Programet e studimit “Master i arteve” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, në fushën e arteve. Këto programe realizohen me jo më pak se 120 kredite formim, me kohëzgjatje normale dy vite akademike. Këto janë programe të ciklit të dytë të studimeve, referuar nivelit 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.
UET ofron dy programe studimi “Master i Arteve” në fushën e arteve pamore dhe arteve muzikore.
Frekuentimi
Për programet Master i Arteve frekuentimi është i detyrueshëm në masën 80% (tetëdhjetë) të leksioneve dhe seminareve.
Diplomimi
Detyrimi final për diplomim është përgatitja e tezës së diplomës e cila është një punim shkencor ose kompozim, i shoqëruar edhe me një performancë publike. Mbrojtja e diplomës është e hapur.
Arte Pamore me profil:
‘TV – Multimedia’
(kliko këtu për të parë programin)
Arte Muzikore me profil:
‘Mjeshtri Piano’
‘Mjeshtri Instrumentash me Harqe’
‘Kompozicion’
(kliko këtu për të parë programin)
Arte të Aplikuara me profil:
‘Kanto’
‘Instrument’ (Piano, Harqe, Kitare)
‘Koreografi’
‘Regji’
‘Grafikë – Dizajn’
(kliko këtu për të parë programin)