Universiteti Europian i Tiranës vendos çdo vit një numër të caktuar bursash në dispozicion për studentët. Aktualisht në UET mbi 500 studentë janë përfitues të bursave të plota ose të pjesshme.

Bursat e Ekselencës
Ne nxisim dhe ndihmojmë me bursa studentët e shkëlqyer. Në përputhje me rezultatet e vitit paraardhës, çdo vit jepen bursa për studentët e shkëlqyer. Bursat e Ekselencës përveçse vlerësojnë arritjet e studentëve, nxisin edhe konkurrencën në dobi të rritjes së nivelit të përgatitjes së studentëve.

Bursa Talenti
Jemi në krah të studentëve që tregojnë se kanë prirje dhe arrijnë të spikatin në fusha të ndryshme si: arti, politika, sporti dhe shkenca. Për të stimuluar punën dhe përkushtimin e tyre, UET akordon Bursat e Talentit që u vijnë në ndihmë të rinjve të talentuar.

Kriteret e Aplikimit

  • Për Bursë Ekselence – Lista e notave
  • Për Bursë Talenti & Lidershipi – CV artististike, dëshmi angazhimi shoqërore dhe politik, bashkëngjitur certifikatat apo dokumentacione të tjera përkatëse
  • Për Bursë Promovimi Social – Çertifikatë familjare, dokumentin që vërteton statusin e vecantë social (pension, papunësi, invaliditet, të ardhura të pamjaftueshme, etj.)
  • Për Bursë “Pashko” – Lista e notave, dokumente të cilat vërtetojnë pamundësinë ekonomike për të ndjekur studimet e larta

Kriteret e ri-aplikimit

  • Plotësimi i detyrimeve të orëve të punës të studentit bursistë (bursë e plotë – 150 orë; gjysëm burse – 75 orë shërbimi; ¾ e bursës – 100 orë shërbimi). Kjo provuar nga process verbali i mbajtur për çdo student bursistë gjatë vitit akademik.
  • Ruajtja e mesatares (bursa sociale & talenti – mesatarja mbi 7; bursa e ekselencës – ruajtja e mesatares më të cilën aprovohet bursa; bursa lidership-i – mesatarja mbi 8). Kjo provuar nga fisha e notave që studentët do të marrin në përfundim të vitit akademik

Apliko për bursë

    Tiranë, më

    FORMULAR APLIKIMI PËR BURSË

    KATEGORIA E APLIKUESIT:

    Aplikues i riAplikues në sistem me bursëAplikues UET i ri në sistemin e bursave

    I. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME TË APLIKUESIT

    Emër, Mbiemër:

    Shkolla e përfunduar (Emri):/Viti i përfundimit:

    Nota mesatare (e thjeshtë dhe ponderuar):

    E-mail:

    Celular:

    II. TË DHËNAT E KËRKESËS PËR BURSË

    Aplikuesi kërkon:

    Bursë EkselenceBursë Talenti

    në vitin akademik 2020 – 2021, për ndjekjen e studimeve në Fakultetin në ciklin :

    BaMShMP

    Profili:

    a) Arsyet pse kërkon bursë:

    b) Aktivitetet dhe proceset ku dëshiron të përfshihet që të plotësojë orët e punës :

    Aktivitete UET:

    Klube studentoreQeveri StudentorePromocione

    Të tjera

    Shërbime administrative:

    SekretariSalla e internetitZyra e kujdesit ndaj klientitRecepsion

    Të tjera

    Përkthime:

    AnglishtItalishtFrengjishtGjermanisht

    Të tjera

    Aktivizim në rekrutime:

    Gjimnaz tourShkollë veroreUET tour

    Të tjera

    III. DOKUMENTACIONI QË SHOQËRON KËRKESËN:

    Dokumentat për bursë:

    1. CV-ja

    2. Çertifikime dhe dokumenta mbështetës sipas llojit të bursës: nota, arritje në konkurse, artikuj, produkte mediatike të publikuara, çertifikime të statusit social
    nga gjendja civile apo nga shoqata/grupe përkatësie.

    Ky aplikim vlerësohet nga Komisioni i Bursave i Universitetit Europian të Tiranës.
    ** Tarifa referencë për bursat është 2,500 Euro/vit.