dorjan-sufaj

MSc. Dorjan Isufaj

Pedagog në Uneversitetin Europian të Tiranës – Msc. Dorjan Isufaj
Master Shkencor në Aktivitet Fizik dhe Shëndet në Universitetin e Sporteve të Tiranës. Trajnim në “Rehabilitimin e Fëmijëve me Autizëm”; Kërkim shkencor në konferencën “International Conference on Exercise, Sport & Health”; Çertifikim “Në Kongresin Mjekësor të Fitnessit dhe Nutricionit”; Specializim “Si të publikosh një artikull shkencor”; Specializim dhe çertifikim për “Administrator Sportiv nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar”; Çertifikim “Te Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore”. Nga Nëntor 2015 deri në Nëntor 2017 pedagog i jashtëm në Universitetin e Sporteve të Tiranës; Nëntor 2011 deri në Korrik 2013 Udhëheqës i instruktorëve dhe menaxher në palestrën e Universitetit të Sportit të Tiranës; Tetor 2014 deri në Gusht 2016 instruktor dhe personal trainer në “Elite Sport Academy”; Janar 2017 deri në Tetor 2020 menaxher marketingu, instruktor dhe personal trainer në “Your Gym Tirana”; Dhjetor 2021 Botim në Revistën POLIS me temë: Cilësitë fizike dhe indeksi i masës trupore tek fëmijët; Maj 2023 Publikim në Revistën POLIS me temën : Menaxhimi efikas i qendrave të fitnesit, një hallkë e rëndësishme e sportit për të gjithë; Aktualisht pedagog me kohë të plotë në UET, pranë Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve.