Administratori i UET

TILDI ÇADRI – ADMINISTRATORI I UET

Tildi Çadri ka përfunduar studimet për Drejtësi në Universitetin e Rousse “Angel Kanchev” Bullgari, dhe është PhD(c) për “Kërkim shkencor individual në fushën e menaxhimit të kontratave dhe detyrimeve”.
Ka një eksperiencë pune prej më shumë se 10 vitesh në fushën e jurisprudencës dhe administrimit të institucioneve publike dhe private.
Gjatë viteve 2010-2017 ka mbuluar pozicionin e Juristit dhe Përgjegjësit të Sektorit të Promovimit dhe Vlerësimit të Cilësisë në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL).
Gjatë viteve 2016-2017, ka qenë Koordinator qëndror i vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, me Agjencinë Britanike të Vlerësimit të Jashtëm ( QAA-UK). Gjithashtu, për periudhën dy vjeçare 2015-2017, ka ushtruar dhe rolin e koordinatorit të projekteve të ndryshme, të financuara nga Komisioni Europian dhe Banka Botërore, si “Tempus”, “Erasmus +”, etj.
Në vitet 2017-2020 ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Kabinetit të Administratorit pranë Postës Shqiptare Sh.A..
Prej vitit 2014 ka qenë lektor i jashtëm në universitete brenda dhe jashtë vendit për lëndët “E drejta Romake”, “E drejta Ndërkombëtare Private”; “E Drejta Bankare dhe Financiare”; “Legjislacioni në Arsim” në disa Institucione të Arsimit të Lartë në vend si dhe në universitetin e  Koblenz – Landau, Gjermani për “Sigurimin e cilësisë dhe Vlerësimit të jashtëm në arsimin e lartë”.