• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET

Të ndryshme

UET nderon Prof. Dr. Isuf Kalon: Kontribut të vyer për universitetin dhe shëndetin publik

  • Date October 1, 2021

[:sq]

UET nderon Prof. Dr. Isuf Kalon: Kontribut të vyer për universitetin dhe shëndetin publik

Në diplomimin e brezit të parë të studentëve, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në UET i akordoi “Titullin e Mirënjohjes” Prof. Dr. Isuf Kalos, dekanit themelues të këtij fakulteti

“Unë kam një ëndërr”. Me këto fjalë të Martin Luther King, profesor Isuf Kalo do ta nsite fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në shtator të 2018-ës. Tre vjet më pas, ai pranon se ajo ëndërr nuk ka mbaruar dhe se ngritja e fakultetit vazhdon ende.

Në ceremoninë e organizuar në UET për t’i dorëzuar “Titullin e Mirënjohjes”, me motivin: “Për kontributin e vyer si dekan i parë në themelimin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në UET dhe debatin publik me libra, shkrime, emisione, për avancimin e çështjes së shëndetit publik në Shqipëri”, Kalo e quajti të tepërt dhënien e certifikatës, pasi siç shprehet ai, mirënjohjen e parë e mori nga Henri Çili, kur ndau me të ëndrrën për një fakultet të ri mjekësie.

“Donte një fakultet ku ne të prodhonim mjekë, farmacistë, stomatologë, fizioterapistë, etj. Henri është nga ata persona si Aleksandër Bllok, që nuk beson në të pamundurën e të mundurës dhe kujtonte se nuk do të kishte ndonjë pengesë që të realizohej”, rrëfen ish-dekani para drejtuesve të UET-së, kolegëve dhe miqve të tij.

Mirënjohës shprehet edhe ndaj bashkëpunëtorëve të hershëm, ekipit të parë që punoi me imtësi në çështjet teknike. Me emocion ai kujton disa nga pionerët, duke filluar nga Flamur Tartari, Robert Andoni, të cilët fatkeqësisht nuk gjenden më mes nesh, për të vazhduar më tej me profesorët Bajram Hysa apo Eduard Hashorva, që ndihmuan në dizenjimin e programeve të studimit. Mirënjohjen e ndan më tej edhe me profesorët senjorë, por edhe ekipin aktual të fakultetit, pasi sipas tij “gurin modest e çuan më tej, e konkretizuan”. Profesor Kalo e quajti UET-në markë, të cilën e bëjnë të tillë stafet akademike, por njëkohësisht të qenit në këtë universitet është në vetvete një certifikatë për gjithësecilin.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Voltisa Lama u zotua se do të vazhdohet të punohet më tej në çuarjen para të kësaj ëndrre, të nisur 3 vjet më parë, ndërsa ish-dekani Pirro Prifi ndau me të pranishmit kontributin e profesorit në botimin e revistës mjekësore “Medicus”.

Presidenti i UET, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa e cilësoi profesor Kalon ndër të rrallat personalitete në botën shqiptare që shihet me respekt të ndjerë. “Jeni brezi i fundit i fisnikëve të shkencës shqiptare, jeni themeluesit jo thjesht të shkencave mjekësore teknike të UET-së, por të mjekësisë shqiptare dhe në fakt keni hedhur bazat e gjithë mjekësisë dhe krijimit të shëndetit publik”, u shpreh Xhepa, teksa kujtoi kohën kur ishte në shkollë të mesme dhe admirimin që i ngjallte mjeku i njohur.

“Për UET-në mendoj që ka qenë një fat shumë i madh që diti t’ju afronte për të hedhur edhe themelet e kësaj shkence pranë universitetit tonë dhe pa asnjë dyshim që kontributi juaj dhe i gjithë bashkëpunëtorëve tuaj mbetet thelbësor”, tha Xhepa, i cili i dorëzoi certifikatën e mirënjohjes, një institucion i ri që UET e ka vënë në zbatim prejt vitit të kalaur, në nderim të figurave apo personaliteteve që kontribuojnë për shoqërinë shqiptare.

Për rektorin e UET-së, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, prania e Isuf Kalon në UET i ka sjellë kënaqësi intelektuale dhe akademike. “Kam mësuar shumë nga qetësia dhe racionaliteti i profesorit. E shihja si një model që duhet ndjekur”, u shpreh Gjuraj, teksa nënvizoi me merak, se kjo certifikatë nuk është një shkëputje me UET-në.

Prof. Dr. Nestor Thereska rrëfeu se porofesor Kalo ka qenë një engjëll në jetën e tij, me të cilin ka punuar për gati 50 vjet. Ai e cilësoi një burrë të rrallë, që me elokuencën dhe humorin e tij, kudo që shkonte sillte diçka të re për Shqipërinë.

“E kam thënë edhe në një emsion në Paris. Engjëjt që më kanë ndihmar në jetën time janë Ylli Popa dhe Isuf Kalo. Kalova 20 vjet me Ylli Popën, isha djali, vëllai, miku i tij, por nuk na shkonte biseda në shtëpinë e tij pa ardhur Isufi. Kur më pengonin ndonjëherë të shkoja në Evropë, prisja Isufin. Ishte ai që interesohej dhe e çonte rastin deri në skajet më të larta”, tha Thereska, duke shtuar dhënia e këtij titulli e nderon UET-në.

Në mbyllje, profesor Kalo solli botimin më të fundit në fushën e Enkrologjisë, punuar nga disa mjekë në Gjirokastër, mbikëqyrur prej tij, duke u shprehur, se “ai që ka dëshirë, energji dhe pasion, nuk e ndal asgjë”.

“Besoni në të pamundurën dhe punoni që ta realizoni Fakultetin e Mjekësisë, sepse jeta është e shkurtër dhe pasiviteti e bën më të shkurtër”, këshilloi ai.

 [:en]

“Besoni në të pamundurën dhe punoni që ta realizoni Fakultetin e Mjekësisë, sepse jeta është e shkurtër dhe pasiviteti e bën më të shkurtër”, këshilloi ai.[:]

  • Share:
admin

Previous post

***Thirrje për aplikime për shkëmbim studentor 5 mujor në Universitetin e Bologna, Itali
October 1, 2021

Next post

***Thirrje për aplikime për shkëmbim studentor 4 mujor në Universitetin Mendel, Republika Ceke  
October 1, 2021

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts

Cellular

+355682016616

+355689037765

Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

Cellular

+355682016616

+355689037765

Email

[email protected]

Reserve your activity

Facebook-f

Instagram

Linkedin

Email

[email protected]

Reserve your activity

Facebook-f

Instagram

Youtube

Twitter

© Copyright 2023 UET