Biblioteka e Universitetit Europian të Tiranës u krijua në të njëtën kohë me universitetin. Synimi i Universitetit Europian të Tiranës përmes kësaj biblioteke, është krijimi i një qendre bazë për ofrimin e informacinit shkencor dhe jo vetëm, për t’i ardhur në ndihmë stafit akademik dhe studentëve të tij. Biblioteka ndodhet në ambientet e kampusit të UET, me një sipërfaqe 300 m2 dhe kapacitet 170 vende studimi. Ajo ofron kushte optimale për lexuesit e saj në të gjitha fushat e studimit që ofrojnë programet akademike në fakultetet e UET.

Biblioteka është rritur vit pas viti dhe vazhdimisht pasurohet me literaturë bashkëkohore në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj, kryesisht  përmes blerjeve dhe abonimeve. Gjitheshtu ajo pasurohet  edhe me donacione nga individë, organizata të ndryshme, fondacione e projekte si: Fondacioni “Dr. Heinz und Anita Lütke”, botimet e Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore, Kuvendi i RSH, Ministria e Drejtesise, UNDP, UNICEF dhe prej bashkëpunimit me Shanghai Library, nëpërmjet projektit  “Window of Shanghai”

Biblioteka e UET është pjesë e sistemit COBISS.net (Sistemi dhe shërbimet e përbashkëta bibliografike online) i cili ofron akses për një numër të madh tituj librash dhe revistash të fushave të ndryshme si: ekonomia, jurisprudenca, marrëdhënie publike, shkenca politike, filozofia, shkencat e edukimit dhe ato të aplikuara, mjeksia, kolana me autorë të ndryshëm etj.

Një element i rëndësishëm në funksionin e bibliotekës është edhe përdorimi i literaturës online. Kjo është bërë e mundur përmes abonimeve ose nga projekte të ndryshme qe Biblioteka e UET ka siguruar në bibliotekat dixhitale, si: Sage & Ebsco, Scial Science Library,  nëpërmjet  Akademisë së Shkencave të Shqipërise, kemi mundësuar aksesimin në Konsorciumin Ndërkombëtar, EIFL (Electronic Information for Libraries) në platformat ASTM Compas & Elgar online

Librat janë të sistemuara sipas disiplinave ku ato bëjnë pjesë. Biblioteka bashkëpunon në mënyrë të përhershme me shtëpinë botuese “UET Press” dhe ka në fondin e saj të gjitha botimet e UET Press. Biblioteka ofron shërbim profesional dhe ndihmon me orientime dhe sugjerime lexuesit e saj për zgjedhjen e literaturës që ju duhet përgjatë studimeve e punës së tyre kërkimore.

Katalogu online i Universitetit Europian i Tiranës

Katalogu online – OPAC  (“Kliko Ketu”)

Lidhje te dobishme me biblioteka te tjera:

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë 
COD – Biblioteka e Kryeministrisë
Biblioteka e Kongresit – Amerikan
Biblioteka Kombëtare Gjermane
Biblioteka e Shangait
Biblioteka Shkencore e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Orari i shërbimit:

E hënë – E premte 09:00 – 20:00 dhe E shtunë 09:00 – 17:00.
(Gjatë sezonit të provimeve Biblioteka punon me orar të zgjatur)

Mos hezitoni të na kontaktoni

Për kredencialet e aksesimit të portaleve mund të na kontaktoni:
[email protected]