Programet e studimit dhe kohëzgjatja normale e tyre
- Programet me karakter profesional – 2 vite akademike (120 kredite)
- Programet Bachelor – 3 vite akademike (180 kredite)
- Programet e integruara të ciklit të dytë – 5 vite akademike (300 kredite)
- Master i Shkencave – 2 vite akademike (120 kredite)
- Master Profesional – 1 vit akademik (60 kredite)
- Programet e Doktoratës – 3 vite akademike.
Universiteti Europian i Tiranës, në përputhje me ligjin 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Senatit nr. 01, datë 06.02.2019, ka miratuar kriteret e pranimit për programet e studimit me karakter profesional si dhe programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë, si më poshtë:
- Për programet e studimit me karakter profesional për vitin akademik 2019-2020, nuk do të aplikohen kritere shtesë përtej kritereve ligjore;
- Për programet e studimit me të ciklit të parë, nuk do të aplikohen kritere shtesë përtej kritereve ligjore, me përjashtim të:
- programit të ciklit të parë të Arteve Muzikore, për të cilin do të aplikohet testim hyrës nëpërmjet të cilit do të vlerësohen aftësitë dhe kompetencat e kandidatit për të ndjekur programin përkatës.
- programit të ciklit të parë të Edukimit Fizik dhe Sporteve, për të cilin kërkohet paraqitja e raportit/kartelës mjekësore të gjendjes fizike dhe shëndetësore të studentit
- Për programet e Integruara të ciklit të dytë, nuk do të aplikohen kritere shtesë përveç kritereve ligjore;
- Për programet e ciklit të dytë Master Profesional, nuk do të aplikohen kritere shtesë përtej kritereve ligjore.
- Për programet e studimit me të ciklit të dytë Master i Shkencave për vitin akademik 2019-2020, në përputhje me udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, çdo student duhet paraqesë dokumentin që vërteton njohjen e një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian për programet e studimit të ciklit të dytë.
- Për programet Master i Arteve, nuk ka kritere shtesë, përtej kritereve ligjore.
Reduktime mbi tarifat
Edhe pse UET ofron bursa të shumta studimi, UET aplikon gjithashtu zbritje deri në 25% të tarifës referencë, në varësi të notës mesatare të maturës dhe të pagesave të menjëhershme për të gjithë ciklin e studimit, gjithashtu ofron edhe mundësinë e pagesës me këste.
Dokumentacioni i nevojshëm për pranimin në programet e ciklit të parë të studimeve, Bachelor, programet e integruara të ciklit të dytë dhe programet me karakter profesional per vitin 2021-2022
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaporta)
- Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose e dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave. Nëse diploma e kandidatit është lëshuar nga një institucion i huaj, duhet të shoqërohet me vërtetimin e njohjes dhe njësimit nga QSHA-ja.
- Çertifikatë personale (jo familjare).
- Dy fotografi personale.
- Mandat pagese.
- Studentet qe regjistrohen ne program te dyte studimi duhet te dorëzojnë edhe fotokopjen e noterizuar te diplomes se pare bashkë me listen e notave.
- Studentët me shtetesi te huaj duhet te dorezojnë gjuhen shqipe te mbrojtur ne Universitetin e Tiranës.
Dokumentacioni i kërkuara për pranimin në programet e ciklit të dytë Master
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaporta)
- Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave. Nëse diploma e kandidatit është lëshuar nga një institucion i huaj, duhet të shoqërohet me vërtetimin e njohjes dhe njësimit nga QSHA-ja.
- Fotokopje e noterizuar e diplomës së ciklit të parë së bashku me listen e notave Nëse diploma e kandidatit është lëshuar nga një institucion i huaj, duhet të shoqërohet me vërtetimin e njohjes dhe njësimit nga QSHA-ja.
- Studentet qe regjistrohen ne program te dyte studimi duhet te dorëzojnë edhe fotokopjen e noterizuar te diplomes se pare bashkë me listen e notave.
- Vërtetim i Gjuhës së Huaj të mbrojtur (vetëm në Master Shkencor)
- Çertifikatë personale (jo familjare)
- Dy fotografi personale
- Mandat pagese