MSc. Dorjan Isufaj
Dorjan Isufaj është Asistent Lektor me kohë të plotë pranë Universitetit Europian të Tiranës (UET), në Departamentin e Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve. Ai është diplomuar në Master Shkencor në Aktivitet Fizik dhe Shëndet pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës.
Eksperienca e tij profesionale përfshin fusha të ndryshme të edukimit fizik, trajnimit sportiv dhe menaxhimit të qendrave sportive. Ka përfunduar disa trajnime dhe specializime të rëndësishme, ndër të cilat përmenden:
Rehabilitimi i fëmijëve me autizëm
Administrator Sportiv – çertifikim nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
Si të publikosh një artikull shkencor
Kongresi Mjekësor i Fitnessit dhe Nutricionit
Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore
Pjesëmarrje dhe kërkim shkencor në International Conference on Exercise, Sport & Health
Dorjan Isufaj ka kontribuar edhe në fushën e kërkimit shkencor me publikime në revista akademike:
Revista POLIS (Dhjetor 2021) – “Cilësitë fizike dhe indeksi i masës trupore tek fëmijët”
Revista POLIS (Maj 2023) – “Menaxhimi efikas i qendrave të fitnesit, një hallkë e rëndësishme e sportit për të gjithë”
Isufaj, D., Metani, G., & Cuka, A. (2025). Përmirësimi i zhvillimit të nxënësve përmes edukimit fizik: Roli, sfidat dhe mundësitë në sistemin 9-vjeçar arsimor.
Metani, G., Isufaj, D., & Jubica, D. (2025). Vlerësimi i klimës motivuese tek futbollistët meshkuj shqiptarë: Një pasqyrë mbi nivelet e kënaqësisë me trajnerët në ligat për të rritur.
Metani, G., & Isufaj, D. (2024). Efektet e aktivitetit fizik në performancën akademike të studentëve shqiptarë.
ORCID: 0000-0002-0898-3465
Scientific Publications: (click here)

