sabina-bollano

Dokt. Sabina Bollano

Pedagoge në departamentin e Arkitekturës dhe  Inxhinierisë, fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës.

Ka mbaruar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakuleteti Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Arkitekturë në vitin 2001.

Doktorante në vitin e fundit të doktoraturës në Universitetin Europian të Tiranës.

Lektore në lëndët – Studio Arkitekture 3-projektim ndërtesa polifunksionale,  Studio arkitekture 4-projektim objekte kulturore, Adaptim Arkitektonik 1 dhe 2, Dizajn i qëndrueshëm dhe arkitekturë pejsazhi.

Me një përvojë 10 vjeçare në fushën e mësimdhënies në Arsimin e lartë, si dhe një eksperiencë mbi 20 vjeçare  në fushën e projektimit. Ka marrë pjesë në shumë projekte kërkimore dhe konkurse arkitekture,  në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ka botuar si autore e vetme dhe bashkë-autore shumë artikuj shkencorë dhe artikuj në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fusha e ekspertizës kërkimore: në fushën e Projektimit – Arkitekturë, Ubanistikë dhe Auditim Energjitik në ndërtesa.

Autore e shumë projekteve arkitekturore dhe urbane, ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit.

Mban dhe liçensën si Arkitekte/Urbaniste që prej vitit 2017 dhe licensën si Audituese Energjitike që prej vitit 2020.