Presidenti i UET Alumni
Dr. Sokol Ndoka
Ndihem i privilegjuar si Zv. Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, të jem gjithashtu në krye të këtij misioni në institucionin që shënoi një kthesë të rëndësishme në jetën time. UET ka luajtur një rol thelbësor në rritjen time profesionale dhe njerëzore. Ka qenë pikërisht eksperienca në UET, e cila ushqeu dhe formësoi ambicien time për t’u përfshirë më tej në fushën akademike. Ndaj, sot dhe në vitet në vazhdim më përket mua të jap kontributin maksimal në këtë institucion.