Prof. Dr. Bujar Kapexhiu
Visual communication in Arts, Culture and Politics.
Bujar Kapexhiu është regjisor, skenarist, karikaturist dhe aktor i mirënjohur shqiptar.
Filmi “Zhgarravinat” (1977) Kapexhiu krijoi vizatimet, skenarin dhe regjinë u vlerësua me çmimin e Parë të Festivalit të III-të të filmit Ballkanik të organizuar në Stamboll, Turqi, 1979 ; me Kupën e Festivalit të III të Filmit Shqiptar, 21-28 prill 1979 si dhe me çmim në Napoli të Italisë në 1984.
Deri në vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimorë në shumicën e të cilëve është skenarist ose bashkëskenarist, regjisor dhe piktor ; mes tyre spikat edhe Pipiruku, personazhi i dashur për fëmijët i ndërtuar prej tij.
“Pipiruku pret 2 miq” u vlerësua me çmim të dytë në Festivalin e VI të filmit dokumentar e vizatimor.
Në një kohë mjaft të shkurtër xhiroi katër filma artistikë :
“Dy herë mat”, 1986,
“Tela për violinë”, 1987,
“Stolat në park”, 1988,
“Edhe ashtu, edhe kështu”, 1989.
Botim “Ditari i zgjedhjeve 2011- Autorët Teksti Henri Çili, karikaturat Bujar Kapexhiu, Botim UET PRESS 2011
Botim “Pesë skenarë”, – Autor Bujar Kapexhiu, Copy House 2020.
Aktualisht është pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës.