazë të rregullores së UET, përpara fillimit të vitit akademik, brenda afateve të përcaktuara nga ministria. Procesi i vlerësimit të kurrikulës dhe njohjes së lëndëve bëhet në dy faza: shqyrtimi paraprak dhe shqyrtimi përfundimtar.
Dokumentacioni i kërkuar për transferimin e studimeve:
- Dokumentacioni i kërkuar për pranimin në ciklin përkatës të studimeve;
- Listën e notave të fituara në institucionin nga studenti transferohet;
- Fotokopje të programeve të lëndëve (syllabuseve) që studenti kërkon të ekuivalentojë në UET;
- Vërtetimin e çregjistrimit nga institucioni nga transferohet, ku paraqitet dhe numri i matrikullës së studentit.
Programet e studimit dhe kohëzgjatja normale e tyre
- Programet me karakter profesional – 2 vite akademike (120 kredite)
- Programet Bachelor – 3 vite akademike (180 kredite)
- Programet e integruara të ciklit të dytë – 5 vite akademike (300 kredite)
- Master i Shkencave – 2 vite akademike (120 kredite)
- Master Profesional – 1 vit akademik (60 kredite)
- Programet e Doktoratës – 3 vite akademike.
Reduktime mbi tarifat
Edhe pse UET ofron bursa të shumta studimi, UET aplikon gjithashtu zbritje deri në 25% të tarifës referencë, në varësi të notës mesatare të maturës dhe të pagesave të menjëhershme për të gjithë ciklin e studimit, gjithashtu ofron edhe mundësinë e pagesës me këste.