Universiteti Europian i Tiranës (UET) ju ofron mundësinë të studioni me personel akademik shqiptar të përzgjedhur me kujdes, si dhe me profesorë të ftuar nga universitetet më të njohura të Evropës dhe më gjerë, me të cilët UET ka marrëveshje bashkëpunimi.
Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një jete akademike aktive, me eksperienca ndërkombëtare përmes mundësive të shumta të shkëmbimeve në kuadër të programit Erasmus +, mundësi zhvillimi profesional dhe lidhje të drejtpërdrejta me tregun e punës që gjatë studimeve.
UET ofron një gamë të gjerë programesh Bachelor në fusha të ndryshme, duke përfshirë:
Financë, Menaxhim Biznesi, Informatikë Ekonomike, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Komunikim, Psikologji, Edukim Fizik dhe Sporte, Arte Pamore, Arte Muzikore, Arte Skenike, Inxhinieri Informatike, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Ndërtimi, Infermieri, Fizioterapi dhe Imazheri.
Kjo shumëllojshmëri programesh studimi u jep studentëve mundësinë të ndjekin pasionin e tyre dhe të ndërtojnë një të ardhme profesionale të sigurt, të mbështetur nga një sistem arsimor modern dhe bashkëkohor.
Programet Bachelor i përkasin Nivelit 6 të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve (EQF), duke siguruar që studentët e diplomuar të përfitojnë kompetenca dhe rezultate të të nxënit që njihen në të gjithë Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.
Zgjidhni programin që ju përshtatet dhe përfitoni nga të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që UET ofron gjatë rrugëtimit tuaj akademik.
Detyrimet Akademike
Programet kanë një kohëzgjatje standarde prej 3 vitesh akademike, duke përfshirë gjithsej 180 kredite ECTS, ose 60 kredite për çdo vit akademik, plotësisht të harmonizuara me Sistemin Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS).
Kjo strukturë mbështet lëvizshmërinë akademike, transparencën dhe krahasueshmërinë e kualifikimeve në të gjithë Evropën.
Frekuentimi i detyrueshëm i procesit mësimor sipas veprimtarive mësimore, është në masën:
- 50% për leksionet
- 75% për veprimtaritë mësimore si: seminare/ushtrime, laboratorë, praktika profesionale/klinike.
Diplomimi
Diplomimi në programet Bachelor përmbyllet me mbrojtjen e diplomës, e cila mund të realizohet përmes një punimi diplome ose një Provimi të Përgjithshëm Përfundimtar.
Punimi i diplomës përmban 9,000–10,000 fjalë dhe synon të tregojë aftësinë e studentit për të analizuar dhe përpunuar informacion në mënyrë kritike, për të aplikuar një model apo teori në një rast të veçantë dhe për të paraqitur përfundimet në një format akademik. Procesi realizohet me mbështetjen e një profesori udhëheqës, i cili e orienton studentin deri në finalizimin e temës së diplomës. Mbrojtja e temës bëhet përpara një Komisioni Vlerësimi të ngritur nga Departamenti.
Provimi i përgjithshëm përfundimtar zhvillohet bazuar në një program prej 100 pyetjesh, të hartuara bazuar në programin e lëndëve të formimit karakterizues (Kategoria B) dhe lëndëve ndërdisiplinore/integruese (Kategoria C). Programi i pyetjeve i njoftohet studentëve brenda muajit mars të vitit të fundit të studimeve, duke u dhënë kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë detyrim përmbyllës të rëndësishëm.
FAKULTETI I EKONOMISË BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
Programet e studimit
“Financë” me profil:
“Bankë”; “Kontabilitet”;
(kliko këtu për të parë programin)
“Menaxhim Biznesi” me profil:
“Menaxhim i Organizatave” ; “Marketing” ;
(kliko këtu për të parë programin)
“Informatikë Ekonomike” (Shqip dhe Anglisht)
(kliko këtu për të parë programin)
FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
Programet e studimit
“Siguri” ; “Studime Europiane”
(kliko këtu për të parë programin)
“Shkenca Politike” me profil:
“Administratë publike”; “Studime Europiane”
(kliko këtu për të parë programin)
FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMIT DHE ARTEVE LIBERALE
Programet e studimit
(kliko këtu për të parë programin)
“Arte Pamore” me profil: “Grafikë – Dizajn” ; “Multimedia”
(kliko këtu për të parë programin)
“Psikologji” me profil: "Shëndet Mendor"
(kliko këtu për të parë programin)
“Arte Muzikore” me profil: “Piano” ; “Kanto” ; “Violine dhe Harqe”
(kliko këtu për të parë programin)
“Arte Skenike” me profil: “Regji” ; “Aktrim” ; “Balet”
(kliko këtu për të parë programin)
“Edukim Fizik dhe Sporte” me profil: “Atletikë” ; “Gjimnastikë” ; “Futboll” ; “Lojëra me Dorë”
(kliko këtu për të parë programin)
FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS DHE ARKITEKTURËS
Programet e studimit
(kliko këtu për të parë programin)
“Inxhinieri Informatike” me profil: “Inxhinieri Telekomunikacioni” ; “Hartim Software-sh” në gjuhën shqipe ; “Hartim Software-sh” në gjuhën angleze
(kliko këtu për të parë programin)
“Inxhinieri Ndërtimi”
(kliko këtu për të parë programin)
“Inxhinieri Mekanike”
(kliko këtu për të parë programin)
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
Programet e studimit
(kliko këtu për të parë programin)
“Fizioterapi”
(kliko këtu për të parë programin)
“Imazheri”
(kliko këtu për të parë programin)