klajdi-logu

Dokt. Klajdi Logu

Klajdi Logu është pedagog dhe studiues në fushën e Shkencave Sociale me përvojë të pasur akademike dhe kërkimore. Aktualisht, jep mësim në lëndët e formimit sociologjik dhe politik duke theksuar aplikimin praktik të teorive klasike dhe bashkëkohore në jetën sociale.

Klajdi Logu ka përfunduar studimet universitare në Sociologji pranë Universitetit të Tiranës dhe studimet pasuniversitare në Eötvös Loránd University. . Si studiues, ka kontribuar në një sërë artikujsh shkencorë që përqendrohen në çështje sociale dhe gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Një ndër temat kryesore të kërkimit të tij përfshin mënyrën se si liderët populistë shfrytëzojnë tensionet gjeopolitike për të konsoliduar pushtetin e tyre dhe sfidat që kjo sjell në integrimin rajonal dhe ndërkombëtar.

Përveç karrierës akademike dhe eksperiencë në mësimdhënie si lektor i ftuar pranë universiteteve si Uppsala University; UNINT Rome; UMinho në Braga, etj, ka bashkëpunuar në projekte ndërdisiplinore në fushën e sigurisë kibernetike, integrimit euroatlantik, llogaridhënies dhe përfshirjes qytetare në proceset politike.